Dhe Meta kundër ligjit të Arsimit të Lartë: Të reflektohet, cenon dijet e të rinjve

31 Mars 2017, 18:06Sociale TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur zyrtarisht rezerva për ligin e Arsimit të Lartë.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë prezantimit të programit të LSI­së për Arsimin, u shpreh se ligji për Arsimin e Lartë nuk arriti atë që pritej.

Sipas tij, ligji ka nevojë për reflektimin e shqetësimeve të shprehura nga studentët dhe grupet e interesit, në mënyrë që asnjë student të mos mbetet jashtë dyerve të universitetit.

“Për ne çështja e suksesit të një ligji nuk ka të bëjë thjesht me statistikat se sa studentë ngelen të kënaqur apo të pakënaqur, por për në është i rëndësishëm edhe suksesi i ligjit në mënyrë që asnjë i ri asnjë e re të mos ndjehet i lënduar në mënyrë të padrejtë.

Është e rëndësishme të reflektohen të gjitha ato opinione dhe shqetësime të cilat janë shprehur edhe nga universiteet edhe nga studentët, edhe nga grupet e interesit dhe unë besoj se kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh Meta.

Gjatë këtij takimi me studentë, Meta tha se LSI mbështet programin finlandez për Arsimin i cili sipas tij është një sistem i integruar dhe i unifikuar nga arsimi parashkollor në atë universitar.

“Do të mbështesja idenë që kemi nevojë për një sistem sa më të integruar, sa më të unifikuar nga sistemi parashkollor deri në atë universitar. Modeli finlandez është i vlerësuar dhe më rezultativi, s’është e lehtë ta implementosh në një terren tjetër, por jemi të ndërgjegjshëm që Finlanda në saj të kapërcimit të sistemit të arsimit, ka arritur të jetë brenda një kohe të shkurtër, një nga vendet më të zhvilluara të europës, pavarësisht nga resurset e kufizuara natyrore që ka.

Të shkojmë drejt një sistemi arsimor që ndihmon të rinjtë që të mësojnë dhe të memorizojnë. Pasi memorizimi është një sëmundje që ka sistemi i kaluar”, u shpreh Meta.

 

4 komente në “Dhe Meta kundër ligjit të Arsimit të Lartë: Të reflektohet, cenon dijet e të rinjve”

  1. devi says:

    Brockullat e Metes per Finlanden sigurisht tregojne nivelin e tij. Finlanda ne saje te zbatimit korrekt (pa vjedhje dhe abuzime me pasurine e shoqerise) te sistemit ekonomik dhe te resurseve natyrore qe ka (z.Meta duhet ta keni pare se Finlanda ka nje hapsire te konsiderueshme per aq banore sa ka) ka arritur ato nivele maksimale jetese qe sot ka (per te gjithe shtetasit e saj e jo vetem te disa hajduteve si tek ne).
    Lidhur me reformen arsimore them shyqyr qe arritem te heqim duart e politikes dhe hajduteve te saj nga aresimi. Shoqeria duhet te investoje per zhvillimin e shoqerise, perfshire edhe arsimimin e elites se saj. Nuk eshte e thene qe te gjithe te rinjte qe mbarojne aresimin e mesem te shkojne ne universitete. Ne universitet te shkoje elita, e cila do ti sherbeje shoqerise, ndersa te tjeret (per te cilet shoqeria nuk ka asnje detyrim dhe nuk ka pse te lendohen) te shkojne ne kurse kualifikimi per tu bere te dobishem per shoqerine e jo ashtu si deri tani, nje barre e rende per te.
    Po keshtu mendoj se niveli i Kejteve, Monikave apo edhe Ilireve nuk eshte i tille per te gjykuar per reforma kaq madhore, te cilat hartohen dhe zbatohen nga institucione te tera te specializuara per kete qellim.

  2. kasem gahinji says:

    pergjegjese e grupit te punes per reformen ka qene zv.ministre nora malaj,e partise tuaj.votuat edhe ju ne parlament,per te pasqyruar dhe mbeshtetur kontributin e perfaesuesve tuaj.jeni teresisht hipokrite.uroj te dilni vetem ne zgjedhje,te shohim sa i keni kellqet.ne 2013 i trashet bythet me votat e socialisteve.baba takun e morret dhurate te zgjedhur me votat dhe ne listat e ps.tani tallni bythen.ju kujtoj se duke kercyer nga huri ne hu do tu mbetet brenda.

  3. art says:

    Ky faktikisht e ka patur mesataren pese (5) ne fakultet, i di mire keto gjera

  4. Teuta says:

    Sa turp ! Sa poshtersi! Sa pabesi ! Po a ishit ju qe e votuatr kete ligj? Kush u detyroi ta votoni pa e rregulluar ligjin ? PO ju e mburret ne fillim ,tani pse e shamni ? Te pa bese?

    C’na kujtojne fjalet:

    bllok = Ilir Meta.
    bythe levizur = Ilir Meta
    poce pa bythe= Ilir Meta
    buke shkeles= Ilir Meta
    i pa bese = Ilir Meta
    mesalle me dy faqe = Ilir Meta
    ka edhe me .po mjaftojne kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje