LETRA/ "Ne, simotrat e Arbanës i shprehim mbështetje pa kufi"

14 Maj 2017, 09:39Rajoni TEMA

Ish-kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra u dhunua barbarisht nga persona të paindentifikuar në Prishtinë, për arsye të cilat mbeten të paqarta.

Në shenjë solidariteti me gazetaren, në internet është iniciuar një letër e hapur nga përfaqësues të medias dhe jo vetëm, e cila mund të firmoset nga kushdo.

Letra është në mbështetje të Arbanës dhe familjes së saj në këto momente të vështira dhe një apel për të dënuar dhunën ndaj Arbanës dhe çdo gruaje.

Ne, simotrat e Arbanës, i shprehim asaj mbështetjen tonë të pa’kufi.


Dhuna ndaj saj ka vrarë shpritrat tanë, të çdo gruaje shqiptare pavarësisht ku jeton dhe punon. Ne jemi motra të një nënë dhe një gjaku. Dhuna ndaj gruas shqiptare është dhunë ndaj Kombit, dhuna nuk ka Atdhe. Dhuna është tipar i errësisrës, i dështimit, i tinëzarëve, marrëzisë”, thuhet në këtë letër.

D E K L A R A T E

Ne, simotrat e Arbanës, i shprehim asaj mbështetjen tonë të pa’kufi.

Dhuna ndaj saj ka vrarë shpritrat tanë, të çdo gruaje shqiptare pavarësisht ku jeton dhe punon. Ne jemi motra të një nënë dhe një gjaku. Dhuna ndaj gruas shqiptare është dhunë ndaj Kombit, dhuna nuk ka Atdhe. Dhuna është tipar i errësisrës, i dështimit, i tinëzarëve, marrëzisë.

Ajo kurrë nuk justifikohet për më tepër kur ushtrohet mbi një grua, një nënë, një motër, një intelektualeje kurajoze.

Fjalët sot janë tepër, sot cdo shqiptar duhet të mbaj hapin dhe të reflektojë, marrëzia e vëllavrasjes duhet të ndalojë menjëherë.

Ne shprehim solidaritetin tonë, dhe me shpirt e zemër jemi prane Arbanës, motrës sonë“, thuhet në deklaratën në solidaritet me gazetaren Arbana Xharra.

Firmëtaret e para në mbështetje të Arbana Xharrës

Kozara Kati

Brizida Gjikondi

Alba Malltezi

Alida Karakushi

1 komente në “LETRA/ “Ne, simotrat e Arbanës i shprehim mbështetje pa kufi””

  1. dash says:

    QELBESIRAT ! FUNDERINAT E KOMBIT !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje