Ilir Meta i pret shpresat Bashës e Berishës: Nuk ka qeveri teknike para zgjedhjeve

22 Shkurt 2017, 20:24Politika TEMA

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ka shuar shpresat e Bashës dhe Berishës.

Ai ka thënë se se qeveri teknike nuk ka para zgjedhjeve.

Meta u shpreh për gazetarët, se LSI do të vazhdojë në këtë koalicion që është, kur u pyet për ftesat nga eksponentë të PD, që gjatë ditëve që ka nisur protesta e opozitës, kanë ftuar LSI për daljen nga koalicioni.

“Ka qenë një përgjigje e qartë më parë.

Ne vazhdojmë me këtë koalicion, të përmbushim detyrimet dhe përgjegjësitë tona cdo ditë, cdo javë që vjen.

Të gjithë kemi përgjegjësi të mëdha për të përmbushur”, tha Meta.

Ne vazhdojmë në këtë koalicion të përmbushim detyrimet dhe përgjegjësitë tona.

Do të bëjmë gjithçka për një vijim sa më konstruktiv jo vetëm brenda koalicionit por edhe në jetën politike të vendit, në Parlament”, tha më tej Meta.

 Pyetje: A a qenë në mbledhjen e Kryesisë fokus ecuria e koalicionit?

Nuk ka qenë dhe shumë e gjatë mbledhja, një diskutim i tillë do kerkonte nje mbledhje me te gjate. Ne jemi fokusuar në përgatitjet e LSI për të tërhequr ekspertët më të mirë për të përmirësuar më tej programin e saj dhe për të përgatitur programin e ardhshëm elektoral në funksion të një punësimi dhe rritje ekonomike.

Pyetje: S’ka patur ndonjë diskutim të vecantë për këtë cështje? Gjatë kësaj periudhe të bojkotit dhe protestës së opozitës skanë munguar ftesat nga disa eksponente te PD…

Qëndrimi i LSI është mjaft i qartë, zgjedhjet e 18 qershorit janë vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, së bashku me zbatimin e reformës në drejtësi dhe fillimin e vetingut. Janë kyce dhe standarti i këtyre zgjedhjeve për celjen e negociatave për anëtarësim, por njëkohësisht për zbatimin me sukses dhe të besueshem të reformës në drejtësi në të ardhmen.

Pyetje: Ju keni thene se opozita ka parlamentin dhe mazhoranca ka qeverine, c’duhet të bëjë mazhoranca?

Dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur cështjet që ngrihen që kanë të bëjnë me standartet e zgjedhjeve dhe për të shtjelluar mundësitë praktike të realizimit të garanicve që kërkohen për zgjedhjet dhe për të përfunduar reformën zgjedhore. Asnjëherë s’do heqim dorë nga dialogu.

Pyetje: A keni vendosur se me cilin koalicion do shkojë LSI në zgjedhje?

Ka qenë një përgjigje mjaft e qartë më parë, ne vazhdojmë me këtë koalicion të përmbushim detyrimet dhe përgjegjësitë tona cdo ditë cdo javë që vjen. Të gjithë kemi përgjegjësi të mëdha për të përmbushur.

3 komente në “Ilir Meta i pret shpresat Bashës e Berishës: Nuk ka qeveri teknike para zgjedhjeve”

  1. kombi says:

    Bravo , jo ti shmangen parlamentit ,wetingut ,se gjoja mendon per qytetaret .

  2. koha jone says:

    Shkoni more ne parlament ,populli pret nga ju wetingun , ndersa ju me aheng dhe sufllaqe ,keni bojkotuar wetingun . Do te vije dita ,qe te ngrihet gjithe populli kunder ketij bojkoti .

  3. Sami says:

    Vetingu nuk po duket gjekundi dhe ka per tu tretuar si kripa dhe faji do ti hidhet nderkombetareve. Po populli sovran ska cfare te beje sepse ai zgjedh politikanet dhe pastaj ata bejne si u intereson atyre dhe jo popullit. Me e drejta do te ishte qe Kryeprokurori dhe kryegjyqtari te zgjidheshin me votim direkt nga populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje