Koçi: PD ka një skenar dhune në Kavajë, s’e ka problem që të shkaktojë viktima

11 Prill 2017, 20:39Politika TEMA
Koçi: PD ka një skenar dhune në Kavajë, s’e ka

I ftuar në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga, Koçi u shpreh se PD e ka dëshmuar që nuk e ka problem të shkaktojë dhunë dhe viktima vetëm për të qëllimin e saj, duke risjellë në vëmendje 21 janarin.

Ai ka shkuar edhe më tej duke deklaruar se PD mund të gëzohet nëse do të kishte viktima në këtë protestë por ka theksuar se qeveria nuk do të reagojë si më 21 janar.

“Tensionimi i situatës i intereson PD dhe përpiqet ta tensionojë artificialisht me veprime me karakter antikushtetues. PD e ka dëshmuar që nuk e ka problem që të shkaktojë dhe viktima për të arritur qëllimin e tij”, tha për Report Tv Petro Koçi.

Gazetari: Mund të ndodh në Kavajë?

Ata mund të gëzoheshin edhe nëse do kishte viktima.

Koçi: Është në interesin e LSI që të jetë me PS

Ndërkohë i pyetur nga gazetari për koalicionin PS- LSI, dhe për shkëputje të mundshme të kësaj të fundit duke dalë e vetme në zgjedhje, Koçi u shpreh se ky vendim nuk është aspak në interes të Lëvizsjes Socialistë për Integrim.

Për zv. Ministrin Koçi dalja e LSI e vetme në zgjedhje do të ishte në dëmin e saj, pasi do të ndikonte negativisht në elektoratin e saj.

“Unë mendojë se rendimenti i saj më i lartë është përkrah PS. Një qasje e tillë nëse LSI del nga koalicioni do të merrej si një aksion kundër PS dhe do linte një shije të keqe tek elektorati.

Një tradhti e tillë do ta bënte elektoratin jo tolerant me të. LSI ka interesin që të marrë maksimalisht  nga  zgjedhjet e 18 qershorit. Rendimentin më të lartë e ka duke qenë në koalicion me PS”, tha Koçi.

7 komente në “Koçi: PD ka një skenar dhune në Kavajë, s’e ka problem që të shkaktojë viktima”

  1. babo says:

    VETEM PUSHTUESIT ose BANDITET(mafia) nuk te lene te votosh ne vendin tend. PD faktikisht i perket te dyjave kategorive me siper.

  2. BERISHA LARGOHU says:

    Opozita shqiptare, talenanet, ISS dhe komunistet kane treguar qe nuk duan zgjedhje te lira.

  3. Bariu says:

    Gangrena e Shqiperise eshte LSI,me krye hajdutin me bllok ne dore.”Fuqizimi” i saj vjen si rezultat i varferise te popullates.Me premtime dhe me blerje nga floriri i grabitur ne Krabe,nga Meta -mafiozi me i madh!b

  4. DETARI Atlantides says:

    intensifikimi i dhunes nga njerezit e grupimit fashist ,te vetequajtur mender PD , eshte i inkurajuar nga rrymat sllavo-greko-ruse !
    te cilet po hedhin para te madhe per te investuar mosrealizimin e nji shteti te shendetshem shqiptar !
    por ,me kot,jane te humbur para titanit amerikan .

    populli shqiptar tia dije per nder Edi Rames,si njeri dhe nji kryeminister i palekundur ne fjalet e dhena amerikaneve .
    dhe qeverive amerikane ,per perkushtimin ndaj nji populli hyjnor ,sic eshte populli shqiptar !

  5. ak47 says:

    asgje nuk ndodh,policia do beje detyren. kush do behet kamikaz, vendin e ka gati. shpresojme qe Prokuroria te marre masa per organizatoret dhe ata pas tyre.

  6. semi says:

    Koci! Nga u shfaqen prape keta hijet e 97 es. MONSTRA Koci.

  7. mmoisiu says:

    Per komentuesi DETARI , Edi Rama me te vertete eshte mbeshtetes i amerikaneve ne politiken e jashteme ,por karshi popullit te vet eshte mbeshtetes i hajduteve dhe personave te koruptuar qe e tregoi fytyren me ndryshimin e ligjit 449 ,jo vetem ai ,por te gjithe qe votuan kete ligj famekeq !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje