Blendi Fevziu: Meta po hakmerret ndaj Ramës për prillin e 2008-s, ia mban mend mjekrën dhe shiringat e serumit

5 Prill 2017, 16:05Blog TEMA

Blendi Fevziu ka bërë një shkrim, pas deklaratave të Ilir Metës për një qeveri besimi.

Sipas tij, Meta është duke u hakmarrë ndaj Ramës për prillin e 2008-s.

Ja çfarë shkruan Fevziu në faqen e tij Opinion:

“E mbani mend Ilir Metën në Prill 2008? Me mëngët e përveshura dhe me llërët e nxira nga shiringat e serumit. Me mjekrën e parruar, ngujuar brenda sallës së Parlamentit në një grevë të gjatë urie? I vetëm, me disa parti të vogla kundër kurthit që i kishin ngritur dy të mëdhenjtë, PS dhe PD. I bindur që donin ta eleminonin politikisht, madje me dy parti të mëdha të bindura që ndryshimet kushtetuese do ta linin tashmë jashtë një herë e përgjithmonë. Atë dhe partitë e tjera të vogla. U duk vërtet sikur Meta u zhduk në atë kohë. E bashkë me të edhe disa parti të tjerë.

Por më 2009 Meta arriti të mbijetojë. Fati e solli që PD të kishte nevojë së paku për një votë më shumë sepse ishte ndaluar në vijën e kuqe, plot 70 vota. Mjaftueshëm që mos ta lejonte PS dhe LSI të bëheshin bashkë, por pamjaftueshëm për të krijuar edhe ajo qeveri. Mandatet e Metës u bënë të arta.

Qeverisja me PD e fuqizoi LSI dhe më 2013, një nga dy forcat që kishte tentuar ta elemoninte, PS, e ftoi në koalicion. Zgjedhjet e nxorrën Metën edhe më të fortë. Tashmë ai nuk kishte më mandatin e artë që bënte diferencën por disa mandate të domosdoshme që PS të bënte numrin magjik 71.  Kjo i dha edhe një lloj autonomie brenda mazhorancës.

Në zgjedhjet lokale të 2015 edhe PD nisi ta kuptojë që Meta ishte një faktor i rëndësishëm për të ndryshuar ballancën qeverisëse. Fuqizimi i Metës ishte krejt në drejtim të kundërt me atë që i kishin parashikuar atij në vitin 2008. Jo vetëm që nuk u rrudh, nuk u shua, por u fuqizua më shumë. Sistemi jo vetëm që nuk u bë dy partiak, por u kthye në një sistem që e vendos një parti dhe kryesisht Meta. Të dy forcat politike u panë të flirtojnë për të fituar simpatinë dhe vëmendjen e Metës.

Një moment, në vjeshtën e 2015 u fol sikur Rama dhe Basha mund të gjenin një marrëveshje për të siguruar pavarësinë nga LSI apo partitë e tjera të vogla, përmes primit. Por e gjitha kjo rezultoi një bllof. Me gjasë nuk pati as negociata dhe as mesazhe të shkëmbyer, por Meta e mori të mirëqënë dhe filloi reagimin ndaj Ramës. E detyroi këtë të fundit të fluturonte nga Nju Jorku direkt në zyrën e aleatit të tij dhe ta qetësonte për fjalët e përhapura. Që nga ai moment mes Ramës dhe Metës nuk pati as paqe dhe as qetësi. Më shumë se sa për bashkëqeverisjen, të dy u kujdesën që t’ja bëjnë më të vështirë jetën politike tjetrit.

Sot, janë në një moment kur qëndrimi i LSI është sërish deçiziv. LSI ka në dorë zgjedhjet e ardhshme. Dhe në këtë rast me të po bashkohet edhe PDIU. Ideja që po qarkullon për një marrëveshje direkt PS – PD është përveçse një fake neës, edhe një ide malinje. Basha s’ka as nevojë dhe as fuqi të hyjë në një marrëveshje të tillë, në një moment që Meta i dha oksigjen dhe legjitimitet kërkesave të tij. Kjo nuk është çështje pazari, por parimi.

E duam apo jo, e pranojmë apo jo, Meta është sot faktori kryesor për stabilitetin politik në vend. Me gjithë kritikat që vijojnë për të. Kjo është në fakt “Hakmarrja e Metës”. Hakmarrja ndaj atij momentit të Prillit 2008, plot 9 vjet më parë, kur dy të mëdhenjtë i bashkuan për ta zhdukur nga skena politike. Dhe kur pak vetë besonin se ai do mbijetonte. Por Meta mbijetoi. Duke dashur ta zhdukin, për fat të keq e bënë atë më të fortë. I dhanë në dorë çelsat e stabilitetit politik në vend dhe mandatet e artë të balancës politike. Ndaj kjo është sot, Hakmarrja që Meta kishte premtuar në Prill 2008…”

24 komente në “Blendi Fevziu: Meta po hakmerret ndaj Ramës për prillin e 2008-s, ia mban mend mjekrën dhe shiringat e serumit”

  1. Lakja says:

    Shko re Fantomas pirdhu!

    Edhe ti si trashigimtar i Esad Toptanit, vodhe çmunde gjate diktatures kriminale te Salehut 2005-2009, e me pas te diktatures klepto-vrasese të Saleh-LikeFloririt!
    Ka ardhur koha të ktheni çdo cent të vjedhur shqiptareve!

    VETINGU O DO BEHET O DO BEHET!

    1. Hm bomba says:

      Ky qerosi eshte bere si ata pedet qe shohin muskujt e tyre ne pasqyre dhe kenaqen me bukurine e tyre duke menduar se ska me te bukur se ata…. edhe ky vetem pellet edhe kenaqet vete me ato qe shkruan…sepse ke portali vet opinion i ka bllokuar komentet dhe sdo te dije se cmendojne njerezit per ato qe shkruan…po doemos se ketij fytyre i interesojne vetem parate…po ti Mero ketyre qe u lejon hapesire ne portalin tend dergojua dhe regimet e popullit per ato qe shkruajne….

  2. Lennard says:

    Meta i ka kartat e djegura.Ka nje Dosje plot pislleqe per te.Qe nga vjedhja e floririt ,tendera,prona publike,fonde publike etj.Ai po del i pabese .Dhe dije Z.gazetar qe populli eshte vigjilent .Peshon drejtuesit dhe Ju analistet.Meta bashke me Lul-Sumkapucin po luajne Bllofin (Nuk e di nese e njeh lojen e Pokerit?).Po letrat me te mira i ka Rama. .Rama e di qe ata legena nuk kane letra te mira.Prandaj eshte e udhes qe Rama te ngulmoj ne te drejten e tij Kushtetuese .Te mos heqe dore nga Data e zgjedhjeve dhe Vetingu.Do te shikoni si do te turren keta Legena per te hyre ne zgjedhje,se kane nevoje per IMUNITETIN ,se ndryshe do ta pesojne keq.Kaq per sot

  3. Krapi says:

    Nuk te shkon intriga o pjelle bastarde. Je pjese e mafies. Populli nuk harron.

  4. LORA says:

    Ka qene greva e urise se LSI-steve parlamentare ne vjeshten e trete te 2008-es,,,,,jo prilli i ketij viti.
    “Kush ia dhuroi ilir metes tre mije votat socialiste ne Tirane ne 2009,qe e nxoren ate deputet”,- gulconte Erjon Brace,pas vjedhjes se votes me sistemin “ruzhdie”.
    Kjo pyetje e Braces ende nuk ka marre pergjigje.Eshte nje hipoteze se transaksionin e ka bere koco kokedhima,,,,,se gja meta do te bente aleance me pas me PS-ne.Qe ketu,ne kete moment te pazbardhur ende,nis mbijetesa e like floririt dhe e kurvlliqeve te tij kriminale me voten e njerezve.Por faji qendron ne PS,,,,,tek autoret e transaksionit te votes se Tiranes ,per hesap te i.metes.

  5. saliu says:

    Amalize feminore ” O nene po me perqesh kau” ? O Fevzi po thellohu nje cike se ke ngelur foshnje ne mendim. Shkruaj dicka qe te ngelet sepse nga gjithacka qe ke shkruar deri me sot nuk do te ngelet asgje, sepse je i percipte dhe nuk di te besh analize sepse te mungon krahasimi. Shko te marresh ca leksione nga Prof. Fuga sepse sinqerisht te nevoiten.

  6. santiago says:

    ky k..i me vesh e gjeti …ndoshta Metes nuk i kia vajtur fare ne mend 2008-ta ky po na i kujton sot

  7. Lacjani says:

    keta anal iste, jane te impostuar tek IDEJA FIKSE E PERHAPUR nga klanet e PD se kanabisi do te bleje zgjedhjet, por do te duhet te flasin me fakte , CILA ESHTE HALLKA QE LIDH KANABISIN ME PROCESIN ZGJEDHOR, ku jane provat qe GRUPET kriminale po tentojne te blejne zgjedhjet, zyrtarisht fushata nuk ka filluar, c fare eshte gjithe ky strumbullar mendimi qe shkon ne kufijte e psikopatise, ku kanabisi bleka zgjedhjet, cfare do te bleje konkretisht VOTEN, po deri dje kur s ishte kanabisi a blihej vota dhe me cfare, dje permendesh mielli, sot u harrua mielli dhe po del kanabisi, Mos valle kanabisi blen politiken (se keshtu i bjen edhe me lire) ka plot histori Biznesmenesh kriminele dhe kriminelesh biznesmene qe financojne te dy kampet e politikes dhe i krijojne vehtes favore pavaresisht se cila force fiton, kjo ceshtja e kanabisit eshte veretet qe te ben te mendohesh por , KJO ide e ndyre turperon mbi 2 miljone votues shqiptare qe edhe pse e kane besimin tek demokracia, iu thuhet nen ze SHIKO zgjedhjet do te blihen keshtu qe po deshe shko ose po deshe mos shko duke favorizuar mospjesmarjen ne zgjedhje dhe duke tentuar ti largojne njerezit nga kutite e votimit keta Analiste te ndyre si Pune e atij Perc Zogajt e Lubonjes qe e kane nderruar nja 25 here fyturen deri me tash, i ftojne njerezit ta braktisin procesin zgjedhor duke sabotuar keshtu hapur demokracine permes mospjesmarrjes ne zgjedhje gjoja nen petkun e perpjekjes Per TA MBROJTUR NGA “CMENDURIA” e RAMES, te cilit edhe i atribuojne (Sic Ben ai KOQJA i KANDARIT FARI BALLIU) cmenduri , edhe pastaj i kerkojne “Maturi”edhe zgidhje “RACIONALE” te situates, si mundet nje personi qe sapo e ke quajtur te cmendur i kerkon zgjidhje “racionale” te krizes , ky eshte nje nonsens i madh llogjik, jane po keta gazetare kokpalare e shahen dhe fyen ne studio pa pike skrupulli moral si ato kamikazet qe i shtyjne padronet drejt vetvrasjes neper studio televizive, apo nje spitullaq i pudrosur deri ne kerthize si ai Berat Bukshkala qe pasi parashtron gjithe argumentat globale se si Demokracia prodhon figura autoritare dhe se si koha e demokracise liberale ne nivel global po merr Fund , BEFAS fillon dhe shtjellon gjithe habine etij prej idioti te lindur se si ne kete kontekst historik zhvillimesh globale cuditerisht edhe ne shqiper lindin figura qe qeverisin me stil autoritar sic QUAJNE RAMEN, perfundimisht ky FEVZIU qenuk di fare te moderoje nje emision televiziv duke u zgerdhire e kukurisur ne studio me hingellima ekuine te tipit hi hi hi , apo qe rri si i balsamosur kur shahen debilet me njeri tjetrin ne studio , ky bashke me ata suiten e tij te palacove te rradhes i duket qe shperndajne drite nga ekrani , po e verteta eshte qe ai emision mban ere

    1. Anarko-Sindikalisti says:

      Nje nga komentet me te kthjellta ne kete kohe qe duan ta turbullojne me zor. Ky hibrido-analist le ta keshilloje koke badolen te provoje t’i shkoje ne fund hakmarrjes se tij e te votoje qeverine e te pabeseve. Pa le po kur bejne edhe logarite, se gjoja vetem 25% e personave me te drejte vote, do te votojne PS-ne, duke harruar qellimisht se pothuaj gjysma e votuesve ndodhet jashte e ne perqindje te vogla historikisht ka mundur te shprehe vullnetin. Po mire c’do te thone sikur ky numer kete rradhe te rritet, e duke shtuar edhe nje pjese te atij 20-25 % te elektoratit qe megjithese ndodhet brenda territorit nuk ka qene e interesuar te votoje asnjehere dhe ne total te behet 75-80% te numrit te pergjithshem?
      P.S – Te fala Zaloshnjes

  8. mario says:

    Keta rilindasit jane si majmunet, duan te gjithe ti ngjajne liderit boteror. Kopjojini cdo gje do behet sdo behet etj, nje keshille vetem mos i kopjoni veset se do merni veten ne qafe.

    1. Lakja says:

      Ju keni kriminele boterore të nivelit te Saleh Islamikut!
      Lider Boteror dhe më L te madhe biles, jo bandit pa din e iman nga Viçidoli!

      Venting o do behet o do behet! Plas po deshe ?

  9. Hazalli says:

    O Kokmut po te kujtoj nje fjale te urte te Shqiperise se mesme,nga ku pretendon se je: Mos u mbaj se je,mos u mbaj se ke.se sdihet se ka te vje.Zoti eshte i madh,shef poshte,mund te vonoje por nuk harro.Edepsyz e bir edepsyzi.

  10. buj says:

    haha car pershkrimi dritherues ben , njelloj sic ka shkrujt per Enver Hoxhen , po njelloj sic pershkruante viziten me Baton Haxhiun ne Afrike ku hiqte paralele se si nje person mund te behet i madh ne vendin e `endrres amerikane` duke qene nga nje vend kaq i varfer … talles dhe percmues ndaj atij qe humbi, por qe ishte nje President amerikan qe fitoI respektin e te gjitheve, BARAK OBAMES… duke lene te kuptohej se ky tashme ishte nje antisorosian i flakte e Tra(m)p i bardhe… fuck you bythlepirers, vdeksh nga zhgenjimi

  11. Labi says:

    Je gazetar fevzo,duhet Te zbatohet kushtetuta ,kjo eshte rruga e vetme.degjo se c,fare tha ambasadorja e gjermanise.kush do le Te mari pjese,kush nuk do Te mos mari.zgjedhjet do behen ne 18 qershor .

  12. Shkodrani says:

    Po dakord!!!
    Ka vite qe PS merr rreth 66-67 deputete.
    Duke pase ne baze pastertine morale nuk i nenshtrohet shantazheve prandaj i largohen zagaret e korrupsionit. PS asht sot dhe ishte gjithmone forca e pare politike. Rama duhet te kerkoje neparlament mocion besimi.
    Po nuk i siguroi votat le te shkoje ne zgjedhje te parakoheshme. Le te pelcase korropsioni PD -LSI.
    Nuk ka nevoje per marrveshje por per kushtetute.

  13. Peco says:

    Edhe sikur te jete kjo arsyeja e mardhenieve te ndera midis Metes dhe Rames, une do ta kisha te veshtire ta deklaroja. Dhe kjo, per nje arsye fare te thjeshte , por mjafte domethenese: duhet te jesh vet i lig dhe hakmarres qe te te shkoje mandja ne nje fakt te tille, tashme historik. Por keto jane perrallat tuaja, tymnajat qe leshoni ju, per te mbuluar qellimin tuaj konstant, mosimplementimin e Vetingut dhe reformes ne drejtesi. Sot Metes, i shkon mendja tek 2008-ta aq sa mund ti shkoje mndja per betejen e Vaterlose dhe shkaqet e humbjes perfundimtare te Napoleonit. Vetingu, o Fevzo, Vetingu! Kush do na mbroje per ato qe kemi bere po na hoqen gjykatesit tane? Ketu fle lepuri dhe leri perrallat.

  14. Treviso says:

    Domethane sipas kokzbathurit as njera pale nuk udheheq dot pa prostituten. Partia Demokratike nuk udheheq dot pa prostituten, por jo partia Socialiste. Ai gabim qe u be me 1 Prille nuk duhet te perseritet me. miku serjos qe i shtyu duke pare qendrimet e prostitutes nuk do ta marri me mundimin qe ti bashkoje. Ne zgjedhjet e 18 Qershorit partia Socialiste arrin te fitoje e vetme 71-73 vota + aleance me parti te vogla e serjoze arrin numrin 80.

  15. Besoj says:

    Intrigant dhe interesaxhi per te shkateruar te majten. Nuk eshte I besuar ne opinion dhe ne shkrimet e tij. I paafte, vazhdon te mbijetoje me karten e te perndjekurit, dhe aspakt me zotesi.

  16. demo says:

    Po sikur votuesit ta permbysin Meten ashtu si permbysen Saliun???Po i ben hesapet pa hanxhiun.Hanxhiu eshte votuesi.

  17. . says:

    – META, BERISHA, BASHA … 3 personat e akuzuar qe po trazojne politiken Shqiptare po bejne gjithcka per te “anulluar” VETINGUN.

    – QAHENI Shqiperine …
    – SHQIPERIA nuk do kete me DREJTESI ….
    – SHQIPERIA mori FUND … perfundimisht nuk behet
    – SHQIPERIA jashte EUROPES dhe RAJONIT ….

  18. Renato says:

    O cna mbushe mendjen o pinjolli i tradhetarit te shqiperise
    Esat pashe Toptani , sahanlepiresi Blendi Fevziu.
    Ke te drejte per pjesen e pare te shkrimit,
    por per pjesen e dyte, Ilir Meta e LSi-nuk jane mesi i
    arte i politikes shqiptare, por jane kanceri i shqiperise,
    ndaj sa me shpejt te shkeputet PS-ja e Rama nga ato
    edhe duke marre koston e daljes ne opozite, aq me
    mire eshte per ta e per Shqiperine,

  19. grand says:

    O Fejzi! Nuk mbrohet keshtu Meta!
    Sa per ate hakmarrjen or analist, besoj se s’eshte e vertet. Nuk besoj se keto dite Metes i ka dal ne pah nevoja per hakmarrje! Do te ishte lluks.
    Or Bledi djali a di gje a ka lidhje ky Meta me vetingun dhe fillimin e Reformes? Ndonje leke jashte, ndonje investim te paligjshem? Thone se jane 300 dosje ne duarte e Nderkombetareve ( ndoshta KM ka me shume info per to! Pra Meta ka halle tjeter. Rama don ta mbroj. Sic thuhet i ka ofruar edhe Presindentin.Por Meta don me shume qe Rama ta kundershtoj! Kjo nuk ndodh, besoj! qofte per inerci dhe moral sepse eshte KM dhe ka marre gjithe pergjegjesite, edhe per reformat! Pra or FEJZI, kur Meta e pa qe Rama nuk shkoj me tutje! Atehere i’u kthye Bashes me shprese qe duke i bere presion te krijoj precedent, apo te hapi nje spirale te RE kaosi etj.! Meta eshte ne halle per vehte! PS-rama nuk po e ha! Eshte e sigurte qe Meta nuk mundet tani te deklaroj shkeputjen nga PS. Sepse PS ka ende ne dore shume, ka sakrifikuar militantet e vete dhe ka futur ne admnistrate 30% te LSI.( Ka mbajtur edhe shume te PD qe ne fillim, per ta neutralizuar ate, PD)! Apo s’njihen kollaj keta te LSI. Jane si pare e kuqe, abuziv te paskrupullte, te korruptuar, pa asnje ide per shtet. ” Kush i qane hallet e mija. I.meta LSI-ja”(sllogani i turmave te LSI) Por zgjuarsia e Rames eshte se i ka lejuar te futen ne nivelet apo punet te cilat nuk kane status civili. E kupton sa te thjeshte ka Rama ti perzere, duke filluar qe tani dhe vazhduar pas zgjedhjeve. LSI e ka kuptuar vone kete punesimin pa status civil , ne nivelin e dyte. Prandaj para ca ditesh ata kritikuan Admnistrten Publike. Pra, Meta pervec hallit te vetingut, ku marrja e Presidencest do te rriste ndjeshem imunitetin e tij, ka edhe hallin e anetaresise se e perzene nga puna, ose ata ne kembim te ruajtjes se punes, mund t’ja dredhin. Mesa di Socialistet kane lista te rregullta dhe te plota mbi punesimet e LSI-stave. Pra fejzo ,analisti, mos beje shkrime kot. Meta njelloj si Sala dhe Basha ka te njejtin hall. Po mund te thuash, mjere Meta po mori PS 71 deputet> Pastaj shif nje hamarrje gjakftohet, ku Rama do ti kthej reston; Nje hakmarrje gjakftohet, me durim dhe dashuri -sic ka Qejf Meta.

  20. Drini says:

    une kam per turp ta degjoj kete kokloqe me veshe llapushi. Ky pasi fton nja 8 vete ne emisionin opinion flet vete dhe nderhyn dhunshem kur tjetri eshte duke folur , u nderpret fjalen pa pushim. Habitem se si vene keta te ftuarit tek emisioni i fevzi kokloqes me veshe.

  21. Berti says:

    Pu pu pu ça shkrimi, si hartimet ne klase te 5-te: Isha ne mal. Djelli shkelqente. Pemet ishin te larta. U kenaqa shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje