Trump pret Merkelin në “Shtëpinë e Bardhë”

18 Mars 2017, 08:24Bota TEMA

Edhe pse përpjekja e fillestare e kancelares Angela Merkel dështoi, në fund Donald Trump dhe liderja gjermane i shtrënguan duart gjatë takimit në “Shtëpinë e Bardhë”.

Dy liderët u gjendën për herë të parë përballë njëri-tjetrit pas muaj të tërë kritikash të ndërsjella për emigracionin e tregtinë.

Shtypi gjerman vëren se Merkel dhe Trump kishin vendosur të theksonin të përbashkëtat, të sheshonin dallimet, ose të paktën të mos i përmendnin publikisht ato.

Presidenti amerikan ishte dukshëm i tensionuar, sipas medieve në Gjermani, të cilat nuk e konsiderojnë kaq të pazakontë një gjë të tillë.

Trumpit, sipas tyre, nuk po i ecën as politika e emigracionit, as mënyra e veprimit me shërbimet sekrete, as reforma sistemit shëndetësor, e mbase nuk ka dashur që t’u shtojë problemeve të veta edhe dështimin me njërën prej liderëve më me përvojë të botës, të cilën dikur e etiketonte si një “udhëheqëse katastrofike”.

Nga kjo vizitë e parë nuk pritej shumë, por palët i lejuan vetes ca fitore të vogla. Merkel-i premtoi edhe njëherë shpenzime më të mëdha për mbrojtjen, ndërsa Trump konfirmoi pa lënë asnjë dyshim mbështetjen për NATO-n.

Megjithatë, të dy do t’u mbeten besnik disa qëndrimeve lidhur me tregtinë e lirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje