Hahn në Shkup: Respektoni shqiptarët, mos luani me zjarrin. Qeveria e re, sa më shpejt

22 Mars 2017, 09:54Rajoni TEMA

“Askush nuk duhet të tundohet që të luajë me zjarrin. Jemi thellësisht të shqetësuar me tensionet dhe gjuhën e urrejtjes në vend. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore në shoqëritë demokratike, por ato vijnë bashkë me përgjegjësitë”.

Deklarata e përbashkët e Komisionerit të Zgjerimit, Johannes Hahn, dhe e tre eurodeputetëve – Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Flackeinstein – në fund të ndalesës së tyre në Shkup, ishte e fortë dhe e drejtpërdrejtë.

“Inkurajojmë presidentin Ivanov ta rishikojë me urgjencë pozicionin e tij sepse nuk ka kohë për të humbur. Bëjmë thirrje për krijimin e shpejtë të qeverisë së re, që të jetë e përkushtuar në implementimin e reformave. Partitë dhe ekzekutivi duhet të vazhdojnë me zbatimin e të gjitha pjesëve të Marrëveshjes së Përzhinës”, thuhet në deklaratë.

“Të gjitha palëve nga ana tjetër u kërkohet të përmbahen nga çdo lloj veprimi apo sulmesh verbale që mund të shkaktojnë tensione ndëretnike apo të përkeqësojnë marrëdhëniet ndërfqinjësore. Retorika negative që i është drejtuar bashkësisë ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare është plotësisht kontraproduktive dhe varros imazhin ndërkombëtar të vendit tuaj”, theksoi Hahn.

“Është e rëndësishme të respektosh etnitë e ndryshme që jetojnë në këtë vend dhe të bashkëjetoni me ata. E kuptoj që pjesë të ndryshme të shoqërisë kanë pikëpamje të ndryshme. Por, ajo që dëgjova sot është se çdokush është i angazhuar për të zbatuar Kushtetutën dhe ta respektojë atë. Në respekt të detyrës së kryetarit të shtetit në një vend demokratik, nuk dua të komentoj mbi takimin e munguar me Ivanovin. Të gjithë presin nga ai të marrë pjesë dhe të kontribuojë në një zgjidhje paqësore dhe me negociata”, deklaroi Hahn.

1 komente në “Hahn në Shkup: Respektoni shqiptarët, mos luani me zjarrin. Qeveria e re, sa më shpejt”

  1. N. KITA says:

    POR GËRTHITJET NAZISHOVENISTE për shfarrosjen e shqiptarëve nuk ju shqetësojnë juve të Evropës që asistuat në kultivimin e shovenizmit sllavofyromis antishqiptar!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje