John McCain: Në Ballkan ka potencial të madh për luftë

27 Mars 2017, 11:53Rajoni TEMA

Senatori amerikan dhe kryesuesi i Komitetit të Senatit për Forcat e Armatosura, John McCain, ka deklaruar se është shumë i brengosur për shkak të tensioneve, rivalitetit dhe potencialit për konfrontime në Ballkan.

“Kjo kërkon vëmendjen e Bashkimit Europian, NATO-s dhe të gjithë aleatëve që të përpiqen të parandalojnë disa nga këto kërcënime të krizës”, ka thënë McCain për portalin European Western Balkans (EWB) në Forumin e Brukselit të Fondit Marshall në SHBA, përcjell Gazetametro.net.

Ai ka vënë në pah rëndësinë e pranimit të Malit të Zi në NATO, duke shprehur bindjen se SHBA-të do ta ratifikojnë Protokollin për pranimin e Malit të Zi në aleancë, këtë javë.

Senatori McCain ka kujtuar se gjenerali Curtis Scaparrotti, komandant i komandës amerikane në Evropë, ka thënë se mos-pranimi eventual i Malit të Zi në NATO “do të ishte katastrofë absolute” dhe se pasojat do të ishin të tilla që do të tronditnin gjithë rajonin.

Ai ka thënë se është e njohur se rusët tentuan grusht shteti në Mal të Zi, i cili nuk pati sukses.

4 komente në “John McCain: Në Ballkan ka potencial të madh për luftë”

  1. krysho ludovik says:

    keni vendosur ta ndizni mesdheun o kurva

  2. enter"" says:

    Shko ore pirdhu mascara, vend djallezor jeni, nuk rrini dot pa shkaktuar luftera per tu pasuruar.

    Mallkuar qofshi

  3. Crusader says:

    Ne Ballkan mund te kete lufte, vetem neqoftese perdoren Myslimanet e Maqedonise, Kosoves apo Bosnjes si mercenare dhe destabilizuesa. Asnje shtet ne Ballkan nuk lufton kunder njeri tjetrit. Problemi me i madh i Ballkanit, jane mbetjet Otomane, te cilat mund te keqperdoren nga CIA per te krijuar vatra te nxehta, me qellimin e komplikimit te konfliktit ne permasa Shteterore Nacionaliste. Me c’fare tregojne bathet, keshtu do te shkojne gjera ne te ardhmen. Pak a shume si Siria dhe Libia. Metodat e manipulimit do te jene te njejta. Krijo nje grup mercenaresh, finacoi dhe armatosi, fillo te qellosh polici apo ushtri ose civile, dhe situata ndizet shume shpejt.

  4. Crusader says:

    Tema Komenti???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje