A i cënohej qeverisja PS-së nga bojkoti i opozitës?

21 Maj 2017, 09:54Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Tashmë ndodhemi përpara faktit të kryer ku opozita pranoi më në fund të hyjë në zgjedhje. Megjithatë nuk duhet lënë pa u trajtuar aspekte të kapërcyera,  po që sot mund të ishin reale nëse s’do kishim marrëveshjen Rama – Basha.

Opinioni publik po fillonte të mësohej me faktin që në zgjedhje do hynin vetëm partitë që përbënin koalicionin qeveritar si dhe disa parti të vogla të themeluara rishtas gjatë vitit të fundit të pozicionuara në opozitë me qeverinë Rama. Projeksioni i parashikuesve politikë ishte që PS do fitonte një shumicë dërrmuese në kufij të shumicës kushtetuese e pjesa tjetër do ndahej kryesisht me partitë e koalicionit aktual qeverisës.

Ajo që nuk dihej ishte se sa do ndikonte bojkoti i opozitës në vijueshmërinë e qeverisjes. Kjo pasi procesi zgjedhor nuk do shoqërohej vetëm me një lloj bojkoti, por aty do përmblidheshin pesë të tillë. Le t’i shtjellojmë:

1.      Bojkoti i opozitës – (grup fiktiv): Ky do ishte një bojkot i deklaruar tashmë prej saj dhe do të ishte një nga fokusimet më të mëdha që vetë opozita do të kishte për të bindur sa më shumë prej të vetëve që të mos dilnin në zgjedhje. Padyshim që kjo do ishte një luftë titanike e saj dhe askush nuk mund ta parashikojë që s’do kishte sukses.

2.      Bojkoti i natyral – (grup real): Ky lloj bojkoti përbëhet nga ajo amalgamë njerëzish që bojkotojnë rregullisht, paraqitet ose jo opozita në zgjedhje. Janë bojkotues tradicionalë që s’e vrasin mendjen fare për politikë, bile kanë alergji prej saj.

3.      Bojkoti i emigrantëve – (grup real): Ky lloj bojkoti nuk bëhet me vullnetin e tyre por i imponuar nga fakti i pamundësisë për të votuar atje ku jetojnë apo punojnë prej shumë vitesh, si dhe shkaqeve objektive që s’ia bëjnë të mundur ardhjen në atdhe.

4.      Bojkoti i neglizhentëve – (grup fiktiv): Ky lloj bojkoti përmbledh atë kategori shtetasish që kur s’janë të motivuar ecin me idenë: hë more se tani që s’është opozita, këta e kanë të fituar; po s’shkova unë s’bëhet kiameti për një votë” etj., etj., mendime të tilla që si pasojë krijojnë padashur një grup bojkoti më vete. Është i njëjti mentalitet që shfaqet edhe në sport ku sa herë ndeshet ekipi i vendit të parë me ekipin e vendit të fundit që ka rënë matematikisht nga kategoria, në stadium shkojnë vetëm një grusht tifozësh, sepse ata e dinë që ndeshja është e lehtë dhe ekipi i tyre do fitojë gjithsesi.

5.      Bojkoti i të pakënaqurve – (grup fiktiv): Në këtë kategori futen ato lloj votuesish që nuk kanë marrë atë që pritej nga partia e tyre. Të zhgënjyer nga kjo gjë, në mungesë edhe të opozitës, ata do e kryenin këtë lloj bojkoti edhe si shenjë hakmarrje ndaj partisë së zemrës. Nëse do rrimë sërish tek shembujt e sportit, zakonisht kjo kategori bojkotuesish reflektojnë vetëm kur kanë përballë kundërshtarin direkt për titull. Ata shkojnë në stadium dhe aty i harrojnë pakënaqësitë për trajnerin dhe lojtarët që gjatë gjithë javës i kanë sharë me libër shpie në rrjetet sociale, dhe bëhen bashkë duke i duartrokitur për qëllimin e përbashkët, fitoren e ekipit të tyre.

Sa herë janë zhvilluar zgjedhje në të cilat pjesëmarrja ka qenë diku te 55 për qind, klasa politike ka thënë se kjo pjesëmarrje është e mirë dhe është munduar ta anashkalojë atë pjesë prej 45 për qind që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje. Në procese të rregullta, me pozitë e opozitë brenda,  këtu përfshihen bojkotuesit natyralë dhe emigrantët. Duke i përmbledhur në një të vetme të pesta këto grupe bojkotuesish, realët dhe fiktivët, raporti midis pjesëmarrësve në votime dhe atyre që do bojkotonin do anonte nga këta të dytët. Kësisoj opozita kish gjithë të drejtën që t’i kapitalizonte të gjithë këto grupe, ndonëse disa janë realë e disa janë për shkak të rrethanave.

Sado të mundohej të justifikohej Partia Socialiste pas zgjedhjeve që bojkotuesit realë të ndaheshin nga bojkotuesit fiktivë, afërmendsh që opozita do e shfrytëzonte maksimalisht këtë moment për kapital politik. Ajo do e quante të sajën këtë masë gjigante heterogjene bojkotuesish dhe akuza e tyre do te qe se Pakica po sundon Shumicën. Në planin politik ata do kishin të drejtë, ndonëse në praktikë gjërat nuk mund të llogariteshin kështu.

Kjo do ishte një mënyrë shumë efikase për opozitën që të vijonte betejën në rrugë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, sepse duhej që “shumicës” bojkotuese t’i jepej mundësia të votonte. Padyshim që opozita do t’i binte vetëm kësaj vrime të fyellit të saj propagandistik dhe jo pa të drejtë. Kjo situatë e nderë politike me demonstrata dhe përplasje do kishte dy pasoja kryesore në ekonomi:

1.      Stepjen e investitorëve të huaj për të hedhur kapitalet e tyre në një vend të pasigurt politikisht si Shqipëria.

2.      Stepjen e biznesit dhe konsumatorit vendas për të qarkulluar më shumë paranë e cila sjell edhe rritjen ekonomike.

Si pasojë e këtyre faktorëve, ekonomia shqiptare do pësonte tkurrje dhe rritjet e pritshme do merrnin rrokullimën. Situata e rënduar ekonomike dihet që ka ndikime të forta politike të cilat do shfrytëzoheshin më së miri nga opozita për të rritur radhët e të pakënaqurve. Kjo trysni e madhe do e dobësonte super mazhorancën e PS-së dhe do krijonte çarje. Gjithashtu vendi rrezikohej të vononte proceset integruese. Si rezultat, zgjedhjet e parakohshme do shiheshin si opsioni më i përshtatshëm për t’i dhënë fund krizës. Po deri atëherë mazhoranca do kish pësuar shumë plasaritje prej sulmeve të gjithanshme dhe opozita do kish shfrytëzuar momentin e artë që po i krijohej. Në këto kushte, gjykoj se kryeministri Rama është treguar mjaft inteligjent që arriti të bëjë këtë kompromis me Lulzim Bashën për ta futur në zgjedhje Partinë Demokratike. Si rrjedhojë ai ka tashmë shanset të sigurojë një mandat të ri qeverisës. Kësaj radhe të sigurt e të pacenueshëm nga asnjë lloj akuze dhe pretendimi.

1 komente në “A i cënohej qeverisja PS-së nga bojkoti i opozitës?”

  1. mergim tari says:

    I vetmi problem I tanishem eshte percarja e te majtes, si gjithmone, per te cilen une do te vazhdoj te bej te njejtin koment

    Tani ka nisur shantazhi agresiv per t’a perçare te majten. Kryesisht behet edhe nga pakenaqesia, por edhe nga PD, nje parti me drejtues antishqiptare, e cila kurre nuk vjen ne pushtet nese perçahet e majta.

    Per kete arsye do te deshiroja qe PS ne asnje rast te mos shkepuse lidhjen strategjike, siç quhet me LSI. Edhe Petrit Vasili ne pergjithesi eshte treguar me prane PS sesa Ilir Meta, qe po kthehet ne nje rrezik real per popullit e majte shqiptar. LSI nuk e mbeshteti PS tani, ne momentin me te veshtire, perkundrazi u be me e felliqur se PD, pasi me gjuhen e “drunjte”, fliste ne mbeshtetje te PD. Por pavaresisht kesaj, te dyja partite duhet te jene perseri bashke, sepse nese njera bashkohet me PD, atehere kjo eshte TRADHETI qe keta I bejne zgjedhesve, TE MAJTES SHQIPTARE, por mbi te gjitha te ardhmen se Shqiperise. Te gjithe e dime se si shperfytyrohet Shqiperia kur ne krye ka qene PD.

    Nese keta mbeten perseri te bashkuar, I bejne mire edhe vendit, por edhe vete PD, pasi PD mundet te shkrihet si parti dhe natyrshem do te riorganizohet nje opozite e vertete SHQIPTARE.

    Persa I perket drejtimit te vendit, (nese e majta do te jete bashke) nuk mundet më qe PS dhe LSI te mbajne pushtetin duke sulmuar njeri tjetren, duke ngritur tension mes zgjedhesve te tyre, siç ka bere LSI deri me sot. As duke I treguar popullit vetem faktin se nese nuk votuan per ta, do te kene per 4 vjet fytyre e FELLIQUR TE SALI BERISHES, LULEZIM BASHES, DHE FRIKEN E VRASJEVE NE BULEVARD, PERSERITJEN E NGJARJEVE SI GERDECI, VJEDHJEVE HORROR SI TE RRUGA E LESHIT OSE SHITJEN DHE DOREZIMIN E TOKES SHQIPTARE TEK ARMIQTE E SHQIPERISE, GREQIA, SERBIA FASLLIÇI ETJ….

    PS DUHET TE FITOJE (DHE SE BASHKU ME LSI NE KOALICION) TI TREGOJE POPULLIT, QE ME VETTING-un NUK MUND TE JUSTIFIKOHET QE NUK DENON DOT KRIMINELET, POR TE PERGATISE DOSJET PER SEICILIN PREJ TYRE, SALI BERISHEN TE PARIN, LULEZIM BASHEN TE DYTIN E ME RADHE, DERI TEK AI DOKTORI I SPITALIT USHTARAK, QE THA SE NJEREZIT NE BULEVARD U VRANE NGA AFER……….

    A E KUPTONI SE SA KRIMINELE DUHET TE SHKOJNE NE BURG?????

    NESE PS KA FRIKE SE NUK KA MJAFTUESHEM BURGJE E QELI, OSE NUK KA PARA TE NDERTOJE BURGJE, JAM I BINDUR QE SHQIPTARET, POR EDHE AMERIKA E BE DO TE ISHIN TE GATSHEM TE JEPNIN PARA PA MBARIM QE TE FUTESHIN NE QELI TE GJITHE KETA HORRA TE FELLIQUR, VRASES QE NUK RRINE DOT PA U KTHYER NE VENDIN E KRIMIT, NE BULEVARD, SI ME 21 JANAR, SAKTESISHT SI KRIMINELE PROFESIONISTE QE KTHEHEN ATY KU BEJNE VRASJEN E RADHES. POR KESAJ RADHE ISHIN TE MBULUAR ME ÇADER QE MOS TE DUKESHIN, MOS TU DUKEJ SURRATI, MOS TU DUKESHIN ARMET TE CILAT ME NJE URDHER MUND TI PERDORNIN SIÇ DINE ATA.

    NUK MUND TE BASHKEJETOJE ME QYTETARIN E NDERSHEM BARBARI, SHPELLARI, ATA QE NA KANE MARRE SHPIRTIN, ATA QE NA MOREN PRONAT ME DOKUMENTA FALLCO, ATA QE NA KANE VJEDHUR, NA KANE PERCMUAR, NA KANE RRAHUR DHE NE FUND EDHE NA VRANE, NE SHTEPINE TONE, NE QYTETIN KU NE LINDEM E U RRITEM, NE ATO RRUGE QE NE RININE TONE DILNIM XHIRO………., NE BULEVARD KE URA……, KU “GJUANIM” VAJZA, KURSE KETA BANDITE, SOJSEZE TE NDYRE NA GJUAJTEN ME PLUMBA MU ATY NE BULEVARD NE SHTEPINE TONE, NE TIRANE….., NE BULEVARD.
    KETA DUHET TE BASHKEJETOJNE VWTEM ME SOJIN E TYRE, NE…….. BURG, TE GJITHE SE BASHKU…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje