Debati mbi filmat, broçkullat e Fevziut dhe tërheqja elegante e Agron Tufës

28 Mars 2017, 18:02Kulturë TEMA

Piro Milkani *

Shprehja proverbiale e aktorit Mihal Stefa “Po me urën ç’patën?”, në filmin “Kur zbardhi një ditë” ka hyrë në repertorin e çdo ndodhie absurde të jetës tonë. E kur mendon se kanë kaluar 48 vjet nga koha kur një plak i çoroditur vinte rrotull urës se dëmtuar nga gjermanët dhe herë pas here, pa iu drejtuar askujt, recitonte me habi e dhimbje : PO ME URËN Ç’PATËN?, thua: Të ishte gjallë ky aktor fisnik do të përsëriste sot pambarim: Po me filmat ç’patën?

Qysh në fillimet e këtij debati shterpë e thashë në një shkrim, në emër të gjithë kolegëve të mij, se ne nuk kemi dashur ta zgjasim bisedën me askënd kur vihet në dyshim puna gjysmë shekullore e qindra krijuesve të këtyre filmave. Jo nga frika se do të humbisnim pikë në këtë debat, por na dukej i pavlerë. E megjithatë duhet ta pranojmë se ata që e ndezën këtë debat ia arritën qëllimit. Kanë kaluar gati dy javë dhe nuk kanë të reshtur shkrimet në të gjithë shtypin shqiptar e në çdo ekran televizioni Kombëtar apo lokal. Nismëtarët e debatit “Ti ndalojmë apo jo filmat e prodhuar në kohën e regjimit komunist?”  nga dita në ditë po rrëshqasin në një zonë të minuar dhe po humbin hap pas hapi terren. Për mendimin tonë arsyeja kryesore është se argumentet e tyre nuk kane bazë reale, për të mos thënë se po i mbrojnë tezat e tyre me një mori faktesh të rreme. Ndjej keqardhje sidomos për ata që edhe para fakteve kokëforte bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe vazhdojnë t’i përsërisin ato, le t’i quajmë rrena. Përjashtoj këtu tërheqjen elegante të Agron Tufës me të cilin ija vlen të diskutosh.

Shije të hidhur ka lënë sidomos emisioni “Opinion”, i drejtuar nga Blendi Fevziu. Jam i qetë kur gjeta një justifikim për të mos shkuar atje duke thënë se ato që do t’i them aty i kam dërguar tashmë në Gazetën Shqiptare. E pranoj haptas se nuk e pëlqej mënyrën se si moderatori drejton emisionin që ka të përbashket me Bruno Vespën e madh vetëm gjestikulacionin, por dihet tashme zotësia e tij për ta futur bisedën në hullinë që i intereson atij. Në materialet filmike ilustrative që ndërhyhet herë pas here në emision, edhe më naivi e kupton se kishte një tendencë keqdashëse ndaj 240 filmave artistikë të realizuara në gjysmë shekulli. Pafundësisht vendin kryesor e zinte një sekuencë nga filmi “Furtuna” që një partizan i vogël qëllon me llastik ushtarët italianë, për të vazhduar deri në mërzi me sekuencën e një filmi ku nena i thotë të birit: “Dhe ta duash Partinë bir!”.

Nuk është rastësi por rregull që pjesëmarrësit, gjashtë gjithsej, flasin njëkohësisht duke krijuar një kakofoni të mërzitshme së cilës për më shumë i shtohet ndërhyrja e Fevziut. Me vinte keq që në këtë duel fjalësh as i miri Mentor Kikia e as Reiz Çiço nuk ia dilnin dot përballë Jonila Godoles, poshtë se cilës shkruhej “Pedagoge në UT”, as përballë sociologut Ergys Mertiri apo E. Kaprit. Në këtë rrëmujë mezi dalloje se Godole kërkonte që këto filma plehra duhet të zhdukeshin nga ekranet e TV-ve një orë e më parë, ndërsa Mertiri argumentonte se kineastët lavdërojnë njëri tjetrin dhe u duket vetja sikur kushedi ç’kanë bërë. Për ta bërë më të besueshme, Kapri këshillon të merret shembull Çekia, ku vetë kineastët kanë kërkuar që të hiqen nga qarkullimi filmat e tyre të pavlerë. Po nuk mbaron me kaq. Për t’i ndaluar këto filma duhet marrë shembull nga vendet e lindjes. Ja për shembull Rumania, në filmat e kohës së komunizmit vendos një shenjë, një si yll të kuq, që spektatori ta kuptojë se kujt epoke i përkasin- thotë Godolja. Dhe përbetohet se e paska parë me sytë e saj këtë gjë kur ishte në Rumani.

Edhe pse bota e kinemasë nuk është kaq e madhe sa mund të mendojë Godolja, edhe pse jemi të ndjeshëm se çfarë ndodh në botën e filmit dhe dimë shumë për njëri-tjetrin, e vura në dyshim vetveten dhe në atë moment thashë me vete: Paskan rrëshqit rumunët! U vënë shenja filmave komunistë si dikur nazistët u vinin hebrejve yllin e Davidit. Me këtë na vuri në lojë e në provë. I shkruam Drejtorit të Arkivit shtetëror të filmit rumun Marian Tuttuit nëse janë të vërteta këto broçkulla. Tuttui nuk vonoi 24 orë dhe u përgjigj se nuk ka asnjë censurim e asnjë shenjë.

Edhe pse tekstin e plotë të Tuttuit e publikova në Pasdite në Top Channel, vetem Agron Tufa e pranoi se ky mund të jetë një keq informim. Të tjerët edhe në emisione të tjera insistonin se kjo është e vërtetë. Edhe pse deklarova me përgjegjësi se nuk kemi asnjë dijeni që në ndonjë vend të Europës Lindore nuk ka më asnjë lloj censure Kapri, që të kujton hollandezin fluturues, kur lëviz nga Klani te Vizion plus dhe çdo herë ndërron variante. Njëherë thotë se në Rumani vihet në filma shenja PKR (Partia Komuniste Rumune), herën e dytë e ka për qejf  Çekinë ku kineastët vetë kërkojne ndalimin e filmave të tyre. Dhe kur mbarojnë bateritë e argumenteve të pavërteta hedhin në lojë tezat se ne paskemi qenë vendi më diktatorial dhe më stalinist dhe se me këto filma po fyen të përndjekurit politikë. A thua se në ish Bashkimin Sovjetik  Stalini aplikoi diktaturën leniniste.

Po si është e vërteta? Për të sqaruar këtë i lutem lexuesit të më mirëkuptojë dhe të më lejojë të kthehem  shume vite më parë kur rifilluan lidhjet e mija me Çekosllovakinë e në veçanti me fituesin e çmimit Oskar Jirzhi Menzel.

Pasi përfundova studimet ne Akademinë e Arteve (fakulteti i filmit) në vitin 1961, fillova punën në Kinostudio, fillimisht si operator e më pas si regjisor në më shumë se 20 filma artistikë e disa filma dokumentarë e kronikalë. Gjatë tridhjetë viteve punë në Kinostudio, pata mundësinë të shkoj disa here jashtë shtetit ose në ndonjë festival të filmit shqiptar ose për të vizionuar apo blerë filma francezë apo italianë për rrjetin e kinemave. Përmes antenave me kanaçe që na mundësonin të shikonim fshehurazi shumë filma të huaj në RAI , duke ndjekur TV Beogradin e duke përpirë revistat Cahier du Cinema, Said end Saund, Bianco e Nero e gati të gjitha revistat kinematografike të Europës Lindore, që furnizonin rregullisht bibliotekën e Kinostudios nuk ndjeheshim të izoluar për çka ndodhte në botën e filmit. Përmes tyre mësuam ndër të tjera se Jirzhi Menzeli mori në vitin 1966 çmimin Oskar me filmin “Trenat e syrvejuar rreptësisht”. Ishte vetëm 28 vjeç.

Por udhëtimi im më i bukur erdhi pas 22 marsit të vitit 1992 kur Shqipëria u bë vend pluralist dhe ëndërronte të bëhej si gjithë Europa. Po kthehesha aty ku kisha studiuar e mësuar jo vetëm kinema po kisha njohur kulturën e një vendi plot tradita kulturore. Në javën e parë nga mëngjesi në darkë nxitoja të takoja sa më shumë shoke e miq. Në ditën e shtatë në anën tjetër të telefonit dëgjoj zërin e Jirzhi Menzelit që nuk la fjalë pa më thënë, duke më qortuar se si është e mundur që nuk e njoftoj se jam në Prage.

– O Jirko! Po ç’të të takoj. Ku une e ku ti! Ti je në qiell e unë një hiç kineast para teje.

– Lëri këto! Sot në orën pesë të pres në hollin e Teatrit në Shqepanska.

Dhe nuk e zgjati po mbylli telefonin.

Pata shumë emocion kur e takova. I tregova fije e për pe çdo gjë që kisha përjetuar në këto tridhjetë vite që nuk patëm asnjë mundësi të komunikonim. Për çudinë time më tha se nuk ishte habitur fare dhe se ai e gjithë të tjerët kishin kaluar kohë më të këqija.

– Nuk eshte e mundur i thashë. Mos u tall me mua…

– Ja ta them unë pse, -ma ktheu. Ju patët ç’patët e kishit ndërmjet jush. Ne nuk kishim mbi kokë vetëm bolshevikët tanë. Vetëm disa vjet patëm iluzionin e lirisë në Pranverën e Pragës kur medemek do ndërtonim Socializmin me fytyrë njeriu. Po pas asaj erdhi koha më e keqe. Tanket ruse përgjakën rrugët e Pragës dhe “miqtë” tanë sovjetikë na mbajtën në robëri plot 22 vjet. Ti do më thuash se ai Enver Hoxha juaj ishte më i keq se ai këpucari pijanec Klement Gotvald që pushkatoi tre anëtarë të Byrosë politike me Rudolf Slanskin në krye, Sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste Çekosllovake. E akuzuan si agjent të imperializmit amerikan. E pakët të duket ty të pushkatosh një zonje si Milada Horakova vetëm se kishte disa pikëpamje socialdemokrate. Më thuaj tani që s’kam të drejtë. Hajde e bëj filma të mirë në këtë robëri të dyfishte.

– Po mire, – e pyeta- si ndodhi atëherë në 68-ën kur 500 mijë çekë e sllovakë u larguan nga Çekia. Pse nuk ike në Perëndim siç bëri Formani, Ivan Paseri, Kundera, Viktor Knapi e plot të tjerë?

Jirzhi m’u përgjigj me sinqeritet:

– I bëra gati valixhet dhe në momentin e fundit thashë: Po çfarë do bëhet këtu po të ikim të gjiithë? Shkretëtirë kulturore? Dhe vendosa të qëndroj…

Nga ajo kohë nuk i ndërpremë lidhjet.

Rasti e solli që në vitin 1998 të shkoj në Pragë si Ambasador i Shqipërisë. Asnjëherë Jirkoja nuk harroi të më ftonte në premierat e përsosura teatrale që ai iu bënte regjinë. Peveçse regjisor filmi që ka marrë pafundësisht çmime në festivalet më prestigjioze të filmit, pasioni i tij më i madh është teatri. Ka vënë në skenë 100 pjesë teatrale në shumë metropole të Europës. E mailin që më dergoi pardje ma dërgoi nga Bratislava ku po vë në skenë një pjesë teatrale. Po para se të vijmë te letra le të kujtojmë dy vizitat e tij në Shqipëri.

E pyeta njëherë se si është e mundur që pas vitit 1994 nuk ka bërë asnjë film tani që ke liri të plotë krijuese.

– Të bësh film sot është stërmundim i tmerrshëm për të bërë montazhin financiar. Unë s’kam më fuqi të lutem e të lyp para poshtë e lart. Ndryshe është teatri. Po kinemaja është mikrobi më i pashërueshëm.

Ne vitin 2004 u dha lajmi: Menzeli vendosi të ekranizojë romanin e autorit të tij më të dashur Bohumil Hrabal. Romani “I kam shërbyer mbretit të Anglisë” do të bëhej film. Buxheti katër milion dollarë. Atë vit ndodhesha në Pragë duke përgatitur filmin “Trishtimi i zonjës Shnajder”. Të dy kishim nxitim të madh. Megjithatë u takuam vetëm një çerek ore dhe unë i dhurova librin e Hrabalit që e kisha përkthyer para pak muajsh. Dedikimi në të: “Shpresoj që mbreti i shqipëruar i Hrabalit të të sjellë fat”.

Në vitin 2008 ramë dakord me Anila Varfin, Presidenten e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Durrës, ta ftonim Menzelin me filmin e tij. Jo vetëm që e zbukuroi festivalin me filmin e tij, por  Juria Ndërkombëtare i dha “Gladiatorin e Artë” si filmi më i mirë. Me Ambasadoren çeke në Tiranë, Marketa Fialkova, e vendosëm që t’ia bënim Jirkos qëndrimin në Shqipëri sa më të këndshëm. Të tre, me teleferik, po ngjiteshim në malin e Dajtit. Për dhjete minuta askush nuk fliste. Jirko vëzhgonte peizazhin dhe më pas foli.

– Faleminderit Piro, që më solle në Shqipëri.

– Po pse? – e pyeta.

– Po ja, unë kujtoja se Shqipëria jote është një vend i bukur po e imagjinoja si një vend me ca barraka të vjetra e godina parafabrikate. Sa gjëra të bukura pashë e sa njerëz të mirë njoha.

E kisha marrë autorizimin nga Anila dhe i thashë:

– Ai Gladiatori që more e ka bishtin mbrapa. Kur të kthehemi në Durres Anila do të dorëzojë një zarf me pesë mijë Euro.

– Pesë mijë Euro nga shqiptarët e varfër për mua? Nuk pranoj… ose më mirë po i marr po do t’ia dhuroj ndonjë Fondacioni në Çeki. Dhe ashtu bëri. Që i pëlqeu Shqipëria e kuptuam kur u rikthye gjithë dëshirë në vitin 2012. Kësaj here si President i Festivalit në Durrës.

Se fundmi, vitin që shkoi lexova librin e tij autobiografik “Vitet e çuditshme”. Plot 420 faqe. Dhe në fund të librit shkruan:

Dhe unë mendoj se erdhi momenti ta ndërpres këtë shkrim… edhe kështu është libër goxha i trashë.

Për gjysmë shekulli më kanë ndodhur shumë gjëra. Se ç’farë ka ndodhur në këtë çerek shekulli do ta lexoni në librin tjetër. Mendoj se dhe ai do të jetë po kaq i trashë.

Fjala vjen për atë si i tundnim të gjithë çelësat që ta zbonim atë regjim. Dhe ç’ndodhi më pas. Me të mirat e të këqijat.

Apo për atë se si në prag të nëntorit tre drejtora përpiqeshin të më mbushnin mendjen ta anuloja firmën te manifesti “Disa fjali”.

Apo si kam bërë teatër në Polin e Veriut.

Do të mburrem se si në Festivalin e Berlinit nuk e besonin se filmin “Skrivanci” e kisha bërë njezetë vjet më parë dhe u bindën kur panë Vashek Neckarin plak të raskapitur (Film i ndaluar gjatë komunizmit dhe që pas njëzet viteve fitoi Ariun e Artë ne Berlin. shenim i im, P. Milkani)

Për këto dhe shumë ngjarje të tjera të cilat i kam harruar po ndoshta do t’i kujtoj, mund t’i lexoni në librin tim të ardhshëm.

Në se do ta shkruaj ndonjëherë…

30 komente në “Debati mbi filmat, broçkullat e Fevziut dhe tërheqja elegante e Agron Tufës”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    O Pirro dhe une qe te dija per burre te mençem, me ke diziluzionuar krejt. Une kujtoja se te paret qe do t’u vinte turp nga ato filma do te ishit juve vete, regjizoret, aktoret, drejtoret etj. etj. Ne vend qe te gezoheni qe po del dikush e po thote ta pastrojme kakën, juve vetë doni ta lini andej ketej qe te qelbet sa te mundet. Meqe ju e doni keshtu edhe mua e plot te tjereve nuk po na rruhet shume, kush ka qejf ti mbaje ere bythes tuaj akoma, le te vazhdoje ta beje. Vetem nje gje po deshet ta beni drejt eshte qe kur vdes ndonje nga juve te mos shpallet deshmor dhe hero kombetar per kontributet ne artet kombetare. Sa per filmat kush te doje le ti shfaqe e kush te doje le t’i shikoje.

    1. voica says:

      O Pirro, mos u merzit, se do te te lexojne edhe njerez si ky…..xhuxhumaku.
      Duket qe nga emri qe ka zgjedhur qe funksionon si kalama nga mendja…

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        Ty nuk te ndalon njeri ti marresh ere pordheve te kujt te duash, o voica, poica, piçka etj, etj.

        ….kurse emri qe ke zgjedhur ti ne te vertete nuk tregon gje fare, konkluzioni je nje hiç!

      2. Lugati says:

        para partizone morracake…sa shume paskeni qene mer plera parazitokrimimele

    2. Lugati says:

      bjeri qafirave pa meshire xhuxhumak…bjeri karakurvave kriminele te popllit shqiptar…bjeri klyshave serb te enver hoxhes…dushan mugoshes…dhe miladin popovicit

  2. skrapari says:

    Peeeefff te vjen per te vjelle me keto brockulla.Sa keq per vendin tim qe ka nxjerr keta lloj lepiresish qe prodhuan ushqim te thartuar.

  3. nord.al says:

    Ti megjith filmat tuaj te zhdukeni nje ore e me pare. Nuk keni bere asgje per kete vend pervec pordhe.

  4. Pedro i ri says:

    jo censures te asnje lloj krijimtarie artistike

  5. Marku says:

    Kisha kohe qe nuk lexoja nje shkrim kaq te bukur te nje specialisti dinjitoz ! Shqiperise nuk i mungojne intelektualet e vertete e patriote ! Faleminderit z.Milkani !

  6. voica says:

    Dhe nje verrejtje e kam per ty.
    Si arrin e merresh ti me Fevzon dhe Opinionin e tij….!?
    Aq me teper qe i ke kushtuar mbi dy paragrafe…. Turp!

  7. IP says:

    Zoti Piro Milkani,
    Kam patur dhe kam respekt per punen tuaj dhe te gjithe kolegeve tuaj te Kinostudios dhe Televizionit per perkushtimin tuaj, artin, sakrificat, pasionin e madh, punen e palodhur. Me filmat tuaj pasuruat kulturen shqiptare, pasuruat jeten shpirterore te shqiptareve, pasqyruat me shume dashuri e realizem jeten ne Shqiperi para vitit 1990. Nderime dhe respekt. Spektatori eshte ai qe vendos ne do apo jo t’i shikoje ato filma dhe fakti eshte qe ata vazhdojne te shihen dhe nga breza qe nuk jetuan ne ato kohe.
    Populli shqiptar pagoi faturen per ato filma ashtu sic pagoi me mundin dhe djersen e tij per cdo gje qe u ndertua gjate 50 vjeteve Nuk do merrem me injorantet dhe ata qe mbushen xhepat dhe vjellin vrer e vazhdojne e s’ngopen se shkatruari kete vend.
    Ne Shqiperi nuk u krijuan vetm filma, zoti Milkani. Ku ishit ju dhe pse nuk e hapet kurre gojen kur u shkatruan kryeveprat inxhinjerike te drenazhimeve, ujitjes, plantacioneve te pemeve frutore, pyjeve, tharjes se kenetave, hapsirave publike me gjelberim, uzinat, komplekset te gjese se gjalle, ku ishit ju kur shkatrohej shkolla, gjuha, muzeumet, varret e deshmoreve, monumentet histoike, vendet historike arkeologjia, kur luftohen e shkatrohen vlerat morale te shoqerise se shqiptareve, kur I ngrihen monumente satrapeve e tradhtareve te Shqiperise si asgjekundi tjeter etj etj etj. Ku ishit ju, po u bête nje dhe mbeshtetet qorazi, mbyllet syte dhe gojen, perderisa vepra juaj s’ishte prekur, duke I bere temena shkatruesve me te terbuar te vlerave te ketij populli e vendi. Ku ishit ju kur hidhej poshte Migjeni, Noli, Avni Rustemi, heronjte e luftes se dyte boterore, idealistet me te medhenj, atdhetaret qe sakrifikuan aq shume dhe ju shkatruan dhe varret… Ku jeni o njerez te cultures, artit, arsimit akademik? Jua them une: ne duart e A. Tufes, Fevziut Godoleve, berisheve… trishtim I madh

  8. Keli Tenaj says:

    Ketij palo Xhuxhumaku, dy fjale:
    Mllefin qe grumbullon pas atij pseudonimi, duke e shperndare ne helm, ktheja me mire vetes. Piro Milkani eshte nje kineast i shquar, me vlera te njohura. Kryediplomati ne Prage, me emrin dhe vepren e tij i beri nder vete vendit qe perfaqesoi. Njeri – qe eshte nder per kedo qe e njeh ate dhe vepren e tij. Larg njerzve te nderuar= palo Xhu…minj te fshehur skutave plot ere…

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Edhe ti o Koqe Tenaj degjoi keto dy fjalet e Plakut: Mos i nxirr tym Bythes kot, une s’kam asnje problem me Pirro Milkanin. Pirro Milkani, si njeri, qofte me nder, apo qeder si t’ia kete bere izen Perendia, mua nuk me hyn gje ne xhep. Si kineast, ca si puna jote thone qe eshte i shquar, une nga ajo ane mbase nuk marr vesh shume, po nje gje e di mire, filmat e tij dhe te shokeve te tij, mua nuk ma dheksin gjekundi, ti o Koqe Tenaj shikoi sa te duash e po deshe harro te hash edhe dreken duke i pare. Tani po deshe ja me gjej ne keto vrimat ku jam fshehur e me hiq nje brisk se me eshte rritur leshte shume e s’po del ndonje artdashes i socrealizmit te ma rruaje.

  9. Lida Al says:

    Ceshtja e filmave , teatrit, artit, letersise, kultures e dhe e cdo gjeje tjeter qe i takon asaj periudhe, si duket ka ardhur koha te behet me referendum e te mbledhim mendjen te gjithe, te gjykohen njehere e mire e te mos merremi me me keto ceshtje, qe megjithese kane kaluar mbi 25 vjet, mbeten gjithmone te diskutueshme e me debate te pafundme.

  10. EdvinTapia says:

    Tere jeten ky mashtrues Pipirrua ka nje nevoje fiziologjike urgjente qe nuk e kontrollon dot te haje ..mut po “profesionalisht” ama. Diagnoza eshte Movie Tourretes – ose nevoja extensive i gojes dhe zorres se trashe te citoje kuota nga filma te te tjereve, televizioni i te tjerreve , edhe muzika e te tjereve por sidomos nga kultura popullore ceke historite e se ciles i ka perjetuar qe te gjitha vete, kur studionte per kameraman ne Ceki. Dikush me lart thote “personalitet” qe zvogelohet meqe merret me Fevzon…hahaha kameraman ordiner qe mashtroi te gjithe si regjizor ka qene dhe eshte !!!!!! Por partia e vleresonte si njeri “i mbare” me formim te qendrueshem dhe nga kameraman mashtruesi u be regjisor. Eshte autori i filmave me te dobet te realizmit socialist. Por i sukseshem si Ambasadori i Paskal Milos ne Ceki per 5 vjet !!!!!

  11. bimbashi says:

    Ne jmei popull qe nuk meritojme as art e as kulture…ne vetem gure dhe hunj na duhen…Ne cdo brez ngrihen injorante qe te hedhin cdo gje qe eshte bere ne brezin e meparshem dhe kete e bejne per t’i dhene vlere vetes se tyre te pavlere. Jemi gjyhan vertete. Jo sa ka shume rendesi, sepse ka profesoret shqiptare vetem bajga mund te presesh te nxjerrin nga goja, por Sergiu Nicolaescu, qe ka bere shume filma me komunista mbahet ende si rregjizori m ei madh rumun. Jam i sigurte qe Godole ka pare filma pas ores 12 ne rumani dhe ai katrori i kuq i eshte dukur yll dhe ata pornostaret i jane dukur partizane me pushke ne dore. Nuk ka censure ne Rumani per filmat e para 89. Ata jane popull me kulture dhe profesoret e tyre i kane mendte ne koke dhe mendojne perpara sa flasin. Jemi per turp!

  12. Arjan says:

    Ketij vendi duhet thene e verteta tragjike qe luhet ne kurriz te tij qe po vritet cdo dite nga plehra politikane te ashtuquajtur demokrate qe po pasurohen dhe nuk kane Te ngopur klikat fashiste qe kane mberthyer Shqiponjen dhe po bejne Te pamunduren ta rrezojne .Ku Jane Shqipet qe frikesohen nga berisha basha apo edhe rama,pse nuk e ngrejne zerin por ja mbathin neper bote sa edhe xhuxhi ju ben presion.kemi rene kaq poshte sa merremi me filmat se I rregullume Te tjerat.Kesaj I thone qe kasollja po digjet dhe kurva krihet.

  13. Mentari says:

    Prisja nje pergjigje tjeter nga Piro por ne te vertet po me del nje Enverist qe kopjonte Stalinin ne cdo drejtin dhe ja atribonte vehtes se tij gjithmone lavderonte vehten e tij.Piro mjaft me “Dijenite” e tuj per Kunder-revolucionin (Rebelimin) Cekosllovak sepse ajo ishte gjell Sllavesh etj.Cfar ndryshimin ka nje Sllav Cek me nje tjeter Sllav Rus? qe te dy kane culture primitive,botkuptim primitive por fati I Cekise eshte gjendja Gjeografike se ndryshe qe te dy ata popuj jane Sllave qe e kane future ate Europe qe jetojme edhe neve ne dy luftera boterore sepse jane dyndjet (Pushtimet)Sllave ata qe krijojne Ferkime (Luftera)ne Europe.Mjaft me me primitive Sllave.

  14. Para Laci says:

    A skeni pune tjeter qe merreni me filmat? Shkoni e votoni vetingun… kjo do ishte pun e mir. Sa per filmat e monizmit vetem ata qe kan jetuar ne ate kohe mund ta marrin mundimin ti shohin se te rinjt e kan mendjen te filmat porno e jo te “lulekuqet mbi mure”.

  15. j koreshi says:

    zoti piro mikani, mos trego shume educate me kete lloj plehu.

    o perendi perse I braktise shqipetaret.
    cjane gjith keta te semure mendore.
    ndalni aty, mos jepni keshilla.
    ju qe nuk jeni ne gjendje te komentoni nje veper artistike.
    ju, plerat e cdo shoqerie, kerkoni censure.
    bajga, spiune den babaden,me renje e me dege.
    familje te degjeneruara. mbeturina otomane te sultan murtajes.

  16. xhuxhumi says:

    C’merre me idiotet o Pirro! Ku ti e ku ata.
    Varferia te zbath breket … e jo .. mendjen. Ketu ka arritur kombi yne.

  17. rigoni says:

    Jam dakord me mendimin e ” Lida Al ” pyetni popullin,eshte e zgjidhur kjo pune.Apo te pyesim ballistat e nazistet!!!!!!!!!!!!!!!!!

  18. D. Didani says:

    Zot si do i veje halli vendit tim! Edhe kur flet kaq bukur dhe kaq qarte nje kollos i kinematografise si Piro Milkani,perseri do gjenden ca injorante qe politizimi u eshte futur ne qarkullimin e gjakut dhe ju helmon trurin dhe zemren…Nuk ka argument qe tua embelsoje gjakun,tju heq helmin nga gjuha,te fut ne trurin e tyre argumentin e kulturuar,te heq nga fjalori i tyre banalitetin,te heq nga zhargoni i fjalorit te tyre meskinitetin,te shikojne me objektivitet dhe gjakftohtesi dialektiken e zhvillimit te epokave dhe sistemeve sociale,te pranojne me kulturen e duhur dallimet qe ka njerzimi ne zhvillimin e tij ne perputhje me sistemin social qe jeton,te pranojne historine qe zhvillohet ne kohen reale dhe jo ne “te ardhmen” dhe ate nuk ka force qe mund ta shtremberoj dhe ta mohoj! Filmave te kohes se MONIZMIT nuk mund tju heqish asnje setence,ato jo vetem qe jane realizime artistike brilante ,per kushtet qe ato jane realizuar ,por ato jane pjese e historise! Gjykimin e filmave te asaj kohe e ben populli dhe nuk e ben asnje individ i prekur direkt apo indirekt.Vendime per te fshire nje cope histori as referendumet nuk e bejne dot…Ato gjykohen sipas pikpamjeve qe ka seicili,dhe kushdo eshte i lire te jap mendimin e tij ,por askush per te marre vendime!Kush nuk ka pune per te bere ,le te luaj domino!

  19. eg says:

    Xhuxhumakun nuk e ka lene zoti vetem xhuxh nga trupi por edhe nga mendja.
    Dhe jo vetem kaq por e ka lene pa floke,e ka bere rrumbullak dhe dhembe prishur.
    Rol negativ ne film, rol negativ dhe ne jete.

    Gjynah!
    Shume padrejtesi i jane bere xhuxhumakut.

    E kush thoni ju eshte fajtor per fatkeqsite e xhuxhumakut?

    Kane faj te gjithe, por sidomos Enver Hoxha dhe filmat shqiptar.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Po deshe ti xhuxhumaku ta kalizvarron vërrën, si perpara ashtu edhe prapa, ty edhe Enver Bythos. Per filmat shqiptare, ta kam sqaruar mor bir, kush te doje t’i shikoje e te kenaqet, secili ha ate qe i pelqen. Ja psh, ty te pelqejne filmat e socrealizmit, shikoji e kenaqu. Edhe pula kenaqet kur ha mut, po kjo nuk domethene qe edhe ne duhet te hame mut. Apo jo??

  20. astrit says:

    Per nje gje do mbaheni mend ju artistet e realizmit socialit, qe nuk patet guximin e qytetarine ti kerkonit ndjese ketij populli.

    1. Realist ! says:

      Astrit, pash zotin, cka ke ne at kry, tru a kashte ?! Per cfare more te kerkojne ndjese artistat e asaj periudhe ?! Per ate qe punonin thuajse falas dhe me perkushtimin ma te madh ?! Qe na knaqin zemren e shpirtin edhe neve qe kemi lindur pas viteve ’90-ta ?! Ata nuk vrane e bene krime more derdimen, bene vetem; ART !

  21. Fatmir Lohja says:

    Referendumi artistik eshte bere e vazhdon te behet nga lexues,shikuesi çdo dite.Ato qe vlejene jane ne treg.Ato qe nuk vlejne jane te rrethuara nga rrjetat e merimangave,pluhuri i harreses.Mua me habit nje fakt.Pse nuk ka ngritje cilesore te artit ,ku censura dhe autocensura nuk ekzistojne!?

  22. victor says:

    Në demokraci lënien apo mos lënien e një produkti,filmi, treni, autobusi, avioni etj e vendos tregu dhe jo dëshira apo mos dëshira e njërit apo tjetrit. Në rast se prodhohen filma me të mirë sot spektatori nuk është më I interesuar ti shohi ato filma dhe keshtu ato filma I kalojnë historisë. Në rastin si po diskutohet në kalojmë nga diktatura komuniste, në diktaturë demokratike.

  23. Anesti says:

    Problemi me filmin shqiptar eshte per produktin e diktatures dhe jo per filmat e rinje. Nese Milkan kerkon te abuzoje semantikshte qe duke meshteture diskutimin e filamve referuar si shqiptar e turqe, e ka gabim. Ketu flitet per dy epoka te ndryshme,ku njera perendoi dhe merr me vete dhe produktin kulturore te saj dhe tjetra e sapo lindur qe sigursishte kerkon nje program te shendetshem per te pergattru njeriun e tregut te lre kapitlist. Ne deri me sot kemi ndryshuar kushtetuten, ligjet e mardhenieve kapitaliste te njerezve te lire, por ne nuk mund ti zbatojme ato me mendesi dhe vetedije te diktatures, njeriun e luftes klasore, njeriun e punes dhe kontributit te perbashket, njeriut qe pret cdo gje ta bej shteti partia, kur duhet njeriu qe merr vete ne dore fatin e tije. Dikur ishte turp Prona private, biles denoheshe dhe presekutoheshe, sot eshte ndere, puna dhe prona., Dikur u tallem me moralet fetare, sot eshte detyrim qe te formohesh moralish sipas nje morli fetare europian. Pra filmi e mban shoqerine te lidhur me te shkuaren, ne nje kulture dhe mentallitet qe bie ne konflikt me rrealitetin qe jetojme. Sot jemi ne integrim per vete faktin se duhet te ndryshojme njeriun format i komunistit, me njeriun e lire te kapitalit. Keshtu me vjen keq, por Milkani flet emocionalishte dhe aspak politikishte dhe seshte aspak rracional per ate c’ka flet. Megjithate ketu nuk diskutohet me i hedhe poshte keto filma, por te jepen me karar dhe me nje parathenie qe publiku ti trajtoje si studim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje