Fjalimi emocionues: Kur Mariza Lino i betohej shqiptarëve për besnikëri të SHBA-ve, ndërkohë që vendi digjej nga Berisha

29 Mars 2017, 18:29Dossier TEMA

Shqipëria ishtë në flakë gjatë ditëve të fundit të marsit ku ishte shënuar mbytja e anijes shqiptare “Katri i Radës” prej asaj italiane “Sibilla” në “Otranto” duke shkaktuar dhjetra të vdekur, ndërkohë që shënohej edhe masakra e Levanit ku u vranë 24 veta në vetëm dy orë.

Ndërkohë, maxhoranca e asaj kohe me në krye Sali Berishën kishte filluar të shpërndante fjalë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po komplotonin kundër Shqipërisë, duke shkaktuar ngjarjet e vitit 1997.

Në këtë kontekst, ambasadorja e SHBA-ve në atë kohë në Shqipëri, Mariza Lino, bën një deklaratë të fuqishme për publikun shqiptar, duke i rikujtuar se Amerika do të gjendej gjithnjë pranë shqiptarëve.

Albeu.com risjell në vëmendje deklaratën e datës 27 mars 1997 të ambasadores Lino, ku u ajo shpjegon shqiptarëve ndër të tjera edhe faktin se përse zyrtarët e SHBA-ve kishin kundërshtuar qasjen ndaj maxhorancës së drejtuar nga PD-ja ndaj zgjedhjeve të 26 majit 1996, ku pati vjedhje masive.

Deklarata gjendet në arkivën e Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe mbart nota emocionale, të pazakonta për një diplomat.

Deklarata e plotë

Ashtu siç janë në dijeni të gjithë shqiptarët, miqësia shqiptaro-amerikane është e hershme. Është një marrëdhënie speciale e ndërtuar mbi të njëjtat ideale dhe qëllime, një etje e përbashkët për liri dhe demokraci.

Kjo marrëdhënie speciale pasqyrohet edhe nga qasja e Presidentit Ëoodroë Ëilson ndaj shqiptarëve. Por, ka edhe shumë kontribuues të tjerë në raportet shqiptaro-amerikane, siç është për shembull Hary Fultz, ai që ngriti shkollën në fjalë.

Pak kohë më parë, ne patëm rreth 80 vullnetare të Korpusit të Paqes që punuan krah për krah me shqiptarët në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Programi ynë i ndihmës ka dhënë kontribut pozitiv në jetët e shqiptareve nga Shkodra në Gjirokastër dhe nga Vlora në Korçë si edhe zonat mes tyre.

Ne kemi punuar me student; fermerë; avokatë; njerëz që duan të ngrenë biznese të vogla; gjykatës; mësues dhe shumë të tjera nga fusha të ndryshme të jetës.

Ashtu siç kemi theksuar edhe në një qendrim tonin tek Zëri i Amerikës, qëllimet dhe objektivat tona në Shqipëri janë dhe kanë qenë të qarta dhe të pastërta.

Ne mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi. Ne duam të ndihmojmë në demokratizimin dhe implementimin e tregut të lirë këtu. Këto objektiva janë të qarta dhe lehtësisht të kuptueshme.

Edhe fëmijet në djep e kuptojnë diferencën mes të votuarit duke qenë të lirë dhe të votuarit nën terror dhe dhunën e armës.
Kur ne e kritikonim qeverinë shqiptare më parë (zgjedhjet e majit 1996 sh.r), ne e kemi bërë këtë shumë hapur.

Edhe qeveria shqiptare e bëri publik qendrimin e saj. Ndërkohë, kemi punuar gjithnjë sëbashku për të riparuar atë që u prish me qëllim ndërtimin e institucioneve demokratike.

Por, kriticizmin tonë ndaj qeverisë shqiptare për çështjet në fjalë, disa menduan që ta lexojnë si një agjendë të fshehur tonën me qëllim shkatërrimin e Shqipërisë. Ata janë duke vepruar gabim, dhe mendoj se çdo shqiptar i thjesht që ka qenë në kontakt me ne apo programet tona e ka kuptuar këtë shumë më mirë se sa disa politikanë të papërgjegjshëm, të cilët duan që të ndezin situatën për qëllimet e tyre politike.

Unë do të vazhdoj të bëj thirrje për ndalim të dhunës. Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Pajtimit Kombëtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje