FOTOT/ “Korça, qyteti im i preferuar shqiptar”, dhe një premtim i Ramës

22 Maj 2017, 11:45Turizëm TEMA
FOTOT/ “Korça, qyteti im i preferuar shqiptar”, dhe një

Korça është një nga qytetet më të veçantë në Shqipëri, që tërheq edhe vëmendjen e të huajve.

Britanikja Mirror ka bërë një shkrim për Korçën, ndërkohë që autori e konsideron atë si “qytetetin e preferuar shqiptar”.

Ndërkohë në Korçë ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, që ka premtuar rindërtimin nga themetel të Galerisë së Arteve dhe Bibliotekës së këtij qyteti.

Në kantieret e Rilindjes Urbane të Korçës, ku po vijojnë punimet për ndërtimin e Qendrës Kulturore dhe Qendrës së Shërbimeve në Bashkinë e re.

Rindërtimi nga themelet i Galerisë së munguar të Arteve dhe i Bibliotekës së qytetit, sipas standardeve europiane për të lehtësuar aksesin e qytetarit ndaj librit, bashkë me Teatrin e rilindur “Andon Zako Çajupi” dhe Qendrën e re Kreative, do të krijojnë hapësira të reja për Korçën, “Parisin e Vogël” që dashurinë për kulturën e dijen e ka traditën e saj më të çmuar.

Ndërkohë që godina e vjetër e pallatit të dikurshëm të kulturës, pasi u shpëtua nga shkatërrimi, po kthehet në pjesë e Qendrës së re të Shërbimeve, duke ruajtur në të njëjtën kohë arkitekturën dhe vlerat historike të saj, ku administra vendore do të funksionojë si një model europian qeverisës, me shërbime pa barriera.

Bashkia e re do të jetë një hapësirë pa mure për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbime, ku të gjitha kërkesat e tyre do të trajtohen menjëherë përmes një sistemi të kompjuterizuar, pa vonesa e pa zvarritje.

Shumë është bërë dhe shumë më tepër do të bëjmë akoma #PërKorçënQëDuam⭐ #PërShqipërinëQëDuam???? me #Shtet? #Punë? #Mirëqenie?”, shkruan Rama.

6 komente në “FOTOT/ “Korça, qyteti im i preferuar shqiptar”, dhe një premtim i Ramës”

  1. Kaonia says:

    Te na rroje korca sa malet se Gjirokastren e kane bere si fshat ,punimet qe po behen te rruga qe lidh lagjen punetori me pjesen muzeale skandal,pa supervizor ,pa prishur asnje godine ndertuar ne ish lulishtet anesore.Punimet me gure jane bere nga ustallare ordinera qe mbajne shishen e rakise ne vend te cekanit.Nuk di c te them me pare me keto qe behen ne qytetin tim.Turp per te gjithe pseudo intelektualet gjirokastrite qe nuk ngriten zerin njehere te vetme.Mire eshte qe ta duash dhe gjirokastren zoti kryeminister se na keni lene si jetime…aq me teper qe gjirokastra eshte djepi te majtes .

  2. qytetari says:

    Mendon mire per rilindjen urbane te Korces, Tirane e Gjirokaster, po per Elbasanin qe e keni lene prej 5 vjetesh pa kinema,vetem per tekat e interesat qe atje te banit nji pallat shumekatesh,po mjerimin e sportit te ketij qyteti qe e degetiset ne kategorine trete e nuk cane koken askush ne bashki e kudo,apo qe indiferenca e jashzakonshme e kryetarit te bashkise eshte tmerruese e urryese per publikun,po rruga Elbasan Tirane qe eshte lene per gjysem prej 4 vjetesh.etj etj.

  3. Ffff says:

    Te lokalet e kemi mendjen. Të kafja me uj.

  4. Baton Gostivari says:

    KORCA e QYTETËRIMIT SHQIPTAR

    Jam nga Gostivari, por me banim në Skandinvi. Ashtu sic kujtoj me mall Gostivarin e dikurshëm, kujtoj me mall edhe Korcën e shkrimeve dhe Korcën e sotme.
    Për dashurinë që kam, cdo vit vizitoj së paku 2 herë brenda vitit KORCËN e DASHUR SHQIPTARE dhe korcarët e qytetëruar.
    Të fala korcarëve!

  5. X says:

    Per te pare me shume reth Korces, ju mund te vizitoni kete faqe. www. rearviewmirror.tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje