Rama: PD e braktisur jashtë dhe brenda vendit. Zhbllokimi i Vetting-ut na ul në tryezën e negociatave me BE

14 Maj 2017, 18:17Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në kuminikimin e tij javor në rrjetin social facebook ka deklaruar se java që kaloi ka qënë kuptimplotë për politikën shqiptare.

Ai nënvizoi se është e rëndësishme që të flitet për letrën e komisionerit të BE Johhanes Hahn për popullin shqiptar dhe mesazhet qe percolli kjo leter.

Në Komunikimin Javor, kreu i qeverisë nuk i kurseu as ironitë me kundërshtarin e tij politik, Lulzim Basha, duke thënë se si populli i Shqipërisë ashtu dhe zyrtarët e huaj e kanë humbur plotësisht besimin tek ai.

Kjo javë që kaloi ishte një moment kulmor i marrëdhënieve të BE me popullin tonë. Johannes Hahn është edhe zëvendës i PPE, e cila u angazhua për të bindur partinë mike, që PD të kthehet në rrugën e arsyes.
 
Tani nuk ia vlen të merremi me PD, por të flasim për rëndësinë e letrës së Hahn drejtuar shqiptarëve për të mos lejuar kthimin pas të Shqipërisë në rrugën drejt çeljes së negociatave, pasi reforma në drejtësi dhe jo sjellja e papranueshme e PD do të vendosin fatin e Shqipërisë.

Me arratisjen e PD në rrugën e vetëshkatërrimit, e lëmë atë dhe merremi me letrën e komisionerit Hahn.

Jo vetëm në letrën e tij, por në të gjitha komunikimet thelbi është i qartë: Reforma në Drejtësi, që do vendosë fatin evropian të Shqipërisë. PD po humbet terren në çdo orë që kalon, lidershipi i tyre i verbër po humb mbështetjen në bunkerin prej plasmasi“, tha Rama.

Sipas kryeministrit Reforma në drejtësi do të vendosë fatet e integrimit.

Rama tha se Partia Demokratike në opozitë në vend me veprimet që po bëne po humbet terren.

Demokracia nuk mund të përdoret për të marrë peng zgjedhjet. PD thotë o ikën qeveria pa zgjedhje, ose nuk ka zgjedhje”, deklaroi Rama

Ai nënvizoi se “”Blofi i PD se po nuk hyri në zgjedhje do të kthehet pas nuk ka funksionuar, PD brenda vendit po humbet terren, demokratët po e braktisin dhe nuk kanë ndërmend t’i japin mbështetje aventurës së turpshme.

Ndërsa jashtë vendit PD i janë prerë kontaktet serioze, i ka humbur të gjithë miqtë, përfshirë edhe miqtë e së djathtës Europiane, askush nuk merret më me PD, që nuk e ka kuptuar se PD është barrikada e fundit e drejtësisë së kalbur”.

Kryeministri deklaroi se PD zgjedhjet do të zhvillohen në 18 qershor, ndërsa vendimi i parë i parlamentit të ri do të jetë zhbllokimi i Reformës në Drejtësi, që është kushti i vetëm për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Shqipëria që kemi do hyjë në një cikël të ri pas 18 qershorit. 18 qershori do jetë dita e agimit të ri të drejtësisë. Shqipëria që duam do jetë krejt ndryshe nga Shqipëria që kemi sot.

Kjo fushatë është e pazakonshme, pasi zhvillohet mes atyre që duan zgjedhje dhe atyre që duan rrëmujë.

Kjo është një fushatë e jashtëzakanoshme për të këputur rezultatin e tranzicionit dhe për të ndarë rrugën e së shkuarës dhe asaj të së ardhmes.

Demokracia kurrë nuk shansi i askujt për të marrë peng zgjedhjet, qoftë edhe PD.

Por qëndrimi i prerë dhe në bllok i BE në mbrojtje të zgjedhjeve ka edhe një arsye tjetër; Europa ka vlerësuar reformat e 3.5 viteve.

Të gjithë e kanë kuptuar se jemi seriozë dhe të vendosur për të bërë shtet dhe nuk jemi lëkundur përballë asnjë reforme sfiduese.

Shqipëria që duam është ende larg edhe në arenën e politikës ndërkombëtare dhe rajonale, por puna e deritanishme na ka dhënë besim.

Zhbllokimi i Vettingut do të na ulë në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE.

Ikja e PD në drejtim të paditur do të lexohet si pasoja e Reformës në Drejtësi, pasi në fakt është komplet e tillë, pasi po të mos ishte kjo PD nuk do ta conte ndërmend bojkotin.

Reforma në Drejtësi ka prekur pikat nevralgjike të sistemit politik pa filluar që të zbatohet. PD i ka shanset që të mos kthehet të mos kthehet, por nuk ka shans të bllokojë zgjedhjet dhe Vettingut.

Po të mos ishte frika nga drejtësia PD nuk do e çonte në mendje bllokimin e vettingut dhe bojkotin. PD i ka të gjitha shanset të mos kthehet nga rruga e rrënimit të saj, por nuk ka asnjë shans të bllokojë rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Parlamenti i ri pa PD do të zhbllokojë Vettingun në votimin e parë. Ja pse është me rëndësi, që 18 qershori të kthehet në ditën e agimit të drejtësisë së re.

Shqipëria do të hyrë në një cikël të ri politik, ekonomik dhe social në atdheun e tyre, do të marrë një përmbajtje të re, duke folur më shumë për njerëzit dhe më shumë punë.

Kjo është një fushatë vendimtare, pasi është interesi i cdo shqiptari. Cdo shqiptar duhet të përfshihet për të kuptuar rëndësinë strategjike.

Letra e Hahn nuk është apel për të votuar ndonjë parti, por për Shqipërinë Europiane.

Ky është momenti për të bërë atë që kemi ëndërruar të bëjmë për vendin tonë.

Le ta bëjmë atë që duhet dhe të gjithë së bashku” përfundoi Rama.

2 komente në “Rama: PD e braktisur jashtë dhe brenda vendit. Zhbllokimi i Vetting-ut na ul në tryezën e negociatave me BE”

  1. malokeria = qeneria says:

    Akoma ne website e Rilindjes Demokratike gjendet foto e mashtrimit te mitingut. Kerkoni ketu: http://www.rd.al/2017/05/faqja-e-pare-378/

  2. DETARI Atllantidhes? says:

    Zoti kryeminister i shqiptareve :
    Juve vazhdoni rrugen tuaj drejt integrimit europian,sepse gjendja ekonomike eshte alarmante.
    Kjo jo per fajin tuaj.
    Por si nji krim i mirepregatitur qe ne fillim te viteve 90 ,prej udbasheve cadriste !
    Cadra te mbron nga shiu ,,,por jo nga bresheri !!!
    ????????????????????????????????????????????????????????????????

    Rrofte Amerika !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje