Fushata për zgjedhjet në Vlorë, deputeti Flamur Çela: Shanset janë që LSI të marrë kryeministrin

20 Mars 2017, 12:53Politika TEMA

Pavarësisht kërkesës së Metës që të mos deklarohet më kreu i LSI kryeministër, pavarësisht qarkores së Vasilit që të pushojnë deklarata të tilla, eksponentë të LSI kur e gjejnë mundësinë në takimet elektorale deklarojnë se Meta do jetë kryeministër.

Në një takim me banorët e Oshtimës në Vlorë, deputeti i LSI Flamur Çela ka bashkëbiseduar për problemet e përditshme të zonës. Çela u kërkoi banorëve të mos qëndrojnë pasiv, por të reagojnë duke u orientuar drejt subjektit të duhur politik që punon fort për qytetarët.

Deputeti i LSI, Flamur Çela, ishte në Oshtimë të Vlorës, ku ka bashkëbiseduar me banorët për problemet që ata ndeshen çdo ditë.

Çela u kërkoi banorëve të mos qëndrojnë pasiv por të reagojnë përmes votës për subjektin që punon për ta. LSI tha Çela, është partia që i bën ëndrrat realitet.

Nëse duam që ti vëmë gjërat përpara në këtë fshat duhet që më përpara të marrim pushtetin, ta konsolidojmë atë. Forca politike ku unë bëj pjesë është ajo forcë që ka gjasa të marrë ekzekutivin, të marrë Kryeministrin. Dhe të marrësh Kryeministrin do të thotë të jesh më afër të gjithë atyre mundësive që të ofron pushteti”. tha deputeti i LSI.

Deputeti më i ri i LSI, Flamur Çela, bashkë me takimet me banorët e Vlorës, ka nisur dhe edhe nje proçes paralel për shtimin e antarësimeve të reja.

8 komente në “Fushata për zgjedhjet në Vlorë, deputeti Flamur Çela: Shanset janë që LSI të marrë kryeministrin”

  1. Albi says:

    Ne e shpifi ky injorant. Si gjeli maje plehut shetit fshat me fshat e lagje me lagje e thua se ka mend per te dhene .

  2. Labi100 % says:

    Ça thot ky mor!!? Mos ha me byrek me hashash se te ben te flasesh krllq o derman..

  3. "BOHOTINA" says:

    Flamur leji denglat, po ruaju nga ajo tropojania qe ti vershelleu njehere plumbat kembeve.

  4. Mira says:

    O plehra te LSI qe e bete carcaf kete vend, nuk fitoni vota me keto qe thoni se u doli boja shpejt

  5. ripjellja says:

    Ky muli kam pershtypjen se do beje namin dhe lsi do nxjerri 4 deputete ne vlore se ky eshte politikan rrace dhe do eci ne politike. Ca ka me shume Meta se ky deputeti asgje perkundrazi ky eshte fryma e re ne ate parti. Ky parlament do mbahet mend per deputetet me inteligjent qe ka patur parlamentarizmi shqiptar.

  6. Skenderi says:

    Po ku tru Muli, se trute ja ka marre Tani dhe ketij te fundit ja morri perendia.

  7. Altin says:

    E thene nga ky intelektuali duhet marre shume seriozisht, eh moj majtoce

  8. Lennard says:

    Po si mund te Pretendoje per Kryeminister NJE HAJDUT I DEKLARUAR?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje