Top Channel: Kërcënimi për Bashën, nga një grup paramilitar nga Maqedonia

14 Prill 2017, 19:50Kronika TEMA

Lajmi i konfirmuar zyrtarisht nga presidenti Bujar Nishani mbi një skenar për të ekzekutuar kreun e opozitës Lulzim Basha është interpretuar si i paqenë nga kryeministri Edi Rama.

“Nuk ka asnjë skenar për të ekzekutuar kryetarin e opozitës. Ka pasur një informacion, që është trajtuar me seriozitetin më të madh dhe pavarësisht se gjithë ekspertiza tregon se informacioni nuk është mjaftueshmërisht i besueshëm dhe burimi është kontradiktor, janë marrë të gjitha masat njësoj sikur kjo ishte diçka realisht e vërtetë. Sepse patjetër që siguria e të gjithë njerëzve dhe pa diskutim dhe e kryetarit të Partisë Demokratike është prioritet numër një, nëse kërcënohet”, ka deklaruar Rama.

Çështja është trajtuar ftohtë edhe nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. “Është një çështje që u takon strukturave që merren me hetimet paraprake, kur të vijë në prokurori do të shqyrtohet. Aktualisht akoma nuk ka mbërritur”, ka thënë Llalla.

Publikimi i versionit mbi një skenar të Moskës për destabilitet me atentatin e mundshëm ndaj Bashës ka sjellë dhe reagimin e Ambasadës Ruse në Tiranë, e cila ka hedhur poshtë të gjitha aludimet e ngritura.

“Ambasada, me gjithë respektin që ka për gazetën “Shekulli” dhe stafin e saj, konstaton me keqardhje se kjo gazetë në këtë rast është bërë e ngjashme me mediat perëndimore, të cilat po e fryjnë me vetëmohim mitin për të ashtuquajturin “kërcënim rus” dhe preferojnë ta shohin “dorën e Moskës” në ngjarje dhe fenomene nga më të befasishmet”, ka deklaruar selia diplomatike ruse.

Ndërkohë, Top Channel ka mësuar nga burime policore se ka pasur një kërcënim, por jo nominalisht për Lulzim Bashën. Kërcënimi në një formë deklarate mësohet se ka ardhur rreth dy javë më parë nga një grup i vetëquajtur paramilitar shqiptar në Maqedoni. Ata kanë kërcënuar të gjithë ata politikanë, të cilët sipas tyre janë duke shkatërruar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Të ndodhur përpara këtij fakti, Garda e Republikës ka vendosur që t’i përforcojë masat e sigurisë ndaj Lulzim Bashës, si i vetmi politikan i cili nuk ka eskortë të përforcuar. Madje, edhe ish-kryeministri Berisha, të enjten në çadër, është shfaqur në publik me masa të shtuara të sigurisë personale.

5 komente në “Top Channel: Kërcënimi për Bashën, nga një grup paramilitar nga Maqedonia”

    1. Timi says:

      Po, po nje here Rusia, nje here paramilitare nga Maqedonia, pastaj na del Edi Rama, pastaj do na dali Serbia, pastaj Greqia, pastaj kush …? Genjeshtra mbas genjeshtrash pa fund. Te gjitha te gatuara nga kryegenjeshtari i persosus Sali Pashe Toptani. Ik ore se nuk bie rrufeja ne hale! Vetem burg duam ta shohim Lulzim Bashen, jo te vrare. Por sigurisht qe ai qe mund ta vrase vertete eshte Sali Pashe Toptani, kryekrimineli i tranzicionit.

  1. Kuq e zi says:

    Pra vete kto qe ndiejne frike e dine qe po duan shkaterrimin e shqiperise vete qe te shpetojne veten
    Ashtu si ajo barcaleta me mizen ne ksule

  2. Stupid says:

    Nuk paskan dashur ta vrasin per burre te mire apo burre shteti , por si matrapaz dhe tradhetar karrierist pa bythe destabilizuer kombetar , kane ngordhur Salija dhe Serbia, nuk ka me qofte ke daja per Lulzimen

  3. Genti says:

    Ne nje kohe kyce kur luftohet per ekzistencen e shqiptareve ne Maqedoni, keta politikane te babezitur luftojne vetem per karrige dhe jane gati te minojne dhe destabilizojne shtetin shqiptar. Ne vend qe pozita dhe opozita te bashkepunojne ne te mire te kombit, Basha ben thirrje per lufte vellavrasese ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje