AFP: BE mbështet Ramën! Opozita bojkotoi, kryeministri refuzoi qeverinë teknike e shtyrjen e zgjedhjeve

5 Prill 2017, 11:08Politika TEMA

Agjencia e njohur e lajmeve, AFP, ka publikuar një shkrim për situatën politike në Shqipëri.

Në shkrim thuhet se opozita ka kërcënuar se do bojkotojë zgjedhjet në rast se nuk formohet një qeveri teknike.

Sipas AFP, ky është një kusht i panegociueshëm i PD.

Por agjencia franceze, shkrimi i së cilës është shpërndarë në shumë media të huaja, thekson se Rama ka mbështetjen e BE.

“I mbështetur nga Bashkimi Europian, Rama të dielën refuzoi formimin e një qeverie teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve.

Opozita e ka bojkotuar parlamentin shqiptar që në fund të shkurtit.

Akuzat e saj ndaj Ramës përfshijnë lejimin e zgjerimit të kanabisit, një plagë kombëtare, akuza të mohuara nga kryeministri socialist”, shkruan agjencia e njohur AFP.

2 komente në “AFP: BE mbështet Ramën! Opozita bojkotoi, kryeministri refuzoi qeverinë teknike e shtyrjen e zgjedhjeve”

  1. rumpallhana says:

    E mbani mend Zhoao Amazonen dhe shoket e tjere qe i sillte udheheqesi legjendar E. Hoxha neper kongrese qe te tregonte sa i mbeshtetr ishte nga komunistet boterore. Sozia do ta imitoje por eshte nje kopjac i keqe lideri global por ka shance te futet tek klasiket boteror.

  2. Vllahutin says:

    Sipas AFP, Bashkimi Europian qe sot e tutje do perdore si gazete zyrtare te tij, gazeten Tema.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje