Deputete e PD-së në Tropojë? Si përgjigjet vajza e Azem Hajdarit

17 Shkurt 2017, 08:03Politika TEMA

Vajza e Azem Hajdarit deklaron se nuk do t’i thoshte jo një propozimi për të qenë deputete e PD në Tropojë.

Në daljen e parë televizive e ftuar ekskluzive në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Rudina Hajdari tha: Tropoja është vendlidnja ime dhe nëse më propozohet për të qenë deputete atje do ishte nder për mua”.

Pas 19 vjetësh Rudina Hajdari ka lënë SHBA ditëte fundit për të jetuar në Shqipëri dhe për të nisur një karrierë në politikë.

Kryetari i PD Lulzim Basha e prezantoi pak ditë më parë atë si kordinatore për Marrëdhëniet me Jashtë në PD.

Ajo është vajza e vetme e Azem Hajdarit, kryetarit të parë të PD që në themelim, i cili u vra më 12 shtator 1998 në Tiranë.

Rudina Hajdari ishte 11 vjeç kur i vranë të atin dhe 3 vite më pas ajo shkoi në SHBA për të vijuar shkollën e mesme dhe më pas universitetin.

Gjatë emisionit Rudina Hajdari tha se kërkon ta vazhdojë kauzën e të atit aty ku e la ai nëpërmjet angazhimit total në politikë.

“Natyrisht Shqipëria ka ndryshuar shumë këto vite dhe babai im bëri politikë në një kohë tjetër, por ideali i tim tim eti më bën mua të kem modelin për të bërë politikë për një Shqipëri më të mirë”, tha Rudina Hajdari.

3 komente në “Deputete e PD-së në Tropojë? Si përgjigjet vajza e Azem Hajdarit”

  1. donalli says:

    ne shyqyr qe na u hoqen qafe qelbesira te hekurta plot ndryshke shpellash si azem hajkari,kurse kjo po na I risjell perseri ata .
    mjer shqiptart nga hajkaret e demokracis !

    1. palla says:

      Kat cike duhet md e martue se boll e majre po duke per me ba qef.

  2. hysa says:

    nqs do e vazhdosh aty ku e la babai jot …”miqte” e tij do kujdesen per ty sic u kujdesen per babain tand.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje