Koco Kokëdhima: Me levizjen time, populli do jetojë më mirë, më pak gra do kërkojnë të ndahen nga burrat

5 Mars 2017, 09:36Politika TEMA

Edhe pse është larguar nga “Parlamenti, Koço Kokëdhima nuk është më në parlament, por mendjen e ka te politika.

Ai tregon se është nismëtar i një lëvizje brenda PS-së, të cilën e ka quajtur “Zgjidhja”.

Në emisionin “Xing me Ermalin”, ai ka treguar se çfarë do të thotë vërtetë kjo lëvizje dhe çfarë qëllimi ka.

“’Zgjidhja’ dëshiron që t’ia marrë pushtetin kryetarëve dhe t’ia japë popullit, i cili duhet të marrë vetë në dorë fatin e tij.

‘Zgjidhja’ synon që të demokratizojë qeverisjen dhe t’i ofrojë popullit një jetë më të mirë nga ajo që bën sot. Nëse këto çështje të mëdha që synon lëvizja jonë të përmbushen, atëherë do ketë më pak gra që kërkojnë të ndahen nga burrat e më pak burra që kërkojnë të ndahen nga gratë. Do ketë më pak mosmarrëveshje në familje, relaks dhe dashuri mes njerëzve”, ka thënë Kokëdhima.

1 komente në “Koco Kokëdhima: Me levizjen time, populli do jetojë më mirë, më pak gra do kërkojnë të ndahen nga burrat”

  1. Boris says:

    Po po pa tjeter qe populli do ta mare pushtetin po e more ti qeverine . Aq sa e kishte kur ti ishe deputet dhe drejtorat e tu nuk benin dot shuren pa te pyetur ty. Ti je njeriu me i felliqur dhe i etur per pushtet.Do jet gafa me e madhe te votohesh ti. Ti je nje qen qe ha te zotin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje