Ylljet Aliçka në Zululand: Filmat soc-realistë janë me probleme të mëdha, por jam kundër censurës

22 Mars 2017, 20:31Sociale TEMA

Shkrimtari e skenaristi Ylljet Aliçka nuk është kundër transmetimit të filmave soc-realistë. E tha këtë në Zululand, i ftuar nga Mustafa Nano për të folur mbi debatin që është hapur lidhur me këtë argument.

“E kuptoj shqetësimin e Agron Tufës dhe më vjen mirë që ai, bashkë me të tjerë, po e ngre zërin, por nga ana tjetër jam kundër censurës; nuk e shoh censurën si zgjidhje”, u shpreh ai.

Pyetjes së Nanos se cila është zgjidhja, Aliçka iu përgjigj duke thënë se “zgjidhja është të lihen të konkurojnë; këtë problem e zgjidh konkurenca e vlerave”.

Por ai shtoi se “këtyre filmave u atribuohet sot një rol më i madh se sa ai që ata realisht kanë në ringjalljen e nostalgjisë ndaj komunizmit; kush është është nostalgjik është i tillë jo për shkak të filmave; shumica e të rinjve i ndjekin këta filma, dhe me siguri tallen me shumë gjëra që shohin aty”.

Nano, në mbështetje të kësaj ideje, tregoi se kish pyetur dikë rreth të tridhjetave që shihte shpesh filma të tillë, se cila ishte arsyeja që i shihte, dhe përgjigja që kishte marrë ishte: “Kam qejf të shoh filma shqiptarë, aktorë shqiptarë, fabula e rrëfime shqiptare; propaganda që bëhet në ato filma nuk ka asnjë ndikim mbi mua”.

Aliçka tha në fund se “në reagimin e disa kineastëve të asaj kohe nuk i ka pëlqyer një gjë; ata kanë ngritur zërin e thonë ‘mos na trajtoni si kriminelë’, në një kohë që askush nuk  eka me ta; aq më pak me Saimir Kumbaron që, me sa di unë, nuk është shquar për militantizëm në filmat e tij.”

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun

5 komente në “Ylljet Aliçka në Zululand: Filmat soc-realistë janë me probleme të mëdha, por jam kundër censurës”

  1. vjosani says:

    Po rri, o Ylljet xhani, c’pune ke ti me kinemane? Aman me qafsh! me te ti u takove kur po dilje ne pension….

  2. Patrioti nga SHBA says:

    Ky debati i shtirur dhe baltoses kunder trashegimise se fuqishme kombetare ne fushen e artit te kinematografise duket eshte perqafuar qellimisht nga shtypi shqiptar,ai i varur dhe ai i pavarur.Kjo duket nga vendi qe i dhane nismes famekeqe per censurim te filmave te “kohes se diktatures” dhe komenteve negative mbi to.Kjo duket e perditesuar edhe sot ne mungesen qofte edhe te nje njoftimi te vockel mortor per te perkujtuar 10 vjetorin e largimit nga jeta te aktorit gjigand te teatrit dhe filmit shqiptar,te madhit Sulejman Pitarka.Edhe heshtja ndaj ketyre njerezve te shquar te artit tone ngadhnjimtar te kinematografise,aktoreve te plejades se ndritur te Sulejman Pitarkes,duket se paraqet nje aspekt te censures ndaj filmave dhe realizuesve te filmave shqiptare.Qofte kurdohere i nderuar dhe i paharruar emri dhe vepra e aktorit te madh,nder lideret e plejades se famshme te aktorve shqiptare,Sulejman Pitarka.

  3. shpresa says:

    s’kemi nevoje per udhezime se çfare do te shikojme, degjojme, hame apo pime. Dikush shikon porno, dikush filma, dikush degjon kenge, dikush ka qejf te degjoje kembore, veçse jo si te Aliçkes apo edhe me tej te Saliut.

  4. Shefqet musaraj says:

    Butka jo alicka

  5. kasem gahinji says:

    o yll i jetes,po beni ju ca filma me te mire dhe nuk do ti ndjekm.keni 27 vjet ne liri te plote krijimtarije dhe keni prodhuar vetempordhe dhe fjale boshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje