Edhe Enveri nuk i dëgjonte më ndërkombëtarët

12 Maj 2017, 09:25Blog TEMA

Nga Carlo Bollino

Prej shumë vitesh shqiptarët, të zhgënjyer nga klasa e tyre politike, i kanë mbajtur gjithnjë shpresat e fundit në zgjidhjen që do të vinte nga diplomatët e huaj. Sepse, përtej luftërave të brendshme, politikanët shqiptarë që nga 1992 e tutje kanë treguar se dëgjojnë me respekt dhe konsideratë opinionin e liderëve ndërkombëtarë.

Është sidomos ky respekt drejt opinionit ndërkombëtar që ka dalluar dhe dallon kulturën demokratike nga kultura e diktatorëve, sepse demokracia është pikërisht një proces kolektiv që kalon edhe përmes gjykimit të të tjerëve.

Por Sali Berisha dhe Lulzim Basha e prishën këtë traditë dhe sot, vetëm për të vazhduar të kultivojnë interesat e tyre personale, janë të gatshëm t’i mbyllin derën në fytyrë edhe liderëve ndërkombëtarë që po tentojnë të zgjidhin paaftësinë për dialog që ekziston mes shqiptarëve, me ndërmjetësimin e tyre.

Basha dhe Berisha po tentojnë të tërheqin vendin pas, drejt atij izolimi që shtyu Enver Hoxhën t’ua mbyllte dyert në fytyrë së pari angloamerikanëve, pastaj jugosllavëve, pastaj rusëve, dhe në fund kinezëve, duke pretenduar se asnjë lider i huaj nuk mund të njihte dhe të kishte për zemër problemet e shqiptarëve si ai.

Sot Basha përsërit të njëjtën gjë duke folur për komisarin europian Johannes Hahn të cilit fuqi si Gjermania, Franca, Anglia, Italia, Hollanda, Austria et. etj. i kanë deleguar një aftësi analize dhe gjykimi që sot Basha, Berisha dhe të tjerë “të mençur të çadrës” ia mohojnë.

Kjo që po bën Basha dhe Berisha është një hap prapa pa precedent. Një zhytje në boshllëk që rrezikon të jetë pa kthim. (Shqiptarja.com)

 

1 komente në “Edhe Enveri nuk i dëgjonte më ndërkombëtarët”

  1. Simon Vrusho says:

    Një regres, një kthim prapa, një zhytje në anadollakizëm…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje