Paralajmëron Artan Hoxha: Ja çfarë iu pret, nëse heshtni kundër dhunës ndaj Elvi Fundos. Reagon ashpër dhe Topalli e Patozi

8 Mars 2017, 18:59Sociale TEMA

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për dhunën ndaj administratorit të CityNeës.al, Elvi Fundo.

Në një reagim në rrjetet sociale, Aran Hoxha kërkon të mos heshtet ndaj kësaj ngjarjeje.

Sipas tij, nëse sot heshtet kundër dhunës ndaj gazetarit Elvi Fundo dhe medias së tij, mos u çudisni kur dhuna të trokasë në derën e shtëpisë suaj.

Nese heshtni sot kunder dhunes ndaj gazetarit Elvi Fundo dhe medias se tij, mos u cudisni kur dhuna te trokase ne deren e shtepise suaj dhe te tjeret te heshtin…..”, shkruan Artan Hoxha.

Jozefina Topalli: Goditja barbare ndaj Elvi Fundos është alarm!

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit dhe administratorit të portalit CityNews.al, Elvi Fundo.

Topalli shkruan se ky është një lajm shumë i keq dhe një akt i rëndë. Sipas saj, goditja barbare ndaj njeriut të medias është alarm.

Ndërsa u kërkuar organeve përgjegjëse të hetojnë dhe çojnë para ligjit ata që guxojnë të ngrenë dorë mbi njerëzit e medias.

“Media sot raporton per ushtrim dhune ndaj gazetarit Elvi Fundo. Ky eshte nje lajm shume i keq.

Ky eshte nje akt shume i rende dhe i denueshem.

Elvi Fundo ka perfunduar ne spital, ku me sa duket do duhet te qendroje disa dite.

Goditja barbare ndaj njeriut te medias eshte alarm.

I kerkoj organeve pergjegjese te hetoje dhe te coje para ligjit ata qe guxojne te ngrejne doren mbi njerezit e medias”, shprehet Topalli.

Patozi: E frikshme që një gazetar të sulmohet në mes të ditës, në mes të Tiranës

Për dhunën ndaj Elvi Fundos ka reaguar edhe Astrit Patozi.

Më shumë se dhuna barbare ndaj një gazetari kritik, më dhemb guximi i agresorëve për të sulmuar në mes te ditës dhe në mes të Tiranës.

Por, sidomos, bindja e porositësve se janë të paprekshëm dhe se drejtësia nuk do të mbërrijë kurrë tek ata (ashtu siç, në fakt, ka ndodhur deri më sot).

Besimi i tyre se janë zotër të Republikës, përvecse acarues, është një arsye më shumë për të menduar se vetëm një shkundje e fortë do ta shpëtojë këtë vend nga pushteti i banditëve, që ka marrë permasa të frikshme”, shkruan Patozi.

18 komente në “Paralajmëron Artan Hoxha: Ja çfarë iu pret, nëse heshtni kundër dhunës ndaj Elvi Fundos. Reagon ashpër dhe Topalli e Patozi”

  1. Dajti USA says:

    Zhozi dhe Patozi dhunen ta kerkojne te ata qe dogjen Koha Jone,masakruan Edi Ramen, Kekon,Pezen,Lalen e dhjetra te tjere,keqardhja e tyre eshte si ata qe te vrasin naten dhe te qajne diten.

    1. Cudira Shqiptare says:

      Vashdon dhuna ndaj gazetareve duke quajtur Elvi Fundon gazetar…

    2. Cudira Shqiptare says:

      Vashdon dhuna ndaj gazetareve duke quajtur Elvi Fundon gazetar….

    3. Akt i denueshem por... says:

      Ky eshte kelysh i Ridvan “Rakicke” Bodes qe e ngriti per te bere dogmatizem ne Korce… Ky eshte njelloj si qente e Sali Berishes por ndryshimi i ketij eshte qe ishte qen i Kol Olldashit. Besoj fort qe mbas kesaj rrahjeje te qendroje Basha por qe nuk do te thote qe ky person ne pozitat e fuqise mos te beje te njejten gje dhe te urdheroje rrahjen e dikujt.

    4. Akt i denueshem por.... says:

      Ky eshte kelysh i Ridvan “Rakicke” Bodes qe e ngriti per te bere dogmatizem ne Korce… Ky eshte njelloj si qente e Sali Berishes por ndryshimi i ketij eshte qe ishte qen i Kol Olldashit. Besoj fort qe mbas kesaj rrahjeje te qendroje Basha por qe nuk do te thote qe ky person ne pozitat e fuqise mos te beje te njejten gje dhe te urdheroje rrahjen e dikujt ne pozitat qe ky person gjen veten sot.

  2. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    Ja dhe Sheshi
    Ja mejdani
    Foli Hoxha
    hoxhë Artani.
    .
    .
    .

  3. Lin Berisha says:

    Mos u thjasni para kohe, mbase ky gazetaruci ja ka luajtur syrin ndinjeres , avash avash nje here se jo te gjitha ngjarjet lidhen me politiken , dhe e dyta mbase e kane rrahur vete per te krijuar incidente , gazetari me mire te ndihmoje policine duke treguar te verteten , dhe nuk eshte fundi i botes se rrahen ket Vipin, se po rrahen dhe vriten edhe figura me te medhaja ne te gjithe boten pa patur lidhje me politiken , tani ky mjeshtri mos te beje viktimen por te bashkepunoje me policine ate te beje

  4. Angjelini says:

    Prandaj refuzoni te votoni vettingun. Ptu rrace e ndyre. Populli duhete tu marre para se jeni duke ja nxire cdo sekond te jetes.

  5. Nestori-Mitrovicë says:

    Eh, more Patoz, nuk të merr fjala peshë më shumë se Topallit. Tash e 25 vjet, nuk bëtë gjë tjetër vetëm dhunë mbollët. Dhe, me gjuhën e me sjelljen tuaj, nga më i vjetri (sidomos nga më i vjetri) e deri tek më i riu, nga burrat dhe gratë e deri tek djemtë e vajzat, kush duke bërë dhunë, kush duke bërë thirrje për dhunë e kush duke justifikuar atë, vazhdoni ta ushqeni dhunën për ditë e për natë. Në mëngjes e në mbrëmje. Në kuvend e në parti, në rrugë, në parqe lojërash, nën çadra, jashtë çadrave, në radio, në televizion, në gazeta e kudo. Ja kjo është fara që e mbollët dhe po e kultivoni. Dhe ia keni arritur, fatkeqësisht. Prandaj, e dimë se, shumëkujt, madje edhe ndonjë gazetari, mund t’i bie për hise ta kapërdijë këtë bimë të hidhur. Por, vetëm ju mos i qani. Kaq mund të bëni nëse u ka mbetur sado pak njerëzi brenda vetes tuaj. Nuk u bëka jeta me gënjeshtra Patoz. Konformizmi yt në raport me ato që bëjnë njerëzit tuaj të bën po aq të fajshëm sa edhe ata.

  6. loni says:

    KUSH E RRAHU GAZETARIN ? KUSH GODITI QYTETARIN NE KAVAJE E NE DURRES , KUR FLISTE BASHA ? KUSH IU VERSUL ASAJ GRUAS KUR FLISTE BERISHA ? ……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………DOLI CESHTJA…..MOS U HIDHNI NGA 96-97….

  7. loni says:

    PO NE SHKODER , SI ISHTE AJO PUNA E NEVRIKOSJES SE XHOZIT ME ATE GAZETARIN , MOS E KISHTE MBIEMRIN FUNDO?????

  8. Agimli says:

    Gjejeni agresorin rrotull Genc Pollos. Gjejeni agresorin rrotull kryesise se PD se Korces. Gjejeni agresorin prane atyre qe nuk ju ka leverdisur shkrimet e ketij djali. Nuk kerkohet fajtori ne PS se asaj I leverdiste nje gazetar kritik si ky Kush e njef kete gazetar a zedhenes si te doni quheni e di qe sja vlen kaq shume sa ta besh “hero”,po disave nd PD ju shkeli ne kallo dhe atje ka shume njerez me kallo.

  9. Taras Bulba says:

    Moj Jozefin e ti Patos ku ishit ju mor plehera kur kriminel Berishe e Bashe vrane me 21Janar nuk thate nje fjale e tani po u vjen gjoja keq per nje gazetar te pa njohur fare mesoni njehere se si ishte puna qe e rahen e pastaj te flasin gazetaret qeveria e jo mor plehera kriminela

  10. Korcari says:

    Po cdo mbjellesh do korresh se Elvi Fundoja njehere e nje kohe keshtu godiste dhe me keq ata qe goditeshin kane qene pleq atehere kur Elvi ishte ne Forumin rinor te PD se te Korces. Ka qene 28 maj 1996 kur ai nen shoqerine e shume anetareve te PDse dhe i frymezuar nga krahu i dhunshem i PDse se asaj kohe Banda e 5dyqaneve kane ushtruar dhune cnjerzore mbi pleq te pa mbrojtur perballe ushtarit te panjohur. Prandaj vonon por nuk harron i thone nje fjale.

  11. akrepi says:

    Si gjithmon Keta te PD-se nden udheheqjen e Saliut te vrasin naten e te qajne diten.Anuk bene keshtu kur vrane Hazem Hajdarin,Akuzuan qeverin dhe bene grusht shteti.Tani kerkojne te bejne rrumuje per te shmangur miratimin e vetingut.

  12. Mihali says:

    Kind ishte Jozefenda dhe patozi, Kur digjej gazeta koha jone,kur u rah Meroja!
    Nuk kam par ndonje kritik tuajen be are Koh.Tani PO imitoni korkodilin duke qar. Mo’s hi ka dhimbur shume b….. nga ndonje kritik e tij dhe vazhdo I me zakonin tuajen “e vrisni naten dhe qani diten.”,per t’ja faturuar te there.

  13. Kola says:

    Xhozi dhe Patozi kane shume te drejte qe reagojne dhe shkaktari duhet vene patjeter ne pranga, por te mos na cajne bythen shume se ne kohen e tyre kane ndodhur mysybete shume here me te renda se keto. Hipokrizine le ta zhvillojne ne cader ku s’ua var njeri e jo ne publik.

  14. saliu says:

    Po tani qe ky gazetari deklaroi se dhuna ndaj tij nuk ka prapavije politike, cfare mbetet per Zhulzefinen dhe te bukurin Patozi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje