Kuvendi voton projektligjet, Kodi i Procedures Penale kalon me 88 vota

30 Mars 2017, 14:40Politika TEMA

Kuvendi  ka votuar sot ndryshimet në Kodin Penal me 88 vota pro si edhe një sërë ndydhimesh të tjera.

Deputetet e PS-së, ­LSI­-së, PDIU-së, kane miratuar 7 nga 27 projektligjet e Reformës në Drejtësi që kërkonin shumicë të cilësuar.

Në votimin e hapur për rendit të ditës,  mazhoranca i ka kaluar 84 votat.

Ligjet e paketes se reformes u votuan dhe nga Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, deputetet e partise se re LIBRA.

7 projektligjet e reformës që u miratuan: “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”

“Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”  86 vota pro;

“Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”88 vota pro;

“Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” 88 vota pro;

“Kodi i Drejtësisë për të Mitur” 88 vota pro;

“Kodi i Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë” 87 vota pro;

“Ligji për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve; administrative” 88 vota pro;

“Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë” 86 vota pro;

Projektligji për lirimin e frekuencave dixhitale 86 pro Projektligji “Për nëpunësin civil të ndryshuar” 87 vota pro.

1 komente në “Kuvendi voton projektligjet, Kodi i Procedures Penale kalon me 88 vota”

  1. Kritiku says:

    Kur eshte votuar kjo Partia e re “LIBRA” qe te perfaqesohet ne Kuvend me deputete? Perse shkelet ligji duke mbajtur si deputete, njerez qe nuk jane votuar dhe kjo parti as qe ekzistonte kur u bene zgjedhjet ne vitin 2013? Perse duhet qe te paguajne taksapaguesit dy deputete, te jashteligjshem?
    Ashtu si edhe Nishani, qe eshte nje President “ne te zeze”, ashtu edhe dy pjestaret e “LIBRA-s”, jane ne te zezë. Perse nuk del nje jurist dhe te kerkoje zbatimin e ligjit?
    Injoranca eshte ajo qe e mban prej fyti zhvillimin e Shqiperise.
    Perse nuk e ngre njeri kete problem kaq te madh, qe shkelen ligjet me te dy kembet, ne mes te dites dhe asnjeri nuk denohet?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje