VIDEO/ Zgjidhet kënga që do të shoqërojë PS në fushatë, ja se çfarë shkruan Rama

30 Prill 2017, 09:27Politika TEMA
VIDEO/ Zgjidhet kënga që do të shoqërojë PS në

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se më në fund është zgjedhur kënga e cila do të vendoset gjatë fushatës elektorale që PS do të zhvillojë në të gjithë Shqipërinë.

Përmes një statusi në facebook Rama shkruan se kjo këngë u zgjodh mes 1797 propozimeve.

Më tej Rama thotë se më 9 maj Partia Socialiste do të organizojë Kongresin e saj ku do të hidhet shorti për ndarjen e çmimeve të fituesve mes propozuesve të kësaj kënge.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një të djelë të qetë me këngën që mes 1797 propozimeve është përzgjedhur të na shoqërojë në rrugën drejt 18 qershorit të Fitores2017. Shorti për ndarjen e çmimeve të fituesve mes propozuesve të kësaj kënge fantastike do të hidhet gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, që do të zhvillohet në Ditën e Europës, më 9 Maj” shkruan Rama ne Facebook.

2 komente në “VIDEO/ Zgjidhet kënga që do të shoqërojë PS në fushatë, ja se çfarë shkruan Rama”

  1. haxhi kavaja says:

    Kryetarit antisocialist te Partise Socialiste !
    Kenge e bukur, entuziate, ndjell fitore.
    Per keto “te ka rare pika”, thone ne Kurvelesh, di ti zgjedhesh.
    Ah sikur te dije te beje edhe te tjerat kaq mire !
    Urime, qellofte kenga me fitore.

  2. kombi says:

    Tregon POWER .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje