Klithma e dëshpëruar e nënës së Edisonit: Ata që janë në çadrën e PD-së, më vranë djalin e vogël…

15 Mars 2017, 18:03Politika TEMA

Nga Anxhela Ferra

Në 9 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kanë kujtuar 26 viktimat.

Tahiri kërkoi ndjesë personale ndaj familjarëve të viktimave, pasi nuk bënë gjë ndaj shkaktarëve të ngjarjes së rëndë të Gërdecit.

Ndërkohë, Kodheli shkroi në Facebook-un e saj, se qeveria kujton për të mos harruar, duke shtuar se përgjegjës është një biznes kriminel ende pa autorë të dënuar.

Por edhe ky përvjetor, familjarët e viktimave i ka gjetur njësoj, pa të dashurit e tyre dhe pa fajtorë të dënuar.

E kontaktuar nga dritare.net, Zamira Durda, e cila humbi djalin 8-vjeçar nga shpërthimi, thotë se Erisoni ka lënë një dhimbje të pashoqe te ajo.

Nëna e djalit të vogël, e cila ka ndjekur çdo seancë gjyqësore e është kthyer në portretin e njeriut që kërkon drejtësinë për Gërdecin. Ajo thotë se këtë përvjetor nuk i ka kontaktuar askush për t’i ngushëlluar.

“Unë nuk e dija që Ministrja Kodheli, ka reaguar sot për 9 vjetorin. Pasi, jo të gjitha familjet kanë facebook që ta lexojnë. Dhe për ish-ministrin, nuk e di se kujt i ka kërkuar falje, pasi ne nuk na ka kontaktuar asnjë, e ne nuk dinim gjë.”- thote Zamira për dritare.net.

Sot, Zamira dhe familjarët e tjerë të viktimave të Gërdecit, iu drejtuan kraterit, për t’i përkujtuar të vdekurit e tyre.

“Unë i kam kërkuar ndihmë ministres së mbrojtjes, Kodheli që zona e kraterit e cila ka qenë e rrethuar, po bëhej gati t’i jepej pushtetit vendor. Dhe ajo na ndihmoi në këtë pjesë, na kanë dhënë një vend, kanë vendosur lapidar.

Por ne duam që fajtorët të paguajnë. Unë si banore, njoh ministrinë, nuk i njoh firmat private me të cilat lidhen kontrata. Qeveria këtë gjë duhet të bëjë, paralelisht me ne, të hedhë në gjyq firmën e cila është përgjegjëse. Kjo është beteja, por askush nuk po lufton.

Tani jam e lodhur dhe e pashpresë, atëherë mendoja se do merrja mbështetje nga qeveria, por tani jam e vrarë nga të gjitha anët.

Kam më shumë se 1 vit, që i jam drejtuar Gjykatës së Strasburgut, por ende nuk kemi marrë një vendim. Nuk e di ku qëndron problemi, nëse ndërhyn dikush nga jashtë. Dhe në këtë Gjykatë po më shuhen shpresat, pasi marsi 2018 vjen shpejt dhe pas 10 vitesh çështja penale mbyllet.”

Zamira e di ku janë fajtorët, por pamundesia për të bërë diçka kundër tyre, po e vret përditë.

“Me vranë djalin ata që janë mbledhur në çadër. Me atë çadrën ata mbrojnë vetëm veten e tyre. Është një fasadë shumë e turpshme çadra e lirisë. Kush do e tregojë moralin aty, Berisha apo Mediu?!”

7 komente në “Klithma e dëshpëruar e nënës së Edisonit: Ata që janë në çadrën e PD-së, më vranë djalin e vogël…”

  1. €piriiiiii says:

    Nena e Edisonit te jap 1 Keshille…… mer 1 Kallash dhe Sharroi 2 B ne ate cader bandite. Keshtu Hakun e djalit e mer edhe 1 popull te ter e Shpeton nga 2 gjarprinj helmus. Do te mbetesh ne Hisyori e njejti si mbeti Shote Galica

    1. Nacionalist says:

      Po ketij palles qe i tha do ti fus ne burg 2B-te,
      Dhe qe nuk i ka dhene demshperblimin, cfare te bej???!

  2. boom says:

    Dini gje a u kthye nga pushimet ne Meksike Shkelzen Berisha?

  3. Moni says:

    Po keta budallenjte qeveritare, me Ramen ne krye, nuk e dine moj zonje qe populli nuk ka as internet, as facebook, as lesh me qime. Po dilni o idjoter dhe i flisni popullit me ze e figure se po thone njerezit nga ka humbur qeveria. Merni shembull nga Luli qe e kane dy here para buke dhe tre here pas buke na shtepite e tyre.

  4. XXXL says:

    Z. Zamira drejtesi ne kete palo vend nuk ka drejtesi sa te jete gjalle dhe i lire Krimineli Sali..
    Bej vetegjyqesi filloje edhe ti nga femijet atje ku tu dhembe me shume, si fillim me Shkerdhenin qe me parate e bera me gjakun e Gerdec-Hiroshimes shijon turizem e pushime me virgjereshen Armine ne vende perrallore dhe ekzotike.
    Sali Serbin kete moster lere per ne fund.

  5. Tirona says:

    Zonje e nderuar, djali i juaj sot po te ishte gjalle do te ishte student ?‍? ne nje nga iniversitetet eSHBA dhe shpenzhimet e kostos se universitetit, Jom I sigurt, qe djali I Juan do I mbulonte vete me punen e tij te ndershem, ndryshe nga e bija e ish ministrit qe studimet dhe gjitha shpenzhimet e tjera qe ka kostoja e nje dipllomimi ne SHBA ja mbuloi babai I saj duke strydhur dhe I marre gjakun djalit tuaj, mos u deshpero nene edhe pse ke humbur gjene me te shtrejte , shpreso ,se do vije dita e gjykimit te atyre qe ta thyen zemren e cila nuk ngjitet me ….. Shteti nuk duhet ti hapi dyert e punes vajzes se ishministrit , sepse, shteti ishte ai qe me doren e funksionarve te tij doplomoi ne SHBA kete vajze me gjakun e viktimave te Gerdecit⚖⚖⚖⚖⚖⚖.

  6. Ilir says:

    15 Marsi pikon gjak. Jane 26 viktima te pafajshme midis te cileve edhe Edisoni i vogel, i shtrenjti juaj, e nderuara Zamire. Kaluan 9 vjet, dhe per 4 vjet qeverisje te Rames me klanin e tij, dhe mungoi akuza per ideatoret dhe zbatuesit e vendit te Krimit, qe u mori jeten 26 njerezve, qe u shkaterroi jeten familjareve te tyre.
    Kujtoj marshimin e madhe me flamurin ne krye te Edi Rames, nga Gerdeci drejt Tiranes. Sa i ngjashem me Bashen e sotem! Poza dhe mashtrime.
    A kane ndjenja keta hipokrite ? – Jo, kurre. Ndaj duhet te mos pretendojne me kurre te qeverisin, sikur edhe nje njesi administrative.
    E nderuara Zamire, e ke thene fare qarte : .. Qeveria, paralelisht me Ne, te hedhe ne gjyq firmen , e cila eshte pergjegjese. Kjo eshte beteja, por askush nuk po lufton. ..
    Po, kjo eshte akuza ndaj atyre qe ne 15 Mars 2008, moren persiper te vene drejtesine ne vend.
    Ndaj gjithe shqiptaret e ndershem duhet te abandonojne me neveri pushtetaret qe shkaktuan tragjedine e Gerdecit, se bashku me Ata qe perfituan nga premtimet qe dhane per vendosjen e Drejtesise pas Saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje