Aleatët i vënë kushte Bashës: Ja cili duhet të jetë niveli i dialogut me mazhorancën...!

16 Prill 2017, 10:39Politika TEMA

Teksa pritet një tryezë dialogu ndërmjet palëve opozitë-mazhorancë për zgjidhjen e ngërçin politik që është krijuar, aleatët e opozitës kërkojnë me çdo kusht që të përfshihen në dialogun ndërmjet kreut të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Protesta e opozitës është në ditën e 59 të saj ndërsa zgjedhjet e qershorit janë më afër se kurrë. Opozita vazhdon protestën e saj para kryeministrisë duke kërkuar me ngul qeveri teknike dhe largimin e Ramës nga kryeministria. Por cila është kërkesa e aleatëve të opozitës në rast se do të ketë një dialog?

Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” aleatët e Bashës si Fatmir Mediu, Nard Ndoka dhe Arben Duka kanë dhënë idetë e tyre të qarta. Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi se e rëndësishme është që takimi të ketë një produktivitet dhe të qartësohen kërkesat e opozitës.

Ai theksoi se nuk ka rëndësi se kush do të marrë pjesë në takim por e mirë do të ishte që e gjithë opozita të përfaqësohej. “E rëndësishme për ne është produktiviteti i dialogut ndërmjet opozitës edhe mazhorancës. Për sa i përket pyetjes nëse kreu i Partisë Demokratike Basha vendos me Ramën një takim dypalësh?

Ne jemi të vendosur në kushtet tona dhe me rëndësi do të ishte një takim me pjesëmarrje të gjerë si nga opozita ashtu edhe nga mazhoranca siç kanë deklaruar edhe aleatët e Partisë Socialiste”, është shprehur kryerepublikani Fatmir Mediu.

Të pyetur për sa i përket takimit të mundshëm Rama-Basha aleatët e Partisë Demokratike Agron Duka kreu i Partisë Agrare Ambientaliste dhe Nard Ndoka kreu i Partisë Demokristiane janë shprehur se nuk do e kishin problem që të bëhej një takim dypalësh ndërmjet Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, por me kushtin e vetëm që Basha të mos fliste vetëm për kërkesat e PD por të të gjithë opozitës së bashkuar.

“Pa dyshim që në dialog duhet të marrim pjesë edhe ne, sepse kauza e opozitës dhe kërkesat e saj janë të shumta. Dhe takimi duhet të jetë në nivel koalicioni opozitar. Por nëse në vendosim që të na përfaqësojë Lulzim Basha atëherë do të jemi të qartë që ai mos të flasë vetëm në emër të Partisë Demokratike por të parashtrojë të gjitha kërkesat e diskutuara të opozitës së bashkuar”, është shprehur kryedemokristiani Nard Ndoka.

Ndërsa Agron duka ka qenë i prerë në përgjigjen e tij, ku theksoi se për atë ka rëndësi produkti i dialogut dhe jo kush do të marri pjesë në takim. “ po do të pranoja që takimi të bëhej dypalësh Rama-Basha. Rëndësi për ne ka produkti i dialogut”, është shprehur Agron Duka.

Edhe një herë tjetër, opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e saj se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje dhe rrjedhimisht, nuk do të regjistrohej në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pak ditë më parë në deklaratë të përbashkët Partia Demokratike dhe aleatët vendosën mospjesëmarrjen në zgjedhje.

“Koalicioni opozitar i mbledhur konfirmon qëndrimin për mosregjistrimin në KQZ deri në arritjen e një pakti politik për krijimin e qeverisë teknike që do sigurojë zgjedhje të lira, dhe koalicioni opozitar vendosi mbajtjen e një proteste të madhe kombëtare më 7 maj në Kavajë”, bëhet me dije në deklaratën e lëshuar pas mbledhjes së PD me aleatët.

19 komente në “Aleatët i vënë kushte Bashës: Ja cili duhet të jetë niveli i dialogut me mazhorancën…!”

  1. beni says:

    Per cfare produktiviteti flasin keto minj te korruptuar dhe kriminele…ore hajduter Rama ka fituar me nder e me me shume sev1000000vota e ju i kerkoni te lere pushtetin hahaha…po dhisni ne breke nga Vetting-u. vodhet e vrate e kujtuat se u be deti kos e do sundonit ju perjete bashke me horrin Berisha…kujtuat se Amerika e Euopa nuk ju monitoronte POR JU KISHTE LENE TE LIRE TE LIVADHISNIT ju neper pronat e Sqiperise sikutbti kishit pronat e baballareve tuaj pabrekes. JA KU ERDHI DITA QE JU TE GJITHE BASHKE TE BENI HARAKIRI (VETEVRASJE) TE MOS HYNI NE ZGJEDHJE E T ZHDUKENI VETE NGA SKENA POLITIKE, SI FILLIM SE ATO QE KANE VRARE E VJEDHUR KANE SHUME PUNE ME DREJTESINE E RE.

  2. DETARI [email protected] says:

    PS ,do te shkoje ne zgjedhje e pafajshme se ndonji klike talebanesh nuk deshiron te ballafaqohet me voten e popullit sepse qe ne vitin 1994,ata vetem i kane vjedhur zgjedhjet ,te aprovuara nga BEdhe Amerika !
    Por ,tani kane ndryshuar shume rolet .
    Edi Rama nuk eshte ylli ne ngjitje ,por eshte KRISHTI i shqiptareve dhe absolutishte me i besuari ne te gjithe Ballkanin dhe Europen.
    Eshte partneri me i mire i ShBA ve !
    Kush te doje le te veje ne zgjedhje kush nuk do ,le mos te shkoje.
    QEVERIA TEKNIKE APO E KTI TIMIT,ESHTE NJI ARME E HAJDUTEVE PER TE SHQYER KUTITE E VOTIMIT ME ANEN E Kuliceve dhe Puliceve te tjere,mjeshtra keta per te fituar banda fashiste !

    koha e tyre ka marre fund,dhe nderkombetaret i thane se eshte ne te drejten e tyre te marin pjese apo jo,ne zgjedhje !

    me e mira do te ishte qe te mos merrnin fare pjese ne zgjedhje par shume arsye ;
    Koalicioni do te jete akoma me i forte.
    PS mund te marri edhe 100 deputet.
    Me e rendesishmja, eshte qe PD=ZHDUKET NGA HARTA POLITIKE E VENDIT TONE KU QENDRON PADREJTESISHTE !
    Vendi futet ne Europe dhe le pas Koleren .
    [sqarim perse mendoj keshtu ] ;Sepse Edi Rama dhe PS ,nuk e kane tradicionale vjedhjen e votave sikur edhe nji vote te vetme ne 25 vitet e paskomunizmit !

  3. lori says:

    Ne asnje mendyr te negociojne per zgjedhjet me PD qe eshte partia e mashtrimit e hajduteve dhe aleateve te saj,vetem ne nje rast.Rasti eshte se pari te kthehen ne parlament e te votojne VETING-in e te pranojne rezultatin qe do te dalin nga votimet.Pasi te bihet dakort mund e duhet te negociohet me kujdes me mashtruesat e hajdutat e PD e aleatet e saj.Te mos perseritet gabimi I votive per vetingun

  4. tani says:

    Ndofta erdhi koha qe kto minj te korruptuar e kriminel te largohen nga politika

  5. Fatmir Lohja says:

    Nuk duan te marrin pjese ne zgjedhje disa.E drejta e tyre.Pse kerkojne dialog!

  6. Toni says:

    Agroni thuaj se te jete Arbeni ju a shemb cadren.

  7. Liu says:

    U mblodhen minjte e hales dhe vendosen,Po ikni vete me mire para se tju kapi carku qe populli me EDI RAMEM kane ngritur per ju o hajdute kriminela

  8. kopani says:

    Kam i bindur se te gjithe keta karagjoze politike opozitare ne daten 19 Prill date kur skadon afati i regjistrimt edhe te kualicioneve do shkojne si Celua me nje kembe , keta minje e zvaranike te pa skrupullt , qe na kerkokan Republiken e Re te Monstres Berishe ?! keta politik beres qelbanike nuk meritojne te pranohen ne regjistrimm Perse ? sepse jana anti shtet , anti ligjj anti Institucione , keta delenxhinj , keta anarshiste nuk i duhen as djallit , jo me te votohen e te pretendojne per te ardhur ne pushtet , kjo bande bashibozukesh te inkriminuar, keta monestra piramidale , bejne ” Viktimen ” keta dordolece , keta Qamil Haxhinje jane bere turpi ne gjithe boten Demokratike .?

  9. Asus says:

    Cfare kushtesh do vene keta te mbaruar? Po ky Agron Duka, cfare e bashkon kete biznesmen dhe disi i ekuilibruar me vrasesit? Agron, largohu nga keta se nuk te ka hije.

  10. Populli says:

    Po Vangjel greku ça kushti i ka vënë të bejë Himarën te pa varur?
    Ptuuuuuu rrac m….
    Dhe pasqyroje komentin se po se pasqyrove nuk e lexoj me gazetën Tema.

    1. Fuck Mark uk, Coeur & LOVE says:

      Populli! Je NJESH. Shume pak fjale te shkruajtura me nje kuptim te madh. Por i pa pare eshte karakteri yt….. Shpresoj qe pjesa e madhe e Popullit te gezoj te njejtin karakter. Bravo e pergezime ?

    2. akrepi says:

      Vanjeli kerkon qe te marr pushtetin Saliu me falni Basha qe te marre Greqia 354 km katror det.E harruat kete fakt?

  11. Duka krimit says:

    Agron duka apo familja mafioze duka duhet te zhduken nga politika se nuk kane se cfare te sjellin prvecse te luftojne pper interesat e biznesit te tij dhe te familjes se tij mafioze. Poshte plehrat mafioze duka mediu injoranti ndoka greku dhules pijaneci shehi dhe koqeziu spahiu te prire nga lgbt pederast lulzime cuni mami qe kohet e fundit ka filluar te behet i forte duke trashur zerin. Ky eshte ekipi ordiner qe kerkon te rimarre pushtetin dhe te na drejtoje

  12. Peco says:

    Vdekjen e dija, por nje burre aq parimor dhe idealist konseguent si zoti Berisha, i cili ne cdo cast eshte i gatshem te behet fli per nder dhe drejtesi, per bese , fe dhe atedhe, te behej bashke me “Duken e Krimit” ose perndryshe “Klanin e Zemunit”, vallahi se ma merrte mendja! Por do ti kete prishur mendjen ai maskarai i lindur, dmth, Nard Ndoka. Ky shejtan Ndoka ka aftesi magjepse per te hyre ne thellesi te trurit te tjetrit dhe aty, me ca marifete qe vetem ai i di dhe i mban sekret per raste te jashtezakonshme, bene ate ndryshim te papritur dhe te cuditshem, e cila e shpije tjetrin ne nje metamorfoze te paprecedent, si kjo qe ka pesuar simboli i urtesise, dliresise, nderit dhe miresise, domethene zoti Berisha.

  13. pokeristi says:

    Dash Shehi!
    Nuk te shkon per shtat, ky rjesht,i vetequajtur “i djathte”.Ky rjesht eshte rjesht djathi,jo idjathte.Ruaj minimumin e dinjitetit dhe personalitetit tironas.
    Me nje komande mbrapaketheu te “Komandantit” qe qendron diku vigjilent nen hijen e fikut krahu i “djathte” i sejcilit behet duket i majte dhe ne politiken shqipetare s’perben problem.

  14. Kastriot Sinjari says:

    Turp per Bashen qe vazhdon te degjoje Sali kriminelin,turp per ata politikane sahanlepirasa qe shkojne pas Bashes,turp per ate pjese te popullit qe beson se ekipi i hajduteve te PD ne cader do ti sjelle ne pushtet ne fund turp.

  15. Pallatet Agimi says:

    Po pse more Gon Duka e barazon vehten me keta plehra. Po pse more i mjere humbe te gjithe ate respekt qe kemi patur per ty. E humbe o i shkrete krejt ate fisnikeri qe e ke fituar per tere jeten thjesht per dy muaj.
    Po pse more edepsez. Se nuk e do Ramen e do te hakmeresh ndaj tij vete bashkohesh me kellira? Jazek te qofte!

  16. Jevi says:

    Ne asnje rast te mundurit nuk mund te vendosin kushte por, kerkesat e tyre duhet te jene qe te mos penalizohen.Pakica ne nje demokraci funksionale duhet te kerkoj barazi ne zgjedhje dhe jo te behet tekanjozene kerkesat e saj.Me qe kerkesa e tyre eshte te iki Rama mund te shoqerohet me nje kunder kerkese,largohuni nga kryesit e te gjitha partive ju,qe kerkoni te vini rregulla te reja ne fsht te vjeter
    Dhe keto kerkesa i bejne ata qe e katandisen shtetin ne gjendjen me te keqe te mundeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje