Meta takohet sërish me Kokëdhimën: Nuk ka zgjedhje pa opozitën

6 Prill 2017, 15:28Politika TEMA

Drejtuesi i lëvizjes ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, dy ditë para 1 prillit pati nje takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta per te diksutuar mbi krizen politike ne vend.

Sot mesohet se ata jane takuat sërish. Gjatë takimit 30 minutësh, të dytin brenda pak ditësh, u bisedua për aktualitetin politik dhe për rrugët e kapërcimit të krizës politike që po kalon vendi, thuhet ne njoftimin per media.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan sërish nevojën e dialogut mes palëve politike si dhe përsëritën qëndrimet e tyre se nuk mund të ketë zgjedhje parlamentare pa opozitën.

Drejtuesi i lëvizjes Zgjidhja, ashtu si dhe në javët e kaluara, është duke zhvilluar takime intensive me të gjithë drejtuesit e partive politiike në vend në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e krizës politike ku është futur vendi pas nisjes së protestës së opozitës më 18 shkurt dhe këmbënguljes së qeverisë për të shkuar në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit edhe pa opozitën.

5 komente në “Meta takohet sërish me Kokëdhimën: Nuk ka zgjedhje pa opozitën”

  1. Lumi Ottawa says:

    Ilir Floriri me kujton ate qunin me bllok ne dore. Me ndihmon dikush si e kishte emrin ai? Ke frike nga vettingu andaj nuk shkon ne zgjedhje. Demokracia ta lejon te mos shkosh ne zgjedhje. Hajdut dhe bashkpuntor i Sali Gerdecit, vrasesit te qindra shqiptarve, dhendrrit te serbise, manipulistit te te gjitha zgjedhjeve, shitesit te interresave kombtare tek greqia dhe serbia, furrnizusit te ushtrise serbe me nafte, arkitektit te firmave piramidale, urrdherusit te hapjes se depove te armatimit, hajduti me aferen e CEZ, organizatorit te grushtit te shtetit, komunistit te konvertuar ne demokrat, etj etje.

  2. Dajti USA says:

    Te gjithe jashteqitjet e PS-es jane bashkuar me Saliun per te larguar Ramen nga drejtimi i qeverise dhe PS-ese.Rama eshte tipi i politikanit qe ka trazuar politiken e vjeter, duke ju prishur konjukturat e vendosur nder vite per te vjedhur shqiptaret.Ky eshte motivi qe jane bere bashke Meta,Kokedhima,Saliu,Mediu,Duka i krimit,halabaku Spahiu,ballist zogist,e gjithefare plehrash.

  3. Endri says:

    2 hajdut pa nje çifut kush eshte?

  4. timo says:

    Të gjithë hajdutët po mblidhen kokë më kokë kundër Ramës, dmth vetingut. Janë bërë forcë e madhe. A thua do ta hajë SHBA-ja dhe BE-ja?!! Të shohim…

  5. Loreta says:

    Shume mire. Kjo na ndihmon me shume per tu matur mire se cfar luhet mbi rrogoz e nen rrogos dhe konfirmon edhe me tej ate keshille qe i Madhi Pellumb Kulla dhe faktoret nderkombetar (nje nder ta Gjermania dhe ShBA) i dhane Rames ne kete kapercyell te rrezikshem ku e futen individe dhe taboret e tyre antidemokratike kete vend te shqiptareve.
    Dikush ne nje kanal televiziv pretendonte se “Rama eshte i rrethuar”, “Rama ka ngelur vetem”, “Rames i eshte shternguar laku”, ne mos gabohem e degjova nga goja e Xhaxhiut te News 24.
    Realisht po ndodh e kunderta. Rama deri me tani ka fituar popullaritet teper te madh jo vetem per ato perpjekje per te bere shtet, por edhe per shkak te pabesive qe i jane kurdisur pas shpine.
    Shqiptaret momentalisht i kane syte tek Rama, si nje shprese per kete vend.
    Emeriton te mbeshtetet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje