FSHF përcakton kalendarin e javës së 24-të

27 Shkurt 2017, 16:14Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar oraret dhe ditët se kur do të luhet java e 24-të e Kategorisë Superiore.

Ndeshjet e para të javës së 24-të do të luhen të shtunën dhe do të jenë mes Luftëtarit dhe Vllaznisë që do të luhet në orën 14:00, dhe Korabi-Tirana që do të luhet në të njëtin orar.

Po në këtë ditë do të zhvillohet dhe sfida Skëndërbeu-Teuta, por që do të jetë në orën 17:00.

Java mbyllet të dielën me dy takimet e fundit Laci-Partizani në orën 14:00 dhe Flamurtari-Kukësi në 17:00

Ndeshjet e javës së 24-të

Të shtunën

Luftëtari-Vllaznia 14:00

Korabi-Tirana 14:00

Skënderbeu-Teuta 17:00

Të dielën

Laçi-Partizani 14:00

Flamurtari-Kukësi 17:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje