Lulzim Basha: Berisha? Konsultohem me të gjithë, por barrën e vendimeve e mbaj vetë

17 Mars 2017, 09:41Politika TEMA

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se ish-kryeministri Sali Berisha është në mbështetje të plotë të protestës që po zhvillohet prej mëse 3 javësh para Kryeministrisë.

I pyetur nga “Opinion” nëse e ka mbështetjen e Berishës për protestën në çadër, Basha tha se “çdo demokrate dhe çdo demokrat është me zemër dhe me mendje dhe në dispozicion total të kësaj lëvizje popullore. Sigurisht përfshirë edhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike”.

Ndërsa i pyetur në lidhje me faktin nëse është konsultuar me Berishën për vendimet e rëndësishme që ka marrë kohët e fundit si kryetar i PD-së, Basha tha se konsultohet me të gjithë demokratët, por e mban vetë barrën e vendimeve.

“Unë kam një kulturë konsultimi të përgjithshme, me të gjithë bashkëpunëtorët e mi, por sigurisht mbaj barrën e vendimeve që marr dhe më takojnë si kryetar i Partisë Demokratike dhe si kryetar i opozitës”, është shprehur Basha.

2 komente në “Lulzim Basha: Berisha? Konsultohem me të gjithë, por barrën e vendimeve e mbaj vetë”

  1. shqip says:

    Po tuaf qe jeni ju gaze(p)taret e sandrit. Qe lyli esbte karagjoz ne ato qe thote e ben, kete e dime. Ore ku jetoni ju qe beni pyetje kaq te trasha? Po greven e ka iniciuar vete bimbashi sunit nga vicidoli. Ju thoni; a esbte dakort. Po ata sazexhinjte e çadres gdhihen e ngrysen aty per zenin mongolin , e per breket e armines. Dhe si shperblim hane pice e qofte gratis. Kunguj pa fare mbetet more idiote. Ujku eshte aty sa nje mal. Ju kerkoni gjurmet.

  2. Nik says:

    T’ia kujtojë kush: quhet Lul Bashë Vocrri, jo Gjeto Bashë Muji…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje