Vëllai i Kim Jong-ut u vra me gaz nervor VX

24 Shkurt 2017, 14:07Bota TEMA

Kim Jong-nam u vra me gaz nervor VX, kimikat shumë toksik,

Ky është përfundimi pas autopsisë së bërë nga policia e Malajzisët.

Helmi është i klasifikuar si armë e shkatërrimit në masë nga Kombet e Bashkuara, dhe u gjet në kampionët e marrë nga sytë dhe fytyra e tij.

Kim, i cili është vëllai nga babai i liderit koreano-verior Kim Jong Un, u sulmua nga dy gra në një aeroport në Kuala Lumpur, më 13 shkurt.

Gratë u duk se i hodhën një substancë në fytyrë, ndërsa ai po bënte “chek-in” për një fluturim. Edhe pse Kim Jong-nam kërkoi menjëherë ndihmë nga stafi i aeroportit, ai humbi jetën gjatë rrugës për në spital.

Agjenti nervor VX nuk ka shije e as erë dhe është i paligjshëm sipas Konventës së Armëve Kimike, përjashtuar këtu rastet e qëllimeve kërkimore, mjekësore apo farmaceutike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje