REPLIKAT/ Komentuesi: Si shkarkuat Tahirin, ia bëre qejfin Lulit e Berishës?! Rama: S'e shkarkova, e ngarkova me detyrën e fitores më 18 qershor

12 Mars 2017, 20:45Politika TEMA

Në “Komunikimin Javor” Rama ka shpjeguar arsyet e ndryshimeve ne qeveri të cilat sipas tij janë bërë për shkak të fushatës elektorale.

Megjithatë shpjegimi i Ramës si duket nuk është parë nga të gjithë ata që janë të pakënaqur nga largimi i Tahirit si ministër.

Rama pas pyetjes së një komentuesi në Facebook se përse e shkarkoi Tahirin është shprehur se nuk e ka shkarkuar atë por e ka ngarkuar me detyrën prioritare të këtyre tre muajve: fitoren e PS në 18 qershor në Tiranë me një rezultat më të lartë se katër vjet më parë.

Zoti Rama një pyetje kisha për ju, si ka mundësi që shkarkuat Saimir Tahirin një njeri që populli besoj shumë te ai. Ja bëre qejfin Lulit dhe Berishes. Kjo do të thotë të dija trëndafil me gonxhe po më dole zhapik jonxhe…“, ka shkruar komentuesi.

Ndërsa Rama i është përgjigjur: “Klodjan ose nuk e ke dëgjuar ose nuk e ke pasur mendjen kur e ke dëgjuar videokomunikimin javor!

Dëgjoje edhe njëherë që të kuptosh se Saimir Tahirin nuk e kam shkarkuar po e kam ngarkuar me detyrën prioritare të këtyre tre muajve: Fitoren e PS në 18 qershor në Tiranë me një rezultat më të lartë se katër vjet më parë! Kështu që rri tek trëndafili i PS se zhapiku është gjetkë.

2 komente në “REPLIKAT/ Komentuesi: Si shkarkuat Tahirin, ia bëre qejfin Lulit e Berishës?! Rama: S’e shkarkova, e ngarkova me detyrën e fitores më 18 qershor”

  1. mmoisiu says:

    Z.Edi !
    Mos do ishte me mire qe ju te kaloni ne minister te Arsimit dhe Saimiri te behet K/Minister ?

  2. Vari Meron e Blendin says:

    MERO E BLENDO ZAGARE, PSE CENSURONI KOMENTET O QELBSINA TE NDYRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje