Raporti i OSBE/ODIHR: Polarizimi politik në Shqipëri mund t’i ndikojë zgjedhjet

16 Prill 2017, 20:44Politika TEMA

Shqipëria ka një ambient të polarizuar politik, i cili mund të ndikojë në zhvillimin e procesit zgjedhor në zgjedhjet e 18 qershorit, thuhet në një raport të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ku është analizuar gjendja parazgjedhore në Shqipëri.

Në këtë raport të OSBE/ODIHR-it, i përgatitur pas një misioni tre ditorë – nga gjashtë deri me nëntë mars – i ftuar nga vet qeveria e Shqipërisë, theksohet edhe mungesa e ndjekjeve të rekomandimeve paraprake të  OSBE/ODIHR, por edhe disa problem të tjera.

Problemet sipas OSBE/ODIHR, ku misioni i tyre duhet të përqendrohet gjatë vëzhgimit të zgjedhjeve janë edhe; regjistrimi i votuesve dhe kandidatëve, mbarëvajtja e kampanjave, ku përfshihet edhe blerja potenciale e votës, presioni dhe abuzimi me burime administrative; pastaj mbulimi nga mediat, implementimi i rregullores për financimin e kampanjave etj.

Raporti është i hartuar nga misioni dhe në bazë të këtyre gjetjeve edhe OSBE/ODIHR vendosë nëse do të ndërmarrë një aktivitet vëzhgues dhe në çfarë forme do ta bëjë, për t’iu përshtatur më mirë nevojave.

Gjatë tri ditëve misioni ka pasur shumë takime me krerë institucionalë, me ata partiakë, me udhëheqës të mediave, shoqërisë civile dhe të tjerë relevantë.

Kështu OSBE/ODIHR, bazuar në gjetjet e tyre, do të kërkojnë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, që të dërgojnë në Shqipëri 30 vëzhgues që do të qëndrojnë më gjatë, ku do ta përcjellin procesin elektoral në tërë vendin, dhe 300 të tjerë, në afat më të shkurtër për të vëzhguar në ditën e zgjedhjeve, përfshirë votimin, numrin e votave dhe nxjerrjen e rezultateve, njofton Klan Kosova.

4 komente në “Raporti i OSBE/ODIHR: Polarizimi politik në Shqipëri mund t’i ndikojë zgjedhjet”

  1. Lani says:

    Cfare eshte kampanje? Duket si shampanje. Duhet te jete fjala per fushate?!
    Hidhi nje sy fjalorit te gjuhes shqipe o gazetar!?

  2. Labi100 % says:

    Te dhjefsha redaktorin o Mero qe nuk e çan menderen fare tu hedh nje sy shkrimeve….”KAMPANJA” Aq e varfer eshte shqipja sa nuk ka fjale te zevendesoj KAMPANJEN? Po i beni dem te madh gjuhes ju te ashtuquajturit INTELEKTUHHHAAAL .. Turp te keni..
    Mos e publikoni po deshet une timen e thashe ..

  3. shvejk says:

    Kampanjat ??? Po cfare gjuhe perdorni o gazetare kursesh 3 mujore?

  4. Mihallaq Furxhi says:

    Per mendimin tim ne Shqiperi duhet te perdoret gjuha shqipe qe per konteksin e perdorur duhet te jete:”Financimin e fushatave elektorale”.
    Ndersa sipas experiences 20 vjecare dhe regullave ne USA do te ishte: “Political campaigns often refer to electoral campaigns,by which representatives are chosen or referendums are decided.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje