Karta sekrete: Kur dhe kush president?

8 Mars 2017, 19:31Blog TEMA
Karta sekrete: Kur dhe kush president?

Misteret e datës së zgjedhjes së Presidentit. Ky Kuvend, apo Kuvendi i ri do të zgjedhin kreun e shtetit. Palët nuk po zbulojnë kartat se kur do të ndodhë dhe kush do të propozohet. Meta ka folur në një emision televiziv, por nuk e ka përsëritur më dhe askush nuk e ka kundërshtuar

Nga Mentor Nazarko

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, zgjedhja parlamentare e Presidentit nuk mund të ndodhë më vonë se 60 ditë para përfundimit të mandatit të Kuvendit. Jemi tamam në situatën kur përfundimi i mandatit të presidentit përputhet pak a shumë me mandatin e kuvendit.  Pikërisht duke llogaritur këtë, në Kushtetutën e Shqipërisë neni 88 është amenduar 9 vjet më parë, duke parashikuar :

2/1. Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit.

Atëherë?

E vërteta është se ky nen ngjan paksa i ngatërruar që në zbatimin e parë të tij në 2017. Dhe ja përse.

Mandati i Presidentit Nishani ka filluar në 24 korrik të vitit 2012. Në kushtet normale procedura për zgjedhjen e presidentit duhet të fillonte të paktën dy muaj para, pra në 24 maj.  Por në 24 maj Kuvendi duhet të jetë i shpërndarë sipas Kodit Zgjedhor, sepse zgjedhjet janë shpallur në 18 qershor.

Atëherë, kur duhet të zgjidhet Presidenti?

Duke qenë se jemi në kushtet e mbarimit të mandatit të Kuvendit, i cili ka filluar në 9 shtator 2013, atëherë ne duhet të zgjedhim presidentin të paktën dy muaj para 9 shtatorit 2017, dmth jo më vonë se 9 korriku.

 Logjika e kushtetutës në republikat parlamentare

Ky nen ka një konflikt të madh në vetvete. Si rregull, zgjedhja e presidentit është një moment i rëndësishëm në jetën e Kuvendit dhe ajo nuk mund të bëhet nga një parlament që është në ikje, pra në 6 muajt e fundit. Argumenti tjetër është se një moment të rëndësishëm si janë zgjedhjet, vendi duhet të ketë një president me autoritet të plotë dhe jo dikush që është në fund të mandatit.

Për këtë arsye shumë Kushtetuta të republikave parlamentare e shmangin këtë koincidencë.  Pikërisht për këtë arsye në nenin 88/1 të Kushtetutës sonë, është vendosur saktësimi i 6 muajve të fundit. Por kështu si është formuluar neni, nuk është rritur saktësia, por është shtuar kontradikta.

Kushtetuta imponon që presidenti të fillojë të zgjidhet madje më vonë se afati i tij normal i fillimit të procedurës së zgjedhjes që është 24 maji.

Por ne kemi zgjedhjet në 18 qershor dhe Kuvendi duhet të jetë i shpërndarë të paktën 45 ditë më parë.

Në këtë konflikt, (filozofia përdor termin Antinomi për të përkufizuar kundërshtitë brenda një neni apo një ligji) të një neni të kushtetutës, në rrëmujën që krijon ky nen, kemi dy skenare:

Kjo ngjan zgjidhja më logjike dhe në përputhje me frymën kushtetuese.

Kur do të zgjidhet presidenti, është tregues a është arritur apo jo marrëveshja me LSI për koalicion me PS..

Palët megjithatë ende nuk po i zbulojnë kartat e tyre. Meta ka folur në një emision televiziv, por nuk e ka përsëritur më dhe askush nuk e ka kundërshtuar. Kjo është shenjë e një divergjence mes palësh, por që nuk duan t’a bëjnë publike.

Nëse do të ketë një zhvillim në këtë drejtim, ai do të ishte fryt i një kompromisi midis PS dhe LSI.

Nëse është arritur kompromis për këtë pikë, atëherë është arritur dhe kompromisi tërësor për të shkuar në koalicion në ballafaqimin e ardhshëm zgjedhor. Dhe do të ishte bërë publike data apo se cili Kuvend do ta zgjedhë presidentin. Por si duket nuk kemi ende qartësi për datën e zgjedhjes së presidentit, një gjë kaq e rëndësishme. Për pasojë, nuk kemi ende koalicion mesa duket. Ngjan madje se pikërisht  axhenda e parlamentit për Presidentin, mban peng koalicionin: emri dhe kur.

Me gjasë PS është në favor të zgjedhjes së presidentit me parlamentin e ri, por pikërisht për të mos ju kundërvënë publikisht Metës, e ka shmangur këtë temë.

Nëse është kështu, pra që LSI do që Presidenti të zgjidhet menjëherë, atëherë i bie që LSI do që marrëveshja të arrihet shpejt, kurse PS është për ta shtyrë atë. Dhe nëse nuk arrihet marrëveshje para datës së zgjedhjes së Presidentit, atëherë LSI do të hapë pazarin pikërisht në prag të zgjedhjes së kreut të shtetit.

PD nuk ka ndonjë pozicion në lidhje me këtë çështje, veç që Presidenti Nishani të rrijë deri në 2022. Normalisht, ekspertët e saj e dinë problematikën që krijohet në këtë situatë, kur përfundimi i mandateve të presidentit me parlamentin, përputhen.  A kanë dhe ata ndonjë kartë surprizë, p.sh., kontestimi kushtetues?

 Surpriza tjetër, dhurata e Nishanit për Metën?

Po ç’ndodh me presidentin aktual Nishani? Mandati i Presidentit Nishani zgjat deri në 24 korrik 2017. Ai do të jetë deri atëherë President. Mandati i Presidentit nuk mund të zgjatet veçse në kohë lufte dhe sigurisht ne nuk jemi në kohë lufte.  Por nëse ai jep dorëheqjen, automatikisht Meta bëhet President sipas Kushtetutës.

Ky akt mund të ishte një dhuratë e PD-së për Metën dhe LSI-në: Meta, në një skenar si ky, do të fuste LSI-në në zgjedhje, duke qenë vetë President, diçka që ngjan një lloj favorizimi i partisë së tij. Por kjo është thjesht imagjinatë. Nuk dimë ende sa bujare do të jetë PD-ja me LSI-në dhe çfarë mendon PS për këtë…

Analizuam skenarët e zgjedhjes së presidentit në një kontekst politik shqiptar, por dhe në atë rajonal. Komplikueshmëria, apo rrëmuja, rrezikon të shtohet edhe më shumë.(Konica.al)

5 komente në “Karta sekrete: Kur dhe kush president?”

  1. Moni says:

    Zoti Nazarko, e kuptoni se ku po gaboni. Kushtetuta thote “jo me vone se 60 dite”….. , … JO ME VONE. Sepse me shpejt zgjedhja e presidentit mund te filloj qe neser me 9 Mars. Dhe eshte plotesisht kushtetuese. Mirepo PS keshtu e ka. I ben gjerat kur i vjen veza ne bythe. Pastaj ankohet se i dhemb bytha.

  2. Treviso says:

    Presidenti te zgjidhet nga populli. Populli nuk duhet te jete vetem per te dhene voten por dhe per te zgjedhur. Ligji i zgjedhjeve ka nevoje per ndryshim. Ligji i zgjedhjeve duhet ti lejoje hapsire edhe popullit te zgjedhe ate qe deshiron.

  3. alphade says:

    Ke shume te drejte Moni !!! Kur i vjen veza kryq ,PS- ja kujtohet !
    Shqiptarce i thone vjen si pordha neper breke !!

  4. udhetari i drejte says:

    Kesaj punes qe i paske hyre, andej mga fshati yne i thone: “Kur ske pula mos bej pesh, pesh”. E kujt i hyjne ne pune keto llogaritjet dhe hamendjet e tua more z. Mentor? Meqe ke ate vend pune, merru me analiza te domosdoshme dhe te nevojshme, duke u bazuar ne fakte dhe realitete, jo me keto hesapet e tuaq qe edhe ti je i sigurte se nuk i hyjne askujt ne pune. A nuk e di ti se politikanet tane te te gjitha ngjyrave qe nga 1990 me Kushtetuten lozin si me letra bixhozi? Me vjen keq, je dhe burri i zgjuar more Mentor, por nga njihere edhe te zgjuarit ose bejne rolin e budalllait ose kur nuk kane se çfar te bejne merren me budallalleqe, sepse u iken edhe atyre ndonje çast mendja. Apo ju ka ikur per fare? Shiko, seriozisht nuk kam asgje te keqe per ty (perkundrazi kam respekt per te dy ju Nazarkot, por jo keshtu), por me vjen keq se ku arrihet me ju analistet, gazetaret, pale me politikanet. A e din ti se po deshi Meta, Rama dhe Lulzim saliu qe neser merr fund vettingu, qe neser mund te zgjedhin prsidentin, a e din ti se neser mund te thuhet se Kushtetuta ekzistuese bie nga fuqia?. Une e di qe edhe ti i di keto gjera, por mendon se duke shkruar keshtu do i afrohesh Konices. Jo more jo, vini kembet ne toke, pranoni realitetin dhe i lini te shkuarat se po na vdesin te sotmit, qe jane shitur kembe e koke, para parave, para korrupsioneve, para trafiqeve, shkateruan dhe po e shkaterrojne shqiperine. Jeni ne ato vende, dhe fjala apo e shkruara ju ngjit si me zamke, prandaj i sherbeni Shqiperise ashtu si duhet, pa sharje, pa fjale te ndryra siç perdoren: qelbesira, do tju heqim zvarre, do te kapim prej zhelesh etj etj. E kupton se çpo ju them, sigurisht jo vetem juve z. Mentor, por te gjithe mentoreve qe edhe kur shkruajne broçkulla shtypi dhe media i publikojne si profecira. Nazarko, mblidhi shoket analiste dhe merrni nje vendim qe do shkruani pa frike te vertetat, do kritikoni ashper te pavertetat , dhe mbi te gjitha do jeni vertet te pavarur, sepse situata aktuale eshte e rende, per te mos thene eshte gadi te perseritet 1997. O burra merreni situaten ne dore ju te pushtetit te katerte. Une qe shkruaj kete koment nuk kam gje ne dore, prandaj komunikova sot me ju. Respekte. Udhetari i drejte-

  5. llafet s'mbarojne kurre says:

    Me duket shume i perçatur ky spjegim i Nazarkos apo eshte ndonje lajthitje e shkrimit. A thote kushtetuta se zgjedhja e presidentit jo me vone se 60 dite para perfundimit mandatit presidencial? A thote kushtetuta se zgjedhja e presidentit fillon jo me vone se perfundimi mandatit te kuvendit? E thjeshte : I- jo me vone se 60 dite nga perfundimi mandatit presidencial eshte janar, shkurt, mars, prill, maj 2017. II- jo me vone se 60 dite nga perfundimi mandatit te kuvendit eshte: janar shkurt, mars , prill, maj 2017. Atehere zgjidheni presidentin brenda ketyre afateve qe dhe kuvendi ka mandat dhe presidenti ka ulurimen e tij. Te beje betimin presidenti dhe me 25 korrik merr detyren, ndersa Bujari shkon ne çader po nuk eshte grisur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje