AMA: Goditja ndaj gazetarit, kërcënim ndaj fjalës së lirë

8 Mars 2017, 16:04Kronika TEMA

Autoriteti i Medieve Audiovizive, (AMA) është shumë i shqetësuar për dhunën brutale të gazetarit Elvi Fundo dhe apelon autoritetet që të gjejnë sa më pare autorët.

Në një njoftim për shtyp AMA informon se po përcjell me shqetësim njoftimet se ditën e mërkurë, 08.03.2017, është goditur brutalisht nga persona tani për tani të panjohur drejtuesi i Radio Best dhe platformës online CityNews.al, gazetari Elvi Fundo, në një zonë të populluar të qytetit të Tiranës.

“Ne e konsiderojmë këtë akt të rëndë si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj medies dhe fjalës së lirë. Fundo prej vitesh është i angazhuar në transmetimet radiofonike, si dhe njihet si një gazetar kritik ndaj zhvillimeve në vend.

Goditja në publik e një punonjësi aktiv të medies është një zhvillim trishtues dhe alarm për demokracinë. Apelojmë për autoritet e rendit dhe të sigurisë që të bëjnë gjithçka për zbulimin sa më parë të autorëve dhe rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë, në mënyrë që fajtorët të dalin para drejtësisë.

Ky do të ishte sinjali më i mirë për funksionimin e shtetit ligjor, për të mbrojtur median e lirë me çdo çmim dhe njëkohësisht për t’i demotivuar dhe sprapsur shkelësit e ligjit”, është reagimi i Autoritetit të Medieve Audiovizive.

 

1 komente në “AMA: Goditja ndaj gazetarit, kërcënim ndaj fjalës së lirë”

  1. Spartaku says:

    Dale,dale! Do kete akoma me keq.Sali Berisha i ka patur metode pune keto lloje sulmesh ndaj gazetareve qe i dalin kundra.Saliu dhe Basha jane bashkautor te shume krimeve,dhe ndonje gazetare qe bene kritike dhe u nxier ne shesh krimet,ata edhe mund te vriten.Eshte me se e qarte,qe gazetarin Fundo e kane goditur njerez te paguar nga Berisha dhe Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje