Promovimi i “kombit kosovar” subversion antikushtetues

23 Tetor 2016, 00:16Rajoni TEMA

Nga Dr. Sadri RAMABAJA

Ka kohë që një kor i publicistëve në Kosovë promovojnë idenë mbi kombin kosovar. Në realitet që prej 17 shkurtit 2008, një lagje injorantësh politikë ose persona që me kohë janë në shërbim të agjendave antishqiptare që promovohen në Beograd dhe gjetkë, kanë vënë në lëvizje nën rrogoz, por edhe publikisht, idenë për skizmën politike që ata e kanë pagëzuar me nocionin “Kombi kosovar”.

Natyrisht për ta bërë teorinë e tyre më bindëse, ndonjëri sosh që ka lexuar 3-4 libra mbi Kombin dhe Shtetin, kryesisht të atilla që për objekt pikënisje e hulumtimi kanë shkollën frënge dhe anglosaksone të mendimit politik mbi rolin e shtetit në krijimin e kombit, respektivisht barazimin e shtetit me kombin, e trumbetojnë kuazi-kombin kosovar tashmë pas pavarësisë së Republikës së Kosovës si akt të kryer!

Idetë për një “ringjallje” të Dardanisë dhe promovimit të “kombit kosovar” kanë gëluar herë më shumë e herë disi të heshtura, edhe në rrafshin e politikave gjuhësore përmes subversionit linguistik, kuazi-shkencor në raport me standardin e gjuhës letrare që ishte arritur në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në vitin 1972.

Qark Kulturor i Prishtinës, ati real i idesë për “kombin kosovar”

Nëse do të hidhnim dritë mbi idenë lidhur me mëvetësinë kulturore e politike të Kosovës, qoftë edhe duke vënë në jetë të ashtuquajturin parim të vetëvendosjes së brendshme të popujve, ideja për skizmën politike brenda tërësisë së Kombit shqiptar, duhet kërkuar tek i ashtuquajturi Qark Kulturor i Prishtinës dhe tek programi politik i LDK-së me simbolet e Ibrahim Rugovës me elementet e Dardanisë, që kishin për qëllim për t’ i dhënë shpirtin që i mungonte kësaj ideje, pra shpirtin e së kaluarës, ndërkaq përmes idesë për Republikën e pavarur dhe të “hapur për Serbinë dhe për Shqipërinë”, për të krijuar shtratin e Prokrustit, ku i thuren ninullat trupit xhuxh të kombit për të ardhmen e tij!

Kjo mendësi në shikim krejtësisht feudale, katërcipërisht është e qartë se, si projekt është i menduar mirë. Krahas subversionit të islamit fashist, pasojat e këtij subversioni kushtetues, përmes përpjekjeve për ta legjitimuar “kombin kosovar”, do të jenë gjithsesi të mëdha, natyrisht nëse kësaj ideje nuk i kundërvihemi me të gjitha forcat e Kombit.

Historia politike dhe sociologjia na mëson se projektet e kësaj natyre kurrë nuk kanë lindur aty-për-aty. Debati i ashpër në relacionin Tiranë- Prishtinë këto ditë kishte vetëm si shkas vizitën e Ramës në Beograd në Forumin për çështje të sigurisë. Shpërfaqja e të ashtuquajturve kosovocentristë, e me këtë edhe rishfaqja e idesë së “kombit kosovar” si “shpëtim nga Tirana”, ishte një lloj alibie për neotitistët kosovarë. Ky skalion antishqiptar vetëm sa kishte pritur çastin e volitshëm politik.

Ky projekt bëhet edhe më i rrezikshëm për kombin, meqë si i tillë, duket qartë, gëzon mbështetje nga jashtë. Rasti i Gjermanisë dhe takimi historik i 585 përfaqësuesve gjermanë, kryesisht i përbërë nga elita intelektuale dhe ajo e aristokracisë gjermane nga hapësira jetësore gjermane, në Katedralen e Palit në Frankfurt mbi Main, më 18 maj 1848, ku qe shtruar “Çështja gjermane” , lidhur me përcaktimin që ndërlidhej me “çështjen e madhe” (brenda së cilës shihej edhe Austria si pjesë e shtetit-komb gjerman në formim, apo “çështjen e vogël gjermane” (pa Austrinë), në periudhën kur në drejtim të Frankfurtit mbi Main vinin kërcënimet nga Rusia për marshim të pritshëm të brigadave ruse drejt Gjermanisë, dhe ato nga Parisi dhe Londra, flet qartë se projektet e kësaj natyre janë objekt i interesave gjeopolitike.

Kufizimet që i bëhen vullnetit politik të shqiptarëve përmes Kushtetutës së Kosovës, neni i I-rë, paragrafi 3 (“Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti), janë shprehje e po të njëjtës logjikë të të fortit, si në rastin gjerman. Ky paragraf i imponuar në kushtetutën tonë duket se i ka zëvendësuar brigadat ruse e serbe të gatshme për marsh drejt Prishtinës. Ai është shprehje e imponimit të forcës për rikrijimin e të ashtuquajturës zgjidhje sui generis të çështjes së Kosovës. Shih për këtë ai po i jep shpirt promovuesve të “kombit kosovar” dhe skalionit politik që rri pas tyre.

Kë po e pengon nacionalizmi progresiv shqiptar?

Gjatë kohës sa jetoja në Zvicër si refugjat politik, në një konferencë shkencore që kishte organizuar Ministria e Jashtme e Konfederatës Helvetike (fillimi i vitit 1998), ku ishin të ftuar edhe përfaqësuesit e një OJQ me emrin HELVETIKA, mësova se ishte pikërisht kjo OJQ që udhëhiqej nga një serbe, vajza e një çetniku mjek që punonte në Spitalin e Bazelit, natyrisht shtetase e Zvicrës dhe e promovuar në qarqet e shoqërisë civile si kozmopolite, ajo që po subvenciononte një gazetë në Kosovë që i frynte shumë promovimit të dialektit gegë si gjuhë e komunikimit masiv në Kosovë dhe që ishte një lloj pararendëse e idesë, respektivisht përrallës për “kombin kosovar”.

“Nacionalizmi i llojit evropian”, pra ai nacionalizëm që nxit njerëzit që virtytet më sublime të qenies së tyre t’i investojë në një sistem vlerash që i bashkon individët, krijon barazi ndërmjet tyre, që i jep kuptim jetës së tyre, siç shprehet Arbër Xhaferi, insistohet në sa e sa mënyra që të jetë “mollë e ndaluar” për shqiptarët.

Kjo lagje e vogël shtetesh dhe politikanësh brenda BE-së, që edhe sot e kësaj dite nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, nacionalizmin si vlerë politike (e kam fjalën gjithnjë për një nacionalizëm progresiv e të shëndoshë), e kanë përvetësuar për vete, ndërkaq kosovarëve u preferojnë ta kuptojnë si diçka të tejkaluar dhe ngjashëm, siç vepronin komunistët jugosllavë që si antipod të nacionalizmit, pra në vend të këtij lloji të nacionalizmit, ua ofronin shqiptarëve “socializmin jugosllav”, “kombin socialist” etj., kjo lagje politikanësh u ofrojnë, madje edhe u imponojnë shqiptarëve sot kozmopolitizmin, multikulturalizmin si vlera të mirëfillta dhe sponsorizojnë të gjithë ata që promovojnë idenë për “kombin kosovar”.

Ndërkaq, nën rrogoz apo hapur punojnë, qoftë drejtpërdrejt, qoftë nëpërmjet pinjollëve të tyre me qarqet më antishqiptare e proruse në Europë, duke u angazhuar për ndarjen e kombit shqiptar dhe pro krijimit të njëfarë identiteti të ri – “kombit kosovar”!

Nuk është e rastit pse lloji i nacionalizmit frymëzues evropian, siç do të thoshte Arbër Xhaferi, duke mëtuar t’u përgjigjet nihilistëve dhe të ashtuquajturve krijues të “kombit kosovar” – derivat i “kombit socialist”, por edhe kësaj lagjeje politikanësh evropianë, fisnikërues në shoqëritë më të avancuara perëndimore, manifestohet në çdo segment të shoqërisë dhe është standard, kusht pa të cilin nuk mund të funksionojë shteti.

Nacionalizmi i tillë, jo vetëm që e forcon kohezionin shoqëror, por edhe i parandalon deformitetet e ndryshme; ai e rimëkëmb shpirtin e një kombi, është si nacionalizmi i llojit të rilindësve tanë – krejtësisht progresiv. Për këtë lloj të nacionalizmit ka nevojë shoqëria shqiptare sot; ky lloj i nacionalizmit do të bëjë që dy Republikat Shqiptare, bashkë me bashkësinë e gjerë shqiptare, që jeton në Maqedoni dhe komunitetin shqiptar në Mal të Zi dhe atë në Preshevë, Bujanoc e Meditë (Medvegjë) në Serbi, si tërësi e kombit shqiptar, ta ndiejnë veten pjesë të Evropës së re.

Që të arrihet ky qëllim, politika shqiptare ka nevojë për një ripërkufizim të strategjisë kombëtare. Nëse e marrim parasysh sugjerimin e Morgenthaut, se realiteti i qëllimit kombëtar “gjendet në historinë politike dhe sociale të një kombi”, atëherë nuk do të jetë vështirë të përfundojmë se qëllimi kombëtar i Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë, ishte i vetëkuptuar në termat e vetëekzistencës dhe lirisë – për një Shqipëri të lirë, të bashkuar dhe progresive. Ky konkluzion duket se e ka për model filozofinë aristoteliane mbi totalitetin, që kishte parasysh Krist Maloki tek shprehej: “Totaliteti i jem asht kombi shqiptar dhe jo vetëm Shqipnija, një pjesë e tij”.

Neotitistët në ofensivë

Idetë mbi “kombin kosovar” dhe me këtë edhe shpërfaqja e një lloj kosovocentrizmi, sidomos këto ditët e fundit, janë produkt jo vetëm ahistorik, por njëkohësisht edhe antikushtetues. Kushtetuta e Republikës së Kosovës në nenin 3, paragrafi i parë, precizon qartë se “Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.”

Promovimi i kuazi-kombit kosovar rezulton të jetë de fakto subversion antikushtetues.

Kushdo që promovon ide të kësaj natyre ai shkel aktin më të lartë juridik të Republikës, rrjedhimisht do të duhej të ndiqej penalisht.

Kësaj propagande të shfrenuar antishqiptare ka nevojë t’i japim përgjigjen meritore edhe me gjuhën e shkencës. Trumbetuesit e kësaj ideje kanë dije të cekëta në lëmin e mendimit sociologjik e politik, prandaj jo rrallë rezultojnë tepër injorant, por meqë mbrapa tyre qëndrojnë institucione të fuqishme politike e propagandistike, ata janë prezent në mediat tona më shumë se kushdo tjetër.

Neotitistët po i fryjnë debatit të shpifur e të sponsorizuar nga qeveria e marionetave Mustafa-Thaçi kundër Shqipërisë, por edhe kundër VV, ngjashëm si edhe pararendësit e tyre në vitet 1981 e tutje. A mund të jetë krejt e rastit kjo mësymje e neotitistëve apo na rezulton e koordinuar me mësymjen ruse drejt Ballkanit?

Patologjia e LDK-së ndaj Shqipërisë dhe të gjithë atdhetarëve të mbledhur rreth VV, sërish verifikon faktin se ajo është nënprodukt i mendësisë esadiste.

11 komente në “Promovimi i “kombit kosovar” subversion antikushtetues”

  1. nari says:

    Po kjo fjala ‘kuazi’ nuk eshte shqip. Ju lutem zoti profesor, na shkruani shqip !

  2. kombi says:

    Nje shkrim shume i kjarte per te gjithe , por fatkeqsia e madhe e shtetit te Kosoves eshte politika e keqe e Politikanit Thaci ,i cili si injorat qe eshte , Kosoves nuk i ka dhene zhvillimin e duhur . Thaci pasuroj rrethin familjar te tij ,si dhe politikanet e tij dhe popullit i ka hapur dyert drejt Europes . Politika djallezore e Kosoves antishqiperi ,po perhapet me shpejtesi te madhe tek masat popullore ,duke i bere nje shplarje truri , kohet e fundit vihet re nje urrejtje per shqipetaret . Kosova pretendon qe ne kemj yje ne sport dhe ne repista dhe ne qeverisjen e vendit Shqiperia duhet te marri shembull nga Kosova . Pretendime te tjera te Kosoves jane qe Shqiperia nuk e ka ndihmuar Kosoven ,gjithashtu qe ne jemi tashme nje shtet i konsoliduar dhe nuk kemi nevoje qe Kryeministri te ngrej zerin e tij per Kosoven . Mos nderhyni ne punet tona . Kosova ka ShBA dhe Brukselin qe i zgjidh ceshtjet e Kosoves .
    THACI PER INTERESAT E TIJ PERSONALE ESHTE GATI TE BEJ GJITHESHKA , KETE E KANE KUPTUAR SHUME MIRE EUROPA DHE JA TUND NE FYTYRE GJYKATEN SPECIALE ,PER TA DETYRUAR QE SI TE PRANOJ GJITHESHKA QE EUROPA DON . THACI PO SAKRIFIKON KOSOVEN VETEM NGA TRYSNIA E EUROPES . ATO ME THACIN FRIKACAK JA NGUSHTUAN KUFIRIN KOSOVES .EUROPA DO TE VAZHDOJ TE NDIHMOJ SERBINE ,MALIN E ZI ,DUKE E DETYRUAR THACIN QE TE FIRMOSI NE MENYRE INDIREKTE . EUROPA NUK E DON BASHKIMIN ME SHQIPERINE DHE PO PHNON NEN RROGOZ QE TI JAPI KOSOVES JO VETEM SHTETESI POR DHE KOMBESI DHE PER KETE NUK ESHTE SHHME E VESHTIRE PER TE NDRYSHUAR LIGJIN NE KUSHTETUTE . THACI ESHTE TEPER ,TEPER INFERIORE KARSHI EUROPES ,AI RRINE GATITU ,PERPARA TYRE . ESHTE GATI TE BEJ GJITHESHKA PER PUSHTET , KJO ESHTE ARSYEJA QE EUROPA PO SHFRYTEZON KOSOVEN ,ME THACIN PROBLEMATIK .

    1. Taulant/Tirane says:

      Po shqiptaret e Maqedonise,Malit te Zi ne cilin komb hyjne????Mendimtaret” e shpikjes s kombit kosovar ,duhet ta kene nje pergjigje ,qe kurre nuk na e kane dhene.

  3. dash says:

    Sakte.Shume dakort.Kete kam menduar personalisht kur degjova debatet absurde te diteve te fundit ,Serbia po ben punen e saj dhe ne si zakonisht biem ne lojen e saj.Edi Rama beri ate qe duhet te bente dhe ka meriten te jete i pari qe ja tha serbeve ne mes te Beogradit.Analize e sakte z.Ramabaja…

  4. Kosovo o Zemra Serbe says:

    Profesori ka te drejte por Kosovari sot eshte me shume nje Serbo-Turk se sa Shqiptar, kot e kini.


    Dyshja famekeqe anti-shqiptare Isa Mustafa/Hashim Thaci, do mbahen mend si armiqte me te medhenje te ceshtjes kombetare.

    Mos harxhoni kohen kot me Kosoven, ajo humbi qysh nga koha e Sulltanit dhe Titos.


    Ju lutemi Presidentit ti heqi pashaportat Koqevarve se do votojne akoma Saliun, injorantet.

    1. Prizrenasi says:

      Fashist serb,kriminel i lindur per vete faktin se linde serb dhe jo njeri normal.Nderroje emrin dhe mos komento ne web shqiptar o kafshe uralesh. “koqevaret”sic i thua ti, do jene penicilina ndaj bishave serb.NUk falet gjaku i miliona shqiptareve te Kosoves,Maqedonise,Mali te zi,Presheves-E deri ne Nish, por edhe te viseve te tjera shqiptare,si psh Ne diber e kudo tjeter,qe keni vrare, prere, masakruar per 100 vite me radhe. Hakmarrja e Zotit,dhe e ne shqiptareve sdo vonoje, dhe do merrni denimin e merituar.Ne mos neser,pasneser.Ajo dite do vije.

  5. Prizrenasi says:

    Gazetari ben mire qe merret me keta proklamuesit e kombit kosovar,por mos i thoni gjerat vetem deri diku dhe jo pa u thelluar.Pse si spermend me emra? qe ta dime te gjithe, sidomos ne shqiperi,qe jane vetem 3 dhe jo 1 milion. Gjithashtu sme pelqen qe ne pergjithesi ne shqiptaret i shohim gjerat ose vetem keshtu ose vetem ashtu.Psh kur permend Rugoven,qe ka thene kosova do jete vend i pavarur i hapur ndaj Shqiperise dhe serbise.Pse e ka thene kete>?Sepse propaganda shoviniste serbe para botes, bente propagande qe Keta shqiptaret e keqinj te Kosoves duan te bejne lufte dhe te bashkohen me shqiperine,dhe pastaj do perhapin luften kudo ne trojet shqiptare ne FYROM,Mal te zi,Presheve,apo edhe Cameri. Dhe u thoshte ose na perkraheni ne serbev,ose keta fondamentalist fetare,njerez me bisht,anti-perendimor,qe duan ti vene flaken Ballkanit.E kane bere aq serioze dhe aq te mbeshtetur ne fakte artificiale te sajuara, sa nuk ka qene edhe pa efekt propaganda e tyre.Dhe Rugova i mencur,dhe vizionar, per tia luftuar kete propagande,tha Kosova spo kerkon te bashkohet me shqiperine,sic edhe tyani bota spo na lejon e jo me atehere, dhe as spo kerkon te perhape luften,pra spo luftojme per bashkim kombetar por per nje Kosove te pavarur.Sepse o i nderuar gazetar,kur arrihet Kosova e pavarur,sic edhe u arrit, eshte shume me e lehte bashkimi,Edhe tani cdo njeri e di qe bashkimin e kemi ne dore ta bejme,te pakten Kosove-Shqiperi sa per fillim,por e verteta duhet thene sic eshte,dhe jo duke u bere patriot fallco.Po u bashkua Kosova me shqipeine sot, veriu i Kosoves,pasuria me e madhe e gjithe trojeve shqiptare ne Ballkan, 100% u kalon serbeve.As pa me te voglin dyshim,Prandaj bashkimin duhet ta shtyme per pak me vone,deri sa te fuqiziohet shteti i Kosoves ,e sidomos Ushtria e Kosoves, tmerri i serbeve,atehere kur nga bashkimi nuk humbim Verioun por fitojme edhe Presheve-medvexhe-Bujanovcin. Dhe me vone me FYROMin do jete vetem nje formalitet vendosja e drejtesise.Pra edhe Rugova atehere,qe une skam qene fans i tij,se me dukej shume liberal, dhe as lideret e sotshem sot, jo qe nuk duan qe bashkimi te behet qe neser,por per hir te ketyre te vertetave.Prandaj mos ti akuzojme kot.Por nuk e perjashtoj qe politikanet ne Kosove u pelqen me shume interesi privat dhe duan me mire I pari i katudnit se sa i lene menjane dhe i konsideruar vetem si nje krahine.Kjo eshte 100% e vertete.E vertete eshte edhe qe jo vetem keta 3 baballaret e kombit kosovar, por shumica e ketyre analisteve qe reaguan,edhe pse per shume gjera kishin te drejte,reaguan se kane dhe nje lloj xhelozie,apo konkurence biznesi,nga koleget e tyre ne shqiperi qe kane ardhur ne Kosove.Psh ky Migjen Kelemndi nuk do qe mediat kryesore me tendjekura ne Kosove te jene platforma digit alb apo TV KLan. Ky me keta e ka konkurencen,sepse do qe TV i tij RROKUM TV te jete me i ndjekuri ,me i shikuari, e pastaj edhe te fitoje me shume para.Pra krejtesisht per interes personal, pervec arsyeve te tjera te dyshimta .Te verteten ta themi te qarte te plote,me emra dhe mbiemra por ne anen tjeter mos e pergjithesoni popullin e Ksooves me keta 3 persona,si dhe me nje grusht tjeter gazetaresh xheloz apo politikanesh qe shohin interesin etyre me shume se interesin kombetar. Sepse nqs ju te dashur komentues ne shqiperi na pergjithesoni, kjo ben efekt te kundert me qellimin e mire qe mund te keni, Me zor po na fusni ne llogore,pra te mbrojme Kosoven ndaj kritikave, e pastaj shume komente degjenerojne dhe shnderrohen ne NE dhe JU. Propaganda e jashtezakonshme e ketyre 3 personave, apo tashme se fundmi edhe e Berat Buzhales,Dastid Pallaskes, apo ndonje tjetri, nuk eshte se ska bere efekt, sado qe per momentin efeket minimal.Jo me larg se dje pashe nje komentues nga Kosova qe duke reaguar ndaj njerit qe shante Kosoven,perdorte disa “fakte” identik “faktet” qe propagandoi Halil Matoshi disa dite me pare. Tani ose ishte ndonje naiv qe i ishte shplare truni, ose ishte vete dora e Halil Matoshit, te cilit nuk i mjaftojne shkrimet qe ben, por shpesh e kam vene re qe edhe komenton ne emer te Kosoves ,duke perdor emra te ndryshem

  6. Prizrenasi says:

    Nuk ma publikove dhe nje koment qe ia thashe ketij Serbit, o Tema po nejse rendesi ka ketij shkaut mos te harrosh tia publikosh komentet e tij

    1. Kosovo kjo Zemer e Serbise says:

      Kur te erresohet arsyeja nga e verteta fillon dhe i quan Shqiptaret e vertete, Serb a Grek.

      Nuk jam Serb, koqevari jam puro Shqiptari.

      Sidomos ju te Prizrenit jeni me turq se Turqit.Kete e dine gjithe kombi Shqiptar. Te pakten ti di shqip me mire se Koqevaret e tjere sidomos ai Tha(q)i


      Koqevari i sotem eshte vecs se nje hibridizim i Perandorise Osmane me ate Titiste, ose Serbe me fjale te tjera.Kot e kini qe beni sikur doni Shqiperine.Shqiperia per ju eshte deri ne Kukes, Durres. Jeni shume te trashe te kuptoni me tej Durresit.

      1. Prizreni says:

        Nqs ka nje person i vetem qe komenton tek tema dhe as nuk e luan topi qe nuk eshte shqiptar por shka, je ti.Dhe mjfaton shikojeni emri qe ke zgjedh e as skam nevoje telexoje ca ke shkrujt o shka i ndyre. Ne Prizren o Ndyresire jeton edhe minoriteti turk pra te gjithe turqit e Kosoves, qe jane nja 1% jetojne shumica dermuese ne Prizren.Por pjesa tjeter qe prape eshte shumice jane shqiptar,dhe ska rendesi feja me shume se kombi per cdo shqiptar Kosove o shka i ndyre. Dhe i githe kombi shqiptar meson dhe i eshte mirenjohes Lidhjes se Prizrenit. Skenderbeu i pari qe nderohet me se shumti, Lidhja e Prizrenit e dyta. Edhe nje arsye kjo qe ju serbe te ndyre urreni me shume se cilindo qytet Prizrenin apo edhe Gjakoven,Llapin e Drenicen.Une e deklaroj me krenari qe jam shqiptar dhe jam nga Prizreni,po ti shka pse te vjen turp me deklaru qe je shka?A vertete mendon se ka dikush qe se kupton qe ti je shka. Ska faj ti mor shka, po ai qe te ka lene te komentosh ketu me kete emer. O shka i ndyre une shqiperine e du se e du dhe jo te bej sikur e du,Une edhe e kritikoj ndonje shka qe fol shqip,ose shqiptar qe urrn kosovaret,e edhe kete e bej sy per sy.Prandaj dhe ty te shava ,se aq mundesi kam,se je shka por edhe nqs nuk je shka, qenke me keq se shkau. Se do ta zhdukim rracen serbe mbaje mend…O Tema po pse e lini te komentoj kete shkaun,a jeni gazete shqiptare a ca jeni??

  7. evgjitngrenesi says:

    një shkrim që duhet ta lexojnë gjithë llumi kombëtar. situata nën trojet shqiptare është e njëjte me ate te viteve 13-14 të shekullit të kaluar. vendin e esat pashës dhe haxhi qamilit e kanë zënë beograd buzhala me halil matashoviçin e në përgjithësi ldk-ja si dorë e serbise ne kosovë.
    duhet mbështetur vv-ja si përfaqsuese e interesave te shqiptarise. të tjeret bejne lojen e armiqve te shqiptarise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje