Kodheli, homazhe në ditën e dëshmorëve: Qemal Stafa guxoi të besojë deri në fund tek e reja. Dhe ne kemi besim...

5 Maj 2017, 14:41Politika TEMA

Gjatë ditës së sotme u zhvillua  ceremonia e homazheve në nder të dëshmorëve të atdheut.

Të pranishëm në ceremoni ishin presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ish – kreu Kuvendit Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral major Dedë Prenga, ministra, deputetë, përfaqësues të pushtetit vendor, veteranë, familjarë të veteranëve si dhe qytetarë, të cilët vendosën kurora me lule dhe nderuan të rënët për liri, pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Ministrja Kodheli, e shoqëruar edhe nga zëvendësshefi i Shtabit, gjeneral Major Dedë Prenga, kryen homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë varrit të Feti Voglit, Floran Delia dhe Donald Hoxhës, si dhe u takua me familjarët e tyre.

Më pas, në drekën e shtruar me këtë rast për veteranët dhe familjarët e dëshmorëve, ministrja Kodheli e nisi fjalën e saj më shprehjen e një filozofi gjerman, Friedrich Schiller: “E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë dhe një jetë e re po lulëzon gërmadhash”.

Qemal Stafa guxoi të thoshte vetëm kur ishte 15 vjeç se ne kemi besim në vetvete ndaj dhe guxojmë. Dhe ai guxoi deri në fund, duke u bërë shembull, heroi jonë, i juaji, i atyre që ranë dëshmor dhe shpresoj shumë që edhe i brezave që do të vijnë”, vijoi më tej Kodheli.

Nga ana e tij, kryeministri Rama  u shpreh i kënaqur të ishin të gjithë së bashku për të përkujtuar 5 Majin: “Një ditë të shënuar, e cila na mbledh nën emrin e Qemal Stafës, por edhe na jep mundësinë e këtij momenti për të evokuar një histori guximi dhe për të rishprehur mirënjohjen dhe respektin tonë ndaj asaj historie”.

Në fjalën e tij, Ilir Meta theksoi se po të shohësh mirë në historinë e Luftës Antifashiste Naçional Çlirimtare do të habitesh se si këta të rinj dhe shumë të tjerë lanë studimet e tyre jashtë vendit dhe erdhën këtu në momentin që vendi ishte i pushtuar duke nisur një rezistencë të jashtëzakonshme. “Falë së cilës ne kemi ekszistencën e Shqipërisë si shtet, falë pikërisht 29 nëntorit fitimin e lirisë dhe pavarësisë”. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje