Arvizu rikthehet në Tiranë me një detyrë të re

26 Shtator 2016, 18:35Politika TEMA

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Alexander Arvizu është rikthyer në Tiranë, por këtë herë me një detyrë tjetër mbi supe.

Ai mban postin e nd.Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit dhe në kuadër të detyrës së re, i shoqëruar nga pasardhësi i tij, Donald Lu, u prit nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Në njoftim e shpërndarë për mediat nga zyra e Kuvendit, thuhet se Meta dhe Arvizu biseduan mbi ecurinë e reformës në drejtësi, mbi bashkëpunimin në drejtim të sundimit të ligjit dhe për luftën kundër trafiqeve të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Alexander Arvizu vlerësoi miratimin me konsensus të ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe në veçanti shprehu mirënjohjen e SHBA për rolin lehtësues që Kryetari i Kuvendit Meta luajti në fazat përmbyllëse të votimit në parlament të kësaj reforme”, thuhet në njoftim.

Meta dhe Ambasadori Arvizu diskutuan edhe mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kundër krimit të organizuar dhe kundër të gjithë elementëve të tjerë kriminalë që shkojnë ndesh me axhendën euro-atlantike të Shqipërisë.

 

13 komente në “Arvizu rikthehet në Tiranë me një detyrë të re”

  1. Dibrani says:

    Nqs Amerikanet duan te fitoj drejtesia ne Shqiperi duhet qe tja fillojne nga Ilir-Berisha edhe Sali Karaxhici

  2. adnan kondakci says:

    Ky duhet te jete shume me fat. Iu dha mundesia ta shlyeje pengun qe I kish mbetur per Olta Gixharin.

  3. saliu says:

    Ky eshte burre shteti dhe yll ne ngritje i SHBA.

  4. kelcyra says:

    Po “burrin e shtetit” a do ta takoje?

  5. Qifi says:

    Ha ha ha h iku koqe e kthyen hajvan. Tani u kompletua ambasada usa, 2 japonezo-zezake qe 100% nuk e sdine atesine. Mjere arnavutlluku mjere.

    1. art says:

      Shume gje e keqe qe edhe injorantet kane te drejten e fjales ne Internet. Duhet bere me test inteligjence perdorim i internetit. Do skartoheshin 99% e komenteve si puna e ketij ketu. Injorant i frustruar

      1. Pukjan says:

        @Art
        Qytetaria nuk eshte e lindur, MESOHET. Ndersa inteligjenca lind. Qifi nuk eshte vetem injorant por eshte edhe idiot.

  6. arben says:

    kjo do te thote qe lere ujkun qe te ruaj qingjat .nje ishe ambasador qe deri dje hante e pinte me sali berishen dhe e beri si burrin e shtetit me te madh ne shqiperi (duke ditur se burra shteti shqiperia ka patur por jo sali berishen)sot arvsiu vjen ne shqiperi per luften kunder droges .Por ku ishte ky njeri deri ne 2013 kur ishte si ambasador ne tirane dhe pse nuk beri nje denoncim apo qoft edhe nje shkrim per drogen ne lazarat ?

  7. LORA says:

    He Taku i Ngjelajve, a gjen dot ndonje fjale per kthimin e arixhiut arvizu te rruges se
    Elbasanit ??
    Per mua,mos e zente java kumbarin e burrit te shtetit dhe yllit ne ngjitje.

  8. pro says:

    …diplomaci e ricikluar..per plehera stok…mbase eshte trajnuar per ndryshim.

  9. shqiptar says:

    eh more Sali Berisha… ta kane ngritur mire çarkun kesaj radhe… vonon por nuk harron… fillo te besh stervitje ne vende te erreta dhe te mbyllura, ku dyert te jene prej hekuri dhe ajri te vije era lageshtire e perzier me ndryshk.

  10. Nga burri shtetit krimineli salikomunisti tek burri i shteti ilirfloriri me video te montuar qe e nxori te pafajshem burri i mootit saleh

  11. kazani i plehrave"burre i shtetit ky yll ne ngritje" says:

    grini… grini…se mire e kini….

    arvziu ose LUubasha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje