Gjykata spanjolle dënon me 3.5 vite burg kunatin e Mbretit Filip

17 Shkurt 2017, 16:37Bota TEMA

Gjykata e Spanjës ka vendosur që të dënojë me burg Inaki Urdangarin-in, bashkëshortin e motrës së mbretit të vendit, Cristina e Borbone-s.

Të dy ishin të përfshirë në një nga skandalet më të mëdha në vend, për përvetësim të të ardhurave në mënyrë të paligjshme.

Kunati i mbretit spanjoll u dënua me tri vite e gjysmë heqje lirie, ndërkohë që ndaj Cristina-s, akuzat u rrëzuan. Megjithatë ajo duhet që të paguajë 265 mijë euro gjobë për përgjegjësi civile.

Të dy akuzoheshin se nëpërmjet një fondacioni për organizim eventesh kishin përfituar deri në 6 milionë euro.

1 komente në “Gjykata spanjolle dënon me 3.5 vite burg kunatin e Mbretit Filip”

  1. Milan says:

    Perpara ligjit te gjith njesoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje