A do të ketë fatin e Mesila Dodës në PD? Ja si përgjigjet Majlinda Bregu (dhe i kujton Bashës mandatin e kryetarit)

9 Maj 2017, 18:58Politika TEMA

Deputetja Majlinda Bregu ka qenë sot e ftuar në kuadër të ciklit Formuet UET, dedikuar diskutimit   “Reformizmi vs Populizmi”, ku foli për një sërë çështjesh politike.

Bregu u pyet nga auditori nëse do të ketë fatin e Ben Blushit, i cili u largua nga PS-ja për të formuar një parti tjetër, apo Mesila Dodës, të cilën e përjashtuan nga PD-ja para se t’i bashkohej PDIU-së, pikërisht se kritikonte Bashën.

Bregu u përgjigj, duke thënë se ka qenë dhe do të jetë pjesë e PD-së.

Unë kam qenë, jam dhe do të jem pjesë e PD-së.

Largimi nga një forcë politike nuk është asnjëherë i lehtë”, tha Bregu, e cila kohët e fundit ka qenë nën sulme të vazhdueshme nga brenda PD-së dhe njerëz afër Bashës, pse ka kërkuar që PD të hyjë në zgjedhje.

Bregu ndërkohë ka kujtuar se Lulzim Bashës i mbaron mandati si kryetar i Partisë Demokratike më 22 korrik të këtij viti.

Sipas Bregut, mbarimi i mandatit të Bashës duhet të prodhojë zgjedhje në Partinë Demokratike për kryetarin e saj.

“Në 22 korrik mbaron mandati i Bashës në PD.

Duhet të bëhen zgjedhje për kryetarin”, tha Majlinda Bregu.

Më herët Majlinda Bregu u shpreh se, rruga më e mirë e të bërit politikë është pjesëmarrja në zgjedhje. Sipas Bregut, Partia Demokratike mund të vijë në pushtet vetëm përmes zgjedhjeve.

“Nuk di rrugë më të mirë të të bërit politikë sesa pjesëmarrja në zgjedhje.

E kam bindje politike dhe sidomos PD-ja, nuk ka asnjë shans tjetër për të ardhur në pushtet përveç pjesëmarrjes në zgjedhje.

Unë politikën e di institucionale, me gjithë respektin për revolucionet, lëvizjet, grupimet”,- tha Bregu

6 komente në “A do të ketë fatin e Mesila Dodës në PD? Ja si përgjigjet Majlinda Bregu (dhe i kujton Bashës mandatin e kryetarit)”

  1. Timi says:

    Herët a vonë do ikësh nga ajo gropë plot me gjarpërinje, nëse nuk don të helmohesh moj Majlinda.

    1. Kujtimi says:

      Z Breguasnjhere nuk eshte von neser do pendohen por eshte von
      Shpetoni PD qe eshte zaptuar nga Banditet
      Basha ka ikur per Lesh
      Shprehje qe perdor Jozefina

    2. Kujtimi says:

      Z Breguasnjhere nuk eshte von neser do pendohen por eshte von
      Shpetoni PD qe eshte zaptuar nga Banditet
      Basha ka ikur per Lesh
      Shprehje qe perdor Jozefina…….

  2. thana says:

    Sa te jete ne PD Sali Berisha nuk ka reformim dhe anetare si Majlinda Bregu, Jozefina Topalli , Eduard Selami, Patozi etj qe kane logjike, nuk mund te bejne hajer. Ne mos pesofshin ndonje vdekje aksidentale, do te perjashtohen nga ajo parti qe po i ngjan gjithnje e me shume PPSh-se.

  3. abc... says:

    …thana…e ke gabim..kur thua se antare te PD-se si Patozi , Topalli apo Bregu na i ben me tru, thua kan tru..
    Aspak nuk esht e vertet, e verteta eshte se ata duan te hyj PD-ja ne zgjedhje, megjithse e ka te sigurt humbjen ..POR kta te ashtuquajtur rebel te PD-se kan perseri nga nje vend ne parlamentin shqiptar ..kjo gje ka rendesi per ta e asgje tjeter sic mund te mendoni ju.

  4. Devolliu says:

    Kjo Majlinda nuk e do kërriç Lul-ushin por ama qan për Sali Kriminelin. Nuk bëhet Shqipëria me lepuj e me kone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje