Shkodër, 74-vjeçari vret gruan me çifte. Kishte vrarë edhe gruan e parë

8 Maj 2017, 09:11Kronika TEMA

Një burrë ka vrarë gruan e tij, pak pas mesnate, në fshatin Guci e Re të Shkodrës.

Beqir Gjilaj, 74 vjeç, ka qëlluar me çifte bashkëshorten Lumturie Gjilaj, 45 vjeç, pas një debati për motive të dobëta.

Autori është arrestuar brenda banesës së tij.

Mësohet se gjithçka ka nisur nga një debat i zakonshëm për çështje familjare. Brenda pak minutave, debati ka degjeneruar deri në përdorimin e armës. 74-vjeçari e ka qëlluar me çifte nga një distancë e afërt bashkëshorten, duke e lënë të vdekur në vend.

Nga informacionet e para mësohet se në banesë ndodhej vetëm çifti i bashkëshortëve.

Ai është dënuar në kohën e komunizmit edhe për vrasjen e gruas së pare, por nuk ka vuajtur dënimin për një kohë të gjatë pasi nuk e ka pranuar kurrë krimin.

Ai gjithnjë ka dëshmuar se e shoqja është vetëvrarë dhe në mungesë provash është liruar.

Ndërsa pasi ka vrarë gruan e parë me të cilën kishte dy fëmijë ai është ndarë edhe nga një tjetër bashkëshorte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje