Raundi i parë për Presidentin e ri, PS-LSI s'do paraqesin një emër, synohet dialogu me opozitën. Të majtët gjithnjë e bëjnë...!

19 Prill 2017, 09:13Politika TEMA

Pasditen e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë parlamentare të posaçme për zgjedhjen e Presidentit, por kjo fazë do të “digjet” me konsensusin e PS-së dhe LSI-së. Seanca do të thirret vetëm për hir të ligjit, për procesverbal, me qëllim konsumimin e raundit të parë, teksa palët nuk do të propozojnë asnjë emër, pas vendimit të përbashkët për të pritur një mundësi dialogu me opozitën, që edhe ajo të marrë pjesë në këtë proces.

Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Parlamentit, raundi konsiderohet i konsumuar edhe kur palët dhe deputetët nuk propozojnë asnjë emër. Edhe pse mazhoranca ka më shumë se 84 vota dhe mundet ta zgjedhë presidentin e vetme qysh në raundin e parë, balancat brenda koalicionit, marrëdhëniet mes Ramës dhe Metës, kanë vendosur që kjo mundësi të mos përdoret tashmë që opozita është në bojkot.

Sipas të njëjtave rregullave, Kuvendi do të provojë edhe tre herë të tjera ta votojë presidentin me 84 vota, ndërsa në raundin e fundit dhe të pestin, ai mund të zgjidhjet me vetëm 71 vota. Pamundësia e parlamentit për ta zgjedhur Presidentin edhe në këtë raund shkakton shpërndarjen e tij dhe zgjedhje të parakohshme.

PS
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi është shprehur se raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri do të digjet. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së u ka bërë të qartë deputetëve në mbledhjen e grupit, se raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit do të digjet pa asnjë kandidaturë, pasi synohet dhe konsensusi i PD. “Nuk do të propozojmë emra, dhe ky është një vendim që e kemi marrë në tryezën e koalicionit. Ne shpresojmë që me këtë t’i japim një mundësi dialogut dhe opozitës të bëhet pjesë e këtij procesi”,-mësohet të ketë thënë Ruçi.

LSI
Edhe LSI përmes kryetarit të grupit, Luan Rama është shprehur dje se pritet konsensusi edhe nga opozita për një kandidaturë presidenciale të gjithëpranuar nga palët.

Nuk kam çfarë të shtoj për çështjen e Presidentit të Republikës asnjë fjalë më shumë nga sa ka mbajtur qëndrimin e njohur publik Kryetari i Kuvendit, njëherësh edhe Kryetar i LSI-së pas takimit që ne zhvilluam me lidershipin e Partisë Socialiste.

Kryetari i Kuvendit, njëherësh Kryetar i LSI-së, e bëri të qartë publikisht pas takimit me lidershipin e PS-së qëndrimin e tryezës së asaj dite, pra të takimit PS-LSI apo LSI-PS, në lidhje me çështjen e Presidentit, duke nënvizuar domosdoshmërinë e pjesëmarrjes me kontributin e vetë në këtë proces të rëndësishëm edhe të opozitës.

Kështu që për sa kohë jemi ende me shpresën dhe besimin që ekzistojnë mundësitë që opozita të bëhet pjesë e procesit pasi të jepen garancitë dhe besimi që zgjedhjet do të jenë sipas standardeve, nuk ka arsye të nxitohemi dhe ta paragjykojmë këtë proces që në kohën e duhur dhe sipas afateve kushtetuese do të trajtohet me shumë përgjegjshmëri, me shumë seriozitet ashtu siç e meriton çdo vendimmarrje që ka të bëjë me kryetarin e shtetit”- tha Rama

1 komente në “Raundi i parë për Presidentin e ri, PS-LSI s’do paraqesin një emër, synohet dialogu me opozitën. Të majtët gjithnjë e bëjnë…!”

  1. andi says:

    Mos digjni seance dhe humbisni kohen kot.
    Por zgjidheni presidentin sa me shpejt dhe te mos e shohim me sy se boll e durum 5 vjet mustaqemutin turkofil.
    Mimi Kodheli me personalitet dhe karakter shqiptarofil me duket zgjidhja dhe jo karafila si Nano apo ndonje tjeter Berishofil.
    Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje