Rama drekon në një familje në Kukës: Karrigen e kryeministrit nuk ma dha nëna ime, as e gjeta në rrugë...

21 Prill 2017, 18:07Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, pasi përfundoi takimin me të rinjtë në Kukës, ka drekuar në familjen e Sadri Gjokës.

Nga tryeza e kësaj familje, gjatë bashkëbisedimit me ta, Rama theksoi se detyra e kryeministrit është përgjegjësi dhe jo thjesht një post.

“Nuk do pimë alkool tani.

Më mirë të jemi të kthjellët.

Ja më mirë këtë pijen freskuese.

Fitorja nuk na duhet për vete.

Fitorja dhe humbja kalon kur je spektator po ne na duhet për të vazhduar punën që bëjmë të gjithë edhe për të përmirësuar vazhdimisht gjërat. Pasi ka shumë për të bërë akoma.

Shumë njerëz bëjnë gabim që e shikojnë këtë punë si karrige.

Atë nuk ma ka dhënë as nëna ime, e as e gjeta në rrugë.

Kjo karrige është përgjegjësi”, nënvizoi Rama.

4 komente në “Rama drekon në një familje në Kukës: Karrigen e kryeministrit nuk ma dha nëna ime, as e gjeta në rrugë…”

  1. asd says:

    Ky po ua ha familjeve edhe ate pak qe kane shpetuar nga taksat.

  2. BERISHA LARGOHU says:

    Populli e votoj Ramen, por duhet ta mbroje kryeministrin e tyre nga terrorizmi Berishian dhe ai Bashian.. Shqiperia mbrohet vetem nga populli, mos lejoni Berishianet qe te shkatrrojne Shqiperine dhe jeten t’uaj ne paqe, femijet t’uaj nuk meritojne vuajtje.?⚖??

  3. Aldo says:

    Karrigen e kryeministrit e more me korrupsionin , mashtrimet dhe presionet qe ke ushtruar ndaj popullit shqiptar
    Prandaj jemi ne ata qe do te ndeshkojm duke mos te votuar me sepse nuk ke mbajtur asnje premtim .

  4. mirel says:

    Haha..pushtetin ta dha Meta se atij ja lype koalicionin.
    Votat i mori PSja qe e shpartallove me idiote Lirindas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje