Fëmija po luante me biçikletë, si i mbijetoi atentatit në Vlorë

24 Maj 2017, 22:32Kronika TEMA

Atentati me 2 viktima dhe një të plagosur në Vlorë për pak sa nuk i ka marrë jetën dhe një fëmijë 9 ­vjeçar i cili kishte dalë në trotuarin e lagjes për të luajtur si çdo pasdite.

Ajo çka ka mbetur nga i mituri është biçikleta e tij të cilën e ka braktisur sapo kanë nisur krismat e para.

Fatmirësisht i mituri s’ka marrë lëndime nga kjo ngjarje ndërsa është terrorizuar teksa ka parë personin që qëllonte me armë drejt verandës së lokalit “Hotel Vlora” në sheshin e Flamurit.

Në këtë atentat viktimë ka mbetur pronari i lokalit biznesmeni Enver Hyseni njëherazi pronar dhe i “Vlora Channel” dhe Roland Saliu kreu i OSHEE Vlorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje