Gjëmimi amerikan për luftë e ka një te metë, Kim Jong-un nuk ka gjë për të humbur

18 Prill 2017, 12:05Bota TEMA

Në kohën që parapriu testimin e  fundit me raketa nga Koreja e Veriut, Donald Trump u mundua të bindë Kim Jong-un se ai po niste një betejë me “djalin e gabuar”. Presidenti amerikan goditi Sirinë me 59 raketa Tomahok dhe më pas udhëroi armatën detare të afrohej në ujërat rreth gadiushullit Korean. Më pas, ai hodhi “nënën e të gjitha bombave” në lindje të Afganistanit dhe përdori rrjetet sociale për të farkëtuar mesazhin e tij për opinionin e brendshëm.

“Koreja e Veriut po kërkon telashe”, shkroi presidenti amerikan javën e kaluar, ndërsa specialistët e Kim bënin përgatitjet e fundit për testin e së dielës, që dështoi, por gjithsesi nuk ishte më pak sfidues.

Por, ekspertët thonë se veprimi më i fundit i Penianit ka vënë  në dukje kotësinë e përpjekjeve të miliarderit për të “ngacmuar” Kim Jong-un në përpjekje që ai të braktisë ambicjet e tij bërthamore.

“Ekziston një problem me luajtjen e kartës së kërcënimeve me Korenë e Veriut, për shkak se ata janë të prirur të luajnë bllofin”, thotë John Delury, ekspert nga Koreja e Veriut që punon në universitetin Yonsei në Seul. “Nuk po them se ata kryen testimin për shkak të kërcënimeve. Por sjellja e një grupi goditës të marinës nuk ndihmon nëse qëllimi është të detyrosh moskryerjen e testimit. Më shumë se çdo gjë tjetër, kjo ka shtuar gjasat”.

Mbështetësit e Trump thonë se strategjia e tij e lexueshme për të përdorur demostrime spektakolare të fuqisë për të trembur diktatorin e Koresë së Veriut dhe për të bindur presidentin kinez, Xi Jinping, për të tradhtuar aleatin e vet, po shpërblehet.

“Shfaqja e pushtetit nga amerikanët, vlen. Shumë”, thotë Daniel Blumenthal, specialist për Kinën nga Instituti i Ndërmarrjes Amerikane, një kompani konservatore, i cili shkruan më pas se sulmet në Siri dhe Afganustan ishin “mesazhe më së shumti për Xi dhe Kim”.

Ka nga ata vëzhgues që nxjerrin në dukje një editorial të fundit në një gazetë të kontrolluar nga partia Komuniste,  “The Global Times”, si provë se Trump ka bindur Pekinin të frenojë Kim Jong-un duke shtrënguar sanksionet në mënyrë dramatike.

Delury, sidoqoftë, thotë se nuk asnjë provë që të sugjerojë se Xi ishte i përgatitur të bënte asgjë më shumë sesa “të shtonte ndonjë sanksion aty-këtu”. “The Global Times mund të shkruajë gjithë editorialet që dëshiron, por qasja e Kinës për këtë çështje është e njëjtë”. Mesazhi i Pekinit ndaj Trump ishte i qartë si kristal ai tha “qetësohu”.

Në fakt,  Delury pretendon se retorika acaruese e Trump dhe përdorimi i rastësishëm i forcës vetëm sa do të forcojë vendosmërinë e Kim për të zhvilluar pajisje të fuqishme bërthamore që mund t’ia kursejnë atij fatin e Saddam Hussein apo Muammar Gaddafi.

“Në të vërtetë, thjesht është të luash lojën e Penianit. Është humbje kohe dhe administrata Trump duhet të lëvizë në një rrugë më premtuese për të zgjidhur problemin… që prej faktit që ata nuk kanë gjë për të humbur dhe ne kemi gjithçka për të humbur, ata mund të fitojnë çdo betejë”.

Leonid Petrov, specialist për Korenë e Veriut në universitetin kombëtar të Australisë, thotë se me ndërmarrjen më të fundit raketore, “mesazhi nga Koreja e Veriut është se pavarësisht pozicionimit amerikan, ata nuk do të braktisin programin e tyre të raketave”.

Petrov thotë se nuk është i habitur që Kim Jong-un kishte zgjedhur të shënonte 105-vjetorin e lindjes së themeluesit të Koresë së veriut, gjyshit të tij, Kim Il-sung, me një testim të gjashtë të parakohshëm bërthamor.

“Duke parë dëmin fizik që do të shkaktonte në zonat e afërta, do të kishte qenë e pazakontë për një nip besnik të urdhëronte një testim bërthamor në një ditë kaq të shënuar”, thotë ai.

Por, kur testimi u krye, veprimi u duk se provokonte qasje edhe më agresive të Trump ndaj Koresë së veriut. “Nëse Shtetet e Bashkuara përgjgijen me sulm, kjo do të konfirmonte pretendimet e Kim se vendi është i rrethuar nga forca armiqësore që janë të vendosura për të ndërmarrë një sulm paralajmërues”, tha Petrov.

“Momenti i së vërtetës për Shtetet e Bashkuara do të jetë nëse sulmon (në përgjigje të një testimi bërthamor) dhe provokon rinisjen e luftës Koreane në kurriz të sigurisë së Koresë së Jugut, apo qëndron në pritje dhe tradhëton dobësinë  e vet.

“Çfarë do të bëjnë Shtetet e Bashkuara? Do të tërhiqen, do të qëndrojnë në zonë, apo do të sulmojnë?”, pyet Petrov. “Topi është në fushën e amerikanëve”.

Përgatiti: Juli Prifti – tesheshi.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje