Basha dhe ‘maskarenjtë e mëdhenj’, Soros e Konfuc

30 Mars 2017, 09:27Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Kam qenë shumë i vogël atëherë, ndoshta në klasën e dytë të fillores. Radioja buçiste nga mëngjesi në darkë thuajse vetëm me një lajm. Të gjithë të intervistuarit, fëmijë apo të rinj pleq apo plaka, mallkonin një rrezik të madh që i kanosej mikut tonë të dashur e të shtrenjtë, Kinës së madhe popullore. Ishte Konfuci që kishte thyer ideologjinë marksiste dhe  me tezat e tij të lejimit të njëqind luleve apo njëqind shkollave, po helmonte jo vetëm Kinën  e madhe, por edhe Shqipërinë e vogël. Se si e bënte këtë punë këtu në Shqipëri asnjëri nuk e dinte, por fjalët duheshin thënë dhe duhet t’i thoshe mirë për të mos përfunduar si i dënuar pastaj për agjitacion dhe propagandë.

Kohë më vonë e mësova, se Konfunci kishte rrojtur mijëra vjet  më parë dhe gjullurdia bëhesh në emër të Revolucionit kulturor kinez të cilin Maoja apo Timonieri i madh sapo kishte hedhur në skenë për të larë llogaritë me kundërshtarët e tij.

Shakara të tilla në Shqipërinë e gjorë kanë ngjarë realisht edhe pas rrëzimit të komunizmit… Në referendumin e njohur të ’94-ës, Berisha kërkoi të aprovonte Kushtetutën e re. Gazetari RTSH-së, pyeste një plakë rrotull të 100-tave, se a e kishte lexuar Kushtetutën e re dhe si i dukej ajo.

Më ka mbetur në mend përgjigjja legjendare e plakës… “Mirë shumë e kanë bërë,- tha. – dhe akoma më mirë do na e bëjnë..”

Megjithëse në fundin e jetës së saj, plaka kujdesesh me intuitë gjeniale që Balzaku do ta quante instikti i vetmbrojtes, apo siç e quajnë në shoqëritë tona evropiane interes personal.

Shakatë e mësipërme duket  se po përsëriten thuajse në mënyrë identike edhe tani që ka njëzet e pesë vjet që jemi shkëputur nga komunizmi. Armiku i madh që po kërcënon jo vetëm Kinën e madhe popullore e Timonierin e madh, po edhe Amerikën demokratike të Trampit nuk është Konfuci, por Sorosi..

Rreziku që vjen prej tij është aq i madh sa duhet lajmëruar jo vetëm Trampi, por gjithë Evropa. E keqja më e madhe është se ai po bashkëpunon në këtë komplot të madh edhe me Tiranën zyrtare.

Që një shaka e tillë banale, të vijë nëpërmjet gojës së doktor Berishës, kjo nuk ka asgjë të keqe.

Së pari, ai i përket vetë atij brezi që e njeh mirë politikën e kohës së atëhershme dhe si çdo njeri normal në këtë botë, u rrëfen të tjerëve eksperiencën personale, apo çfarë ka mësuar në jetën e gjatë të tij.

Së dyti .. këtë e thotë shpesh edhe vetë me shaka apo gjysmë shakaje, ai ashtu si Berluskoni, u flet atyre që kanë nevojë të dëgjojnë gjëra të tilla. Pra u flet thjesht militantëve.

Habia vjen kur këtë lloj propagande e dëgjon nga pasardhësi, i cili është edukuar në shkolla perëndimore dhe ku mund të të marrin për qesharak kur thua gjëra të tilla.

Shoqëria shqiptare, ajo e vjetra ashtu si dhe unë, e njeh mirë domethënien  e shprehjeve të tilla luftarake apo agjitative. Kjo veçanërisht kur vjen nga vendet komuniste. Veç Berishës në këtë lojë qenka dhe Orbani i Hungarisë, që një pjesë të ngritjes së tij në fushën e politikës ja atribuon ndihmës së vetë Sorosit.

Orbani ka vendosur të mbyllë një universitet që mban emrin e filantropit të madh.

Në emër të luftës kundër këtij rreziku janë përzierë të majtë e të djathtë, po gjithsesi ish-komunistë apo komunistë të konvertuar që Haveli i madh i quante më të këqinjtë e komunistëve…

Në këtë shaka është përzierë dhe udhëheqësi i opozitës shqiptare. Çfarë bën realisht? Përcjell direktivat e komitetit central që faktikisht duket se ka në krye ende doktor Berishën?
Tallet nga pak edhe me atë vetë duke bërë sikur bën të bindurin dhe të zellshmin për gjithçka ?

Më duket se Mero Baze, kishte shkruar sot a dje, se edhe vetë Basha, si edhe një pjesë e intelektualëve këtu kanë përfituar nga ndihmat e Sorosit. Ajo ka qenë realisht prezente në Tiranë këto njëzet e pesë vjet në periudha të caktuara.

Mos po bëj ndonjë shkrim pro Sorosit ?

Jo, ndoshta jam i vetmi nga shtypi i shkruar që nuk kam marrë asnjëherë ndihmë nga ai. Në 1995, kam shkruar dhe një shkrim me titullin ‘Banda e Sorosit në Tiranë’.

Për mendjen time, ndihma që dha atëherë ishte gjithsesi jo vetëm e çmuar, jo vetëm në ngritje shkollash apo ambientesh të tjera edukative, po bashkë me të solli dhe në Tiranë dhe një numër njerëzish që nën këtë ndihmë realisht nuk bënë asnjë për vendin. Praktikisht krijuan një elitë artificiale e cila jo vetëm nuk ishte në gjendje të përçonte idetë e Shoqërisë së hapur, por u bë mbështetja më e madhe për vetë pushtetin e Berishës, apo të Nanos që erdhi pastaj. Akoma më keq. Shërbyen për të informuar të huajt në mënyrën më të keqe të mundshme për situatën që të dukej sa më rozë që mundej..

Por, a shërben kjo histori për të mallkuar Sorosin siç mallkonim dikur Konfucin?

Filantropi i madh që ka dritëhijet e tija në këtë periudhë kolosale aktivitetit edhe për shkak të jetëgjatësisë fizike, dihet që është përkrahës i Karl Poperit apo një nga të fundmët e Rrethit të mëdhenjve të Vjenës që shoqëroi periudhën e viteve ’20 – ’30 në Evropë.

Nuk më përket mua të vlerësoj sa e madhe apo e vogël është filozofia e Poperit, apo realisht jam i vogël në ide a pikëpamje për të bërë kritikë mbi këtë filozofi.

Ajo që të ngjall ndjenjë neverie është ripërtëritja e filozofisë së vjetër enveriste që vazhdon të udhëheqë këtë shoqëri të mjerë edhe pas njëzetë e pesë vjetëve tranzicion.

Ajo vazhdon të përsëritet po siç thotë Hegeli, i kësaj radhe jo më si tragjedi, por si komedi.

Pak përpara se të zgjidhej Trampi, kryeministri i tanishëm u shpreh zyrtarisht kundër tij. Të gjithë në Tiranë heshtën, por sapo Trampi u zgjodh e gjithë mizëria e shkollës së vjetër që tani është konvertuar nga e majta në të djathtë, ju vërsul Ramës. Shpresa e madhe ashtu si dhe tani është që shoku Enver , më falni zoti Tramp, do t’i kërkonte llogari Ramës. Priteshin emisarë që si dikur,instruktorë të Komitetit central, do t’i shkulnin dhëmbët kryeministrit të Shqipërisë..

Në lidhje me këtë situatë ju referova time ti që tanimë në pleqërinë e thellë, siç e ka zakon  u përgjigj më shkurt se zakonisht kur e dëgjoi një histeri të tillë.

Vërtet mendon se do të merret Trampi me këtë punë ?

Kësaj i thonë që në fshatin Msickë që një zot e di se ku bie, e kanë sharë kryetarin e madh të dynjasë… kur ai lëftonte të bëhesh i tillë.

Në të vërtetë qoftë historia e Konfucit, apo e Trampit, duhet të kishte zënë vend në ndonjë fejton nga ato që shkruan Filip Çakuli e jo më shumë. Këtë mendon kur shikon Bashën që vazhdon ashtu si dhe Berisha me të njëjtin entuziazëm të luftojë poshtë e lart për të denoncuar këtë armik të ri e të madh që i kanoset Amerikës demokrate ..

Po nuk kemi çfarë të bëjmë. Jemi mbeturinat e një epoke që duhet ta paguajmë edhe këtë budallallëk. (Konica.al)

11 komente në “Basha dhe ‘maskarenjtë e mëdhenj’, Soros e Konfuc”

  1. kume peza says:

    Zoti Nazarko je mjaft i sakte dhe me kembe ne toke.

    1. Piro says:

      O Nazarko! Po si ka mundesi qe Kolonja te nxjerre njeheresh nje te mencur e nje budalla. I bej te fala Ylli Rakipit.
      Te fala nga Drenova

      1. Skypion says:

        Korrupsioni i pakufi dhe inkriminimi i tmerrshem i Rames dhe “rilindjes” se tij,kriminelet ne majat e pushtetit dhe drogezimi i vendit,ka lene ne hije nje nder aspektet me domethenese te derexhese ku eshte katandisur qeverisja e tij.
        E ky ka te beje me tufen e avdalleve,injoranteve dhe batakcinjeve qe e mbeshtesin ate;qe jane zemreku i propagandes se pushtetit kriminal.
        Kete skote te peshtire,une i kam quajtur Bashibozuke Mediatike.
        Nje nder to eshte edhe analisti popullor,qe une e quaj avdall-analist( per matuferine e tij atipike),fshatarin qe ka hapur nje portal me nje emer fisniku, Shpetim Nazarko.
        Kam shkruar edhe me pare per kete tip komik,per nje arsye qe me intrigon perhere: ai thote se eshte nje ish-i persekutuar politik nga regjimi komunist,qe instaloi ajo parti,te cilen, emerndryshuar, ky avdall e mbeshtet sot!Me c’duket per kete gjysembudalla,na paskesh mjaftuar vetem ndryshimi i emrit nga Parti e Punes ne Parti Socialiste,qe jo vetem t’i shlyhen te gjitha krimet dhe mekatet e saja,por edhe te perbeje nje arsye te forte per ta mbeshtetur,sot!
        Nuk eshte i vetmi.E kemi thene edhe kete.Ka edhe te tjere si ky (Ngjela,Muc Nano prsh).
        Qe do te thote se kemi te bejme me nje fenomen.Nje fenomen tejet i cuditshem,i pa ndodhur asnjehere me pare e tani dhe ne asnje vend ish-komunist.Eshte rast,besoj,qe do te merret patjeter ne studim,heret a vone,nga sociologet e botes.Eshte me te vertete nje fenomen shume i cuditshem,qe tregon se deri ne c’shkalle e degjeneroi,e shperfytyroi dhe e percudnoi qenien njeri,regjimi komunist ne Shqiperi.
        Kemi thene ,gjithashtu,qe ky fenomen i cuditshem,qe le pa goje gjithe te huajt qe njihen me te,nuk shpjegohet vetem me te famshmen Sindrome te Stokholmit.Sepse,efekti i saj eshte i kufizuar ne kohe;efekti i saj,eshte per periudhen fill pas pesimit te dhunes;nuk zgjat per vite,e aq me pak per dekada te tera,sic ndodh ne rastin tone.
        Arsyeja kryesore ka qene egersia e pashoqe e diktatures,shtrirja e gjate ne kohe.Kjo eshte e kuptueshme.Por,e pamjaftueshme,megjithate.
        Une kam “zbuluar” edhe nje arsye tjeter.Eshte nga ato tabute shqiptare.Eshte KRAHINORIZMI.
        Pikerisht pse eshte tabu,kjo anashkalohet nga analistet dhe gazetaret serioze,qe e perbuzin nje fenomen te tille,si ne gazetari ashtu edhe ne politike.Megjithese,aty-ketu,si padashka dhe shkarazi,ka qe e permendin,ne formen e terheqjes miqesore te verejtjes,qe u bejne kolegeve te tyre qe vuajne nga krahinorizmi( prsh,Lubonja,kam vene re,megjithese jo drejtperdrejte dhe me njefare dashamiresie,t’i “terheqe verejtjen” Muc Nanos,per krahinorizmin e tij agresiv).
        Une nuk e kam kerkuar kete arsye,qe te jem i sinqerte.Eshte ajo qe me ka dale para syve,perhere kur kam degjuar apo lexuar kete kategori.
        Jane bere aq shume raste,dhe aq te shpeshta,sa nuk mund te mos me krijohej bindja se kemi te bejme me nje fenomen.
        Dhe,me te vertete,po te vini re me kudjes,te gjithe mbeshtetesit e Rames,”rilindjes”,Partise Socialiste,nga kjo kategori,ne shumicen e tyre derrmuese,me ndonje perjashtim shume te rralle,qe sic dihet e perforcon rregullen,,jane nga ajo krahine,ku supozohet se kane rrenjet socialistet dhe socializma shqiptare.
        Ajo qe eshte e shemtuar tek ky soj,eshte se jane shume agresive.Jane,sic thote ajo shprehja,me katolike se Papa;qe do te thote,me socialiste se socialistet.
        Edhe kete kohe,kur socialistat ne pushtet jane demaskuar keqas,te vetmit qe e mbrojne me zell,jane pikerisht nga ky soj,domethene nga krahinoret.
        Keta,jane ose socialiste tradicionale,ose ish-te persekutuar,qe normalisht do te duhej te ishin armiq tradicionale te tyre.Por,jane bere bashke ne kete pike.
        Krahinorizmi i ka bere bashke.Eshte kjo arsyeja,se pse Partine Socialiste e konsideroj,dhe kete e them me bindjen me te plote,si parti krahinore.
        Aq i forte ka qene dhe eshte krahinorizmi si tipar ne Partine Socialiste,sa edhe kundershtaren e saj Partine Demokratike,e ka vene ne nje situate te padeshiruar prej saja,te nje lloj detyrim-percaktimi.
        Kush do t’i perfaqesonte verioret,qofte ne perfaqesimin ne parti qofte si elektorat kur, kundershtari ishte pozicionuar qarte qe perpara 50 vitesh,si nje parti thellesisht krahinore??!!
        Duke krijuar keshtu nje situate absurde,ku krahinoret e vertete te tregojne me gisht vendin ku te kane pozicionuar me pahir!
        E megjithate,Partia Demokratike,eshte shume me pak krahinore se Partia Socialiste megjithate.Mjafton te shohesh statistikat zgjedhore ku, bie fjala,diferenca mes PS dhe PD ne Gjirokaster eshte shume me e madhe ne favor te se pares,sesa diferenca mes tyre ne favor te se dytes,ne Kukes.
        E njejta gje edhe me Fier- Shkoder apo Berat-Diber.
        Shpetim Nazarko,i persekutuari i pretenduar,eshte krahinor.Aq e forte eshte ndjenja e krahinorizmit tek Nazarkua,sa e ben te mbeshtese dhe fort madje,vete persekutoret e tij,vetem e vetem se i ka nga fshati i tija …!!!
        Ketij,or tungjjateta,i thone percudnim!
        Vetem ky fakt mjafton,per te te demoralizuar,gjer ne ate pike,sa te thuash: nuk behet ky vend!

        1. ta says:

          e mor sale qe ste bene dhalle.

  2. Vjosa says:

    Jemi nje vend me aq pak siperfaqe e popullsi sa nuk na njeh kush. Cuditrisht meremi me politiken e botes, diskutojme me kopetence per ameriken, kinen etj dhe harrojme se jemi askushi qe s’na pyet kush. Nje megalomani qe na ka mbush mendjen se jemi rrace e zgjuar e qe meriton te meret jo me vogelsirat e veta, po me hallet e medha te botes. Prandaj jemi keshtu sic jemi.

  3. artan says:

    U ka blere si “package” Rama ju?! Te dy vellezerit ne nje deal?! Blej nje merr dy?! Lol…boll se na cate t…te dy..ty ste njoh yt velka (I riu) fundrine ishte edhe ne shkolle)…

  4. votren(prifti spanjoll) says:

    Me pelqen analiza qe u ben pjeses me te ndyre(kumunisteve te konvertuar dhe spiuneve),te diktatures.

  5. duno says:

    TI Skypion ndoshta haron arsyen kryesore perse Shpetua i Nazarkove e mbeshtet kaq shume Edvinin e Kristaqit. Mese nje here Shpetimi na e paraqet veten si apostull i Driteroit e me qe Ndriti i ka dhene mbashtetje pa kufi Edvinit edhe SHpetua nuk ben dot ndryshe . NJe personazh i Driteroit thoshte se une vete aty ku shkon xhaxha Bamka , keshtu edhe ky shkon aty ku vete xhaxha Ndriti ,Mentalitet katundaresh .

  6. krysho ludovik says:

    ore cbenet mo me ata futbollistet e isisit dmth kombetares shqipetare
    kush u bie me qafe atyre mo se ata jane qengja
    o nazarko po cbenet kshu nga maqedonia bre birazer
    se ti do beje big al-bananistanin me minoranca bullgare greke e serbe po te ikin minorancat mo gjyzel

  7. Tropojani says:

    Shume drejt z Nazarko nuk dine ku te hidhen,furtune ne gote,çfar te gjejne e çfar te thone .Zhurme ti shpetojne drejtesise se re te rinovuar.Nje here 1000 kontejere me plehra e nje here Sorosi e radhes tjeter rreziku nga Amerika e Europa se na moren pavaresine e shtetit made in Viçidol te formuar nga Berisha,,,,,,,,Qesharake apo anti Europjane ,,,,….Te pengosh integrimin e vendit ne Europe kaq hapur qe e kemi dashur ne shekuj!!!!

  8. Arber says:

    Ore ky Nazarlo eshte injorant apo ashtu ja do puna? Si me Sorosi qenka nje njeri qe merret me punet e katundit te Tiranes? A ka degjuar qe ka qene financuasi me i madh i fushates se Bill Klinton, i gruas se tij, i Obames i Xhon Kerit. Per cfare i jep ai gjithe ato para po nuk qe per te ndikuar ne politikberje? A e ka ideane sa Media, sa organizata financon Soros ne gjithe boten? Per cfare filantropie behet fjale kur ky njeri njihet si spekullant i pameshire, e gjakpires i pasurise kombetare te shume vendeve? Ae di ky myteber se Soros financoi “revolucionet me ngjyra” ne Europen Lindore? A e di e ato organizatat qe perhapin urrejtje racore si Black Lives Matter e marshimet e grave bullfiqe ne Washington financohen nga Soros. A e di ky se Soros eshte nje nga financuesit me te medhenj te promovimit te homoseksualizmit? Dhe te vijme te katunaret tane. Nuk i ben pershtypje se zagaret e Soros si Rama, Veliaj, Bushati, Mazniku e te tjere kane marre pushtetin? Se gazetaret ne xhiro jane gati te gjithe pjella te tij? Cfare kerkon te thote me ate se edhe Bsha ka marre para per tu arsimuar nga Soros? Edhe Viktor Orban mori burse 1 vit per te studjuar ne LSE por i vuri drune Sorres. Sipas ketij birbos kush ka ngrene corbe nga Soros duhet ti rrije besnik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje