VIDEO/ Rama: Nesër takim me votuesit për herë të parë, për Shqipërinë që duam

12 Prill 2017, 15:53Politika TEMA
VIDEO/ Rama: Nesër takim me votuesit për herë të parë,

Partia Socialiste do të organizojë një takim me ata që do të votojnë për herë të parë më 18 qershor ditën e nesërme në sheshin “Skëndërbej”.

Me anë të një postimi në facebook të cilin e shoqëron dhe me një video, Rama u bën thirrje të rinjve që  t’i bashkohen këtij takimi për bërë Shqipërinë që duam. Sipas Ramës PS është forca që i dëgjon të rinjtë dhe punon pandërprerë për më shumë punësim.

Ja çfarë shkruan Rama duke bashkëngjitur videon:

“Nesër, e enjte, në ora 5.30 pasdite, kush voton për herë të parë në Tiranë më 18 qershor dhe do të na bashkohet në përpjekjen tonë për Shqipërinë që duam, është i mirëseardhur në parkun pranë Skënderbeut??

Merrni një shok lagjeje, një shoqe klase, një mik a mikeshë e shihemi aty, për sa shumë kemi bërë, sa shumë akoma kemi për të bërë dhe sa shumë ka për të humbur, nëse ata që e duan Shqipërinë me shtet, punë, mirëqenie, nuk bëhen të gjithë bashkë????”

2 komente në “VIDEO/ Rama: Nesër takim me votuesit për herë të parë, për Shqipërinë që duam”

  1. nora says:

    Hajde shoke, le te shkojme te gjithe, ta shohi Luli nga cadra sa behemi bashke kunder cadres te tij. Ne jemi per rend drejtesi dhe zhvillim, Luli ne cader ehste per shkaterrim, vjedhje dhe rrenim. Bashkohemi neser te gjithe.

  2. BESIM, QETESI E DASHURI says:

    Shume mire shoku Kryeminister. Vazhdoni lavazhin e trurit shqiptarit pasi amnistuat veten tuaj dhe gjithe krimet e 25 viteve te fundit, na bete Shqiperine Lazarat e pranuat qe plehrat/lendet kimike te botes te groposen ne token shqiptare se keshtu e donte interesi xhepit tuajj apo atyre qe ju vine nga pas.
    4 vjet nuk pati reforme, 4 vjet vetem te varferit e paguan nga sundimi juaj tipik komunist. E mbushe Parlamentin me rrugace dhe analfabete se kishin pare dhe ishin te lidhur me krimin. Akoma se ke kerkuar se nuk cohet Shqiperia drejt Evropes me LSI dhe gangsterin Sheik Shtangist.


    Ti gjoja kerkon veting por ai nuk beht me Facebook dhe ekspozita pikture ne kryeqytetet e botes me taksat e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje