REPLIKAT/ Qytetari: Po na çoni në diktaturë, do merrni fund. Rama: Pse, se vret veten PD-ja me dorën e Saliut?

10 Maj 2017, 21:29Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama është gjithnjë aktiv në rrjetin e tij social “Facebook”, ku poston çdo aktivitet të tij por jo vetëm. Në një foto të postuar ku ironizonte kryeopozitarin Basha ku shkruante: ‘Republika e Re si duket nga c çadra, si duket jashtë çadrës’, ka marrë shumë komete dhe reagime nga ana e qytetarëve.

Një qytetarë i shkruan se po na kthen në komunizëm. Ndërsa e menjëhershme ka qenë përgjigjja nga ana e Ramës i cili i thotë se “mos ki merak se nuk behet diktature Shqipëria pse vret veten PD-ja me dorën e Saliut”.

Rama: Arsi qesharak dukesh ti ne fakt, qe nuk ben dot dallimin mes pengimit te nje partie per te hyre ne zgjedhje, dhe vendimit te nje partie per te mos hyre ne zgjedhje! Dhe mos ki merak se nuk behet diktature Shqiperia pse vret veten PD-ja me doren e Saliut, po shih te lexosh e te mesosh sa me shume qe te kuptosh me shume e te flasesh me pak gjera pa kuptim, edhe pse e kuptoj qe ke deshiren e mire per vendin tend?

Komentet e plota:

 Komentuesi: Në një kohë që vendi është në ” zi politike” sarkazma dhe ironia normalisht i adresohen popullit. Një demokraci pa opozitë, është komunizëm totalitar. Shteti jonë dhe ecuria e tij, nuk do gjejë qetësi nëse shqiptarët nuk përfaqësohen nga forcat politike që ata dëshirojnë.

Rama: Ti Gege duhet ta dish qe komunizmi totalitar sic e quan ti, nuk i lejonte njerezit te benin parti, ndersa demokracia nuk i pengon partite te mos marrin pjese ne zgjedhje! Keshtu qe, Gege, rri i qete se demokracia s’eshte PD, PD eshte thjesht nje parti, qe ka vendosur te vrase veten, mos ki asnje merak fare per demokracine e per qetesine e vendit tone!

Komentuesi: Unë jam nga Kosova keshtu qe nuk kam te bej me partit e juaja. Por une i dua te gjithe ata qe punojn per vendin e tyre. Por you Kryeminister, jeni kryeminister i ter vendit dhe nuk duhet ofenduar as nje pjes te qutetarve, po edhe ata qe jan ne qadra. Ata mund dhe mendoj qe jan gabim por ty nuk te lejohet si kryeminister te besh keto postime, nuk jan te nje niveli te kryeministrit. Keto mund te jen postime te simpatizantve partiak por jo per ju.

Rama: Me vjen vertet keq per keqkuptimet qe vijne nga pezmi i atyre qe jane me PD po s’kane me si e mbrojne PD dhe flasin per tallje, arrogance, barcaleta e ku di une cfare tjeter ne keto postimet e posacme te ekipit te kesaj faqeje! Por megjithe keqardhjen nuk kam cfare u bej, humori s’eshte as tallje as arrogance, po nje nga menyrat e komunikimit qe shpeshhere percon me kollaj se sa te tjerat, thelbin e nje situate? Keshtu qe kush nuk qesh dot me PD e sotme, po nga ana tjeter nuk i vjen turp per gjuhen e PD, e ka problemin jo me veten, as me mua, madje as me vete Lulezimin e shkrete qe s’di c’ben e c’flet✌️

1 komente në “REPLIKAT/ Qytetari: Po na çoni në diktaturë, do merrni fund. Rama: Pse, se vret veten PD-ja me dorën e Saliut?”

  1. Dori says:

    Mire qe u kthen pergjigje Rama se ju si gazete nuk do dinit te mbushnit faqen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje