Policia hap dyert, sot homazhet për Sokol Barajn

12 Mars 2017, 10:15Sociale TEMA

Kanë nisur mëngjesin e së dielës homazhet për nder të ish-drejtorit të Policisë, Sokol Baraj.

Qindra të afërm, qytetarë dhe bashkëpunëtorë i kanë dhënë lamtumirën e fundit 53-vjeçarit në ambientet e Drejtorisë së Përgjithëshme të Policisë së Shtetit.

Sokol Baraj ndërroi jetë një ditë më parë për shkak të një ataku kardiak. Ai ka qenë drejtues i policisë në vitet e vështira 1997-1998.

Më pas Baraj ka marrë pjesë në bisedimet e Rambujesë si dhe ka ushtruar funksionin zv.ministrit të Brendshëm dhe të  këshilltarit për kryeministrat në vitet 2000-2005.

Së fundmi Sokol Baraj ishte drejtues i sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza”.

1 komente në “Policia hap dyert, sot homazhet për Sokol Barajn”

  1. Pashtriku says:

    Te qofte i lehte dheu Sokol! Do te jesh i paharruar perhere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje