Rama: Përvjetori i aviacionit shqiptar, nderim oficerëve e pilotëve. Kodheli: Dy gëzime në një ditë

24 Prill 2017, 21:19Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot në rubrikën “AMARCORD” përvjetorin e krijimit të Aviacionit Luftarak. Ai shprehet me nderim për të gjithë oficerët dhge pilotët e FA.

“Sot, Forcat e Armatosura shqiptare kremtojnë 66 vjetorin e themelimit të Aviacionit luftarak, premisat e të cilit ngjizën më 1914, kur në kohën e qeverisë së Princ Vidit, u porosit blerja e tre avionëve sulmues Löhner Daimler.

Ndër vite është kurajo dhe energjia e pilotëve shqiptarë që e kthyen këtë armë në një njësi legjendare, si edhe heroizmi i 46 dëshmorëve të dalë prej saj.

Nderim oficerëve dhe pilotëve, që në kushte mjerimi dhe izolimi gjatë diktaturës dhe fill pas saj, mirëmbajtën dhe riparuan me sa mundën instrumentat e sovranitetit tonë ajror, duke dhënë shpesh edhe jetën në krye të detyrës”, shkruan Rama.

Nga ana e saj Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në përvjetorin e aviacionit shqiptar shprehet se janë dy gëzime në një ditë, pasi jo vetëm është dita e aviacionit por dhe janë përcjellë një kontigjent pilotësh në stërvitje në Gjermani.

Dy gëzime në një ditë! Sot kujtojmë me krenari historinë 66 – vjeçare të Forcës Ajrore, dëshmorët që kanë dhënë jetën në krye të detyrës e të gjithë ushtarakët që kanë shërbyer gjatë këtyre viteve në aviacionin ushtarak shqiptar.

Por jemi krenarë edhe për pilotët që shërbejnë aktualisht, të cilët i përcollëm sot në Gjermani, në të parën stërvitje të përbashkët jashtë vendit të Forcës sonë Ajrore. #66VjetForceAjrore #SaberJunction17”, shkruan Kodheli në rrjetin social.

3 komente në “Rama: Përvjetori i aviacionit shqiptar, nderim oficerëve e pilotëve. Kodheli: Dy gëzime në një ditë”

  1. Amnistia e Majkos dhe Rames says:

    hahhhhahaha, aviacioni shqiptR..Tallu tare , tallu

  2. EKZEKUTUSI says:

    Po he se me Plaset KUR THEME, te Blihen Avjone Gjermane , dhe te Sterviten ne Gjermani Pilote Shqipetare…lol

  3. lameja says:

    Respekt per Babace Faikun,Fahri Bubesin,Trasha etj qe me nuk me kujtohen me .Keta kane qene pilote te klasit te pare,absolut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje