Protestën e PD-së e mbështet vetëm… Koço Kokëdhima

1 Mars 2017, 19:18Politika TEMA

Koço Kokëdhima thotë se është kundër shpërfilljes së opozitës, që sipas tij po i bëhet nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Ai ka qenë në Durrës, ku ka thënë se se e mbështet protestën e opozitës, ndërsa paralajmëroi se zgjedhjet mund të vidhen nga paratë e kanabisit.

Sipas Kokëdhimës, qeveria duhet të ulet në bidesime me opozitën dhe të garantojë standartet e Zgjedhjeve.

“Ideja se po bëjmë shtet shndërrohet në demagogji nëse përpjekjet për ngritjen e shtetit të së drejtës nuk bazohen mbi një sistem të sigurt të zgjedhjeve të lira.

Reforma zgjedhore që garanton zgjedhje të paqortueshme është mëma e reformave.

Zgjedhjet me standarte nuk janë përfitim për opozitën, por fitore e padiskutueshme për popullin dhe Shqipërinë.

Ne nuk paragjykojmë aksionin e opozitës për aq kohë sa protesta e saj mbetet paqësore.

Jam i bindur që në manifestimet e 18 shkurtit ishin shumë qytetarë që nuk kërkojnë thjesht që të ikë Rama dhe të vijë Basha.

As thjesht të ikë një palë dhe të vijë një palë tjetër.

Protesta e atyre mijëra e mijëra qytetarëve duhet të lexohet me shumë kujdes.

As një vend tjetër në rajon dhe botë nuk është në këtë situatë, nuk diskuton zgjedhjet.

Në Shqipëri për shkak se nuk ka zgjedhje të lira nuk ka shtet ligjor”, tha Kokëdhima.

Ndryshe nga Perëndimi, që ka kritikuar qendrimin e opozitës, e cila ka dalë nga parlamenti për të mos votuar reformën në drejtësi, Kokëdhima thotë se e mbështet atë edhe për qendrimin që po mban për reformën.

Dhe të mendosh që deri pak muaj më parë, Kokëdhima dhe PD, ishin armiq të betuar.

7 komente në “Protestën e PD-së e mbështet vetëm… Koço Kokëdhima”

  1. lavdosh says:

    Ky qe predikonte legalizimin e kanabisit, tani ka frike se parate e kanabisit do perdoren per zgjedhje. A nuk jane perdorur parate e krimit (kanabisit, korrupsionit, bisneseve) per zgjedhje dhe influence me pare? Ku ka qene ky birboshgjerme tani?

  2. Koqua pe verteti says:

    Une si Koqua i vertete mendojne se: ekuacioni: tropojan+myslymon+pabuks+sekretar partie = demokrat eshte i pamundur. Te ma vertetojne ndonje po desh

  3. koha jone says:

    Koco pelivanin tashme e njohin te gjithe ,qe hidhet dege me dege . Koha e Kocos mbaroi , si politikan nuk i solli gje Shqiperise , pervec se rregulloi bizneset e tij .

  4. Kanabisi says:

    Koco po ti pse i trmbesh vetingut.Mos i bjer anash po shko dhe ti te cadra

  5. zyko says:

    Sa hipokrit dhe i pershtire eshte ky njeri. Ne burg do perfundosh edhe ti.

  6. doktori says:

    Zgjedhje….Zgjedhje….Zgjedhje …E kujt i plas,Rendesi kan vetem per ju te karrikeve…Populii njelloj do te jete,kusshdo qe do zgjidhet,pamvarsisht premtimeve qe bejne kolltukofaget…Kot po flisni ne emer te popullit,per popullin,per te miren e popullit,Cna gajaset..!!!

  7. NAIMI says:

    Ky Koco Koqedhima eshte njeriu me i pafytyre. Deri dje ishte njeriu qe shkateroi njerzit duke i thirur dy here ne jave ne Vlore e u bente moral per te luftuar Pd e Sali Berishen, i thurte ditirambe Edi Rames dhe nxirte gjoksin perpara sikur kishte cliruar Shqiperinie, kurse sot na del me teorine mebeshtetjes te opozites per protesten e drejte te saj. Pika qe nuk i bie ! Njeri me hipokrit nuk mund te kete . E si mund te ndryshoje njeriu per pak muaj????!!!! Ky Koco e futi gjithe Jugun ne nje krize te papare duke shkateruar te gjitha strukturat e P Socialiste me qellimin e tij shtrig per te mbledhur rreth vetes njeres qe e mbeshtetin ate dhe per te krijuar mitin rreth vetes si nje njeri qe e do baza dhe tentonte majate piramides te partise ,pse jo dhe te edi Rames. Tani Ne qarkun e Vlores e te gjirokastres po hane kokat njerzit e Ps brenda tyre se ende mbeturinat e Koces kerkojne te ngrejne krye kunder njerezve me autoritet , pervoje e kontribute ne Ps. Mallkuar qofte ajo dite qe solli Koqedhimen ne Jug per te shkateruar forcen me solide e me te madhe politike ne Shqiperi. Une do te ndalem nje dite tkjeter per bemet e Koqe Kokedhimes ,por per sot po e le me kaq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje