Nisin punimet për “Gurin e Përmetit”, Kumbaro: Qarku i Gjirokastrës do jetë kryeqendër e turizmit, të zgjohet biznesi

15 Prill 2017, 13:57Kulturë TEMA

 

Në qytetin e Përmetit nisi punën kantieri më i ri i ndërtimit në trashëgiminë kulturore, “Guri i Përmetit”, projekt i Ministrisë së Kulturës, Institutit të Monumeneteve dhe Bashkisë së Përmetit.

Ministrja Kumbaro ndoqi nga afër fillimin e punimeve, shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Përmetit, Niko Shupuli.

Muaj më parë, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryebashkiakun e Përmetit  morëm një vendim të përbashkët  që “Guri I Përmetit”, ky monument I rëndësishëm të rijetëzohet. Kështu mori jetë një projekt i përbashkët midis Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Përmetit për të kryer restaurimin , por dakordësuam edhe për një projekt të veçantë si  ndriçimi skenografik, që do ta kthejë “Gurin’ në një far të qytetit”- u shpreh nga Përmeti, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Guri i qytetit të Permetit” ndodhet në veri të zonës qendrore të qytetit, është i vendosur në një hapësirë të gjelbër prej 4500 m2.

Projekti konsiston në rijetëzimin e monumentit të kulturës nëpërmjet rikualifikimit të zonës, rivitalizimin e ‘Gurit’ dhe kthimin e kësaj zone në pikë interesi.

“Besoj se është një nga projektet e suksesshme të përbashkëta me Bashkinë e Përmetit, siç janë të gjitha projektet e tjera të kantierit Rilindja Urbane. Nuk mund të jetë më Përmeti një destinacion i anashkaluar dhe ca më keq i harruar, siç ka qenë deri më sot nga harta jo vetëm e qarkut të Gjirokastrës, por edhe më gjerë, sepse Përmeti ka një pasuri të jashtëzakonshme  të pasurive natyrore, kulturore, shpirtërore, që është meritë vetëm e përmetarëve dhe paraardhësve të tyre”-u shpreh Ministrja Kumbaro në vazhdim të fjalës së saj.

Idea kryesore e këtij projekti është krijimi i një traseje përgjatë së cilës do të ketë shkëmbim informacioni kultoror e artistik. Projekti bazohet në krijimin e tri hapësirave kryesore: Tuneli, shkallët, rrënoja dhe në evidentimin e vlerave të tyre nëpërmjet ndriçimit dekorativ dhe funksional.

Ky projekt është njëri nga kantieret e hapura të Rilindjes Urbane, që ka për qëllim të përmirësojë infrastrukturën, të rrisë cilësinë e shërbimeve dhe  të krijojë formula të reja të turizmit, falë pasurive natyrore dhe kulturore që ofrojnë qytetet me trashëgimi kulturore.

Kumbaro nuk harroi të kujtojë nga Përmeti se “Filozofia e qeverisë shqiptare për qarkun e Gjirokastrës është që të jetë  kryeqendër e turizmit. Të kthehet në një qark me shumë pole atraktive. Krahas kantiereve të rilindjes urbane të forcojmë turizmin. Biznesi duhet të zgjohet dhe të ecë paralelisht me investimet e autoriteteve shtetërore për t’u ofruar një menu turistike të denjë çdo vizitori në këtë zonë”.

Projekti “Guri i Përmetit” kap vlerën e investimit prej 8.560.848 lek dhe pritet të përfundojë në harkun kohor të dy muajve.

 

2 komente në “Nisin punimet për “Gurin e Përmetit”, Kumbaro: Qarku i Gjirokastrës do jetë kryeqendër e turizmit, të zgjohet biznesi”

  1. Adam says:

    Shpetoj Permeti tani qe vendoset ndriçim te guri I permetit. O pika qe si bie kesaj rilindje qe merr oksigjen nga ligesia e Saliut

  2. 3 pellembe mjeker 7 pellembe karri says:

    dhe me drita njerizit te shone xhamine arabe te ndertuar nen gurin atje ku ska pasur asnjehere xhami
    do ja ktheni kishen e shen merise se pazarit kishes ortodokse o halldupe turke
    a e more vesh kur i kane pashket ortodokse me arabe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje